Masat e BE-s kundër Kosovës të kushtëzuara me themelimin e Asociacionit

Masat e BE-s kundër Kosovës të kushtëzuara me themelimin e Asociacionit
Masat e BE-s kundër Kosovës të kushtëzuara me themelimin e Asociacionit

Blerim Burjani

  • 07 February 2024 - 17:13

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Tash po dihet e shihet ashiqare që Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij nuk do të ndalen derisa ta kthejnë plotësisht rendin dhe ligjin në veri dhe enklavat tjera, sikurse në pjesët tjera të territorit të Kosovës. Tash mbetet të shihet se si do të përfundoj me çështjen e asociacionit. Beteja është për ta krijuar një sistem unik juridik në tërë shtetin. Këtu prandaj nuk ka pardon. Beteja e Qeverisë Kurti po zhvillohet në atë drejtim për tu krijuar plotësisht një realitet tjetër nga ai që e kishim më herët.

 

Gjendja në veri të Kosovës ka filluar të vihet qëndrueshëm në binarët e zhvillimit normal. Edhe pse realisht tash mundë të thuhet që është akoma vetëm fillimi. Pra për ta dhënë një vlerësim më të plotë duhet ende shumë të bëhet, sidomos në drejtim të forcimit të rendit dhe ligjit. Edhe pse ka një stabilitet të dukshëm dhe të qëndrueshëm, situata ende nuk është nën kontrollin e plotë, sepse dihet mirëfilli që kemi akoma në prapaskenë grupe të ndryshme që janë të gatshme për të vepruar dhe destabilizuar situatën. Aktualisht këtë perceptim të gjendjes normale e krijon heshtja e grupeve kriminale serbe. Për të pasur atje ambient të qëndrueshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit, politikisht duhet të hiqet lista serbe nga politika dhe të krijohet një parti e re serbe legjitime dhe që do ta ketë besimin e komunitetit. Formimi i një subjekti të ri politik, apo disave të tilla demokratike dhe që respektojnë ligjet e kushtetutën e Kosovës, do të ishte çelësi më i mirë i legjitimimit të pluralizmit demokratik edhe në veri, sikurse në gjithë pjesët tjera të territorit. Pra në politikën e deritashme atje duhet të ndryshohet qasja plotësisht. Veriu më shumë se kurrë, tash ka nevojë për instalimin e një pushteti demokratik. Pra kërkohet me urgjencë forcimi i demokracisë lokale dhe stabilizimi përfundimtar i gjendjes. Përndryshe masat nuk do të hiqen deri në themelimin e Asociacionit. Tash më ashiqare po dihet edhe loja e Kurtit, ose krejt ose hiq. Pra kjo lojë prej fillimit është bërë me qëllim nga Kurti. Tash po dihet e shihet ashiqare që Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij nuk do të ndalen derisa ta kthejnë plotësisht rendin dhe ligjin në veri dhe enklavat tjera, sikurse në pjesët tjera të territorit të Kosovës. Tash mbetet të shihet se si do të përfundoj me çështjen e asociacionit. Beteja është për ta krijuar një sistem unik juridik në tërë shtetin. Këtu prandaj nuk ka pardon. Beteja e Qeverisë Kurti po zhvillohet në atë drejtim për tu krijuar plotësisht një realitet tjetër nga ai që e kishim më herët. Tash ky realitet është duke u synuar të realizohet me çdo kusht, ose të prishet plotësisht ose të rregullohet deri në fund ,pra deri në atë nivelin që ka për qëllim marrëveshjet reciproke me Serbinë dhe njohja reciproke mes dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".