Dështim i turpshëm i Aleksandër Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit për ti mbuluar gjurmët e krimit

Dështim i turpshëm i Aleksandër Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit për ti mbuluar gjurmët e krimit
Dështim i turpshëm i Aleksandër Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit për ti mbuluar gjurmët e krimit

Agim Bajrami

  • 09 February 2024 - 20:30

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Fuqitë ndërkombëtare si: SHBA,Britania e Madhe, Franca, anëtare të përhershme të KS të OKB-së ,luten të shmangin ,që të bëhen pjesë e lojërave të gënjeshtrave të botës ruso-serbe ,duke përdorur Këshillin E Sigurimit, për justifikimin e akteve ruso-serbe destabilizues në rajon dhe më gjerë, apo që si fushëbetejë të përdoret Kosova dhe shqiptarët, ndërsa mburojë, e agresionit të botës rusoserbe ,ndaj interesave, vlerave , e lirive të demokracisë perëndimore dhe të aleancës perëndimore në përgjithësi. Kosova sulmohet nga Serbia , vetëm pse është e rreshtuar dhe pozicionuar thellë në vlerat dhe interesat e aleancës perëndimore, kundër aleancave dhe diktaturave e regjimeve të aleancave në mes të; Rusisë,Kinës,Serbisë, Koreja e Veriut,Irani dhe vendet tjera islame, si pjesë e kësaj aleance.

 

Interesat e gjeopolitikës tanimë po s’postohen të debatohen në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju York , për situatën në Kosovë për tërheqjen e vëmendjes nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe trazirave civile në Serbi për vendosjen e demokracisë serbe ndaj regjimit serb të Vuqiçit. Rusia përmes Serbisë ,po mundohet, që pozitën e vetë shfajësuese për agresionin e vetë ndaj integritetit territorial të shtetit sovran të Ukrainës,duke nxjerr paralele të zhvillimeve të shtet ndërtimin e Kosovës, me situatën e pakicës ruse në Ukrainë. Siç duket në projektet e botës ruso-serbe ,të drejtat e pakicave ruse dhe serbe, në vendet dhe shtet fqinjë i përdorin jo 'për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe ndërshtetëror' por gjithnjë, si pretekst për aktet terroriste apo akte të agresionit ushtarake , si në rastin e Ukrainës ,nga lufta e agresionit rus në Ukrainë, dhe në rastin e Kosovës ,për përpjekjet e Serbisë për ripushtim të Kosovës, në emër të të drejtave të pakicës serbe në Kosovë. Tani ,Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nuk do të duhej të lejohet, e të shndërrohej në rehabilitimin e akteve të gjenocidit rus të ushtruar në Ukrainë, dhe gjenocidit serb ,të ushtruar në republikat e ish federatës jugosllave, duke përfshirë gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptar në Kosovë nga Millosheviqi përmes shtetit serb ,dhe propaganduesit të tij të atëhershëm të luftës Vuçiq,ku sot pasardhësi i Millosheviqit, në vazhdimësi në autoritetin e presidentit të shtetit serb,po ndërmerr masa destabilizuese në rajonin e Ballkanit, përmes forcave terroriste paramilitare në Banjë të Kosovës ,në Mal të Zi përmes kishës serbe dhe ruse, për përmbysje të qeverisjes së ligjshme e demokratike malazeze,dhe në Bosnje dhe Hercegovinë ,për nxitje të secesionizmit të 'Republika srpska' nga federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ,duke shkelur marrëveshjen e Dejtonit ,mbi bazën e këtij dokumenti, edhe është krijuar shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës . Serbia, projektin e vetë të dominimit me forcë në rajonin e Ballkanit, inkurajohet ,duke e gjetur mbështetjen Putinit rus, të izoluar nga bota demokratike,pasi pakicat serbe në vendet e rajonit po i përdor për destabilizim të rajonit përmes përgatitjes së agresionit ,në shtete fqinje, dhe dominimit dhe shtrirjes së hegjemonisë ruso-serbe në rajon. Tani ,Serbia dhe Rusia, luftën hibride kundër aleancës perëndimore, po i përdorin përmes gënjeshtrave serbe, kinse në Kosovë po rrezikohen të drejtat e serbëve nga " aktet e qeverisë së Kosovës" përmes ndërmarrjes së masave të aplikimit të monedhës së Euros, si mjet transaksioni edhe në enklavat serbe, dhe duke e bërë ndalimin e përdorimit të 'dinarit serb' si mjet pagese ndërmjet komunitetit serb në Kosovë pa pasur bazën ligjore. Kosova, monedhën EURO, e përdor,edhe përmes rregulloreve të UNMIK-ut, duke e zëvendësuar 'markën gjermane' , dhe nga 2008 ,EURO është monedha e vetme legale në tërë territorin e Kosovës si mjet pagese edhe në kuptim juridik të kushtetutës së Kosovës. Kosova ,masat e politikës së monedhës së Euros, si mjet pagese, përdoret edhe te komunitetin serb në Kosovë, për të luftuar pastrimin e parasë nga qeveria e Serbisë në Kosovë,luftimin e krimit të terrorizmit përmes pagesave në dinarin serb nga Serbia, luftën kundër ekonomisë informale nga Serbia , në emër të ndihmës së Serbisë për komunitetin serb në Kosovë. Fuqitë ndërkombëtare si; SHBA,Britania e Madhe, Franca, anëtare të përhershme të KS të OKB-së ,luten të shmangin ,që të bëhen pjesë e lojërave të gënjeshtrave të botës ruso-serbe ,duke përdorur Këshillin E Sigurimit, për justifikimin e akteve ruso-serbe destabilizues në rajon dhe më gjerë, apo që si fushëbetejë të përdoret Kosova dhe shqiptarët, ndërsa mburojë, e agresionit të botës ruso-serbe ,ndaj interesave, vlerave , e lirive të demokracisë perëndimore,dhe të aleancës perëndimore në përgjithësi. Kosova , sulmohet nga Serbia , vetëm pse është e rreshtuar dhe pozicionuar thellë në vlerat dhe interesat e aleancës perëndimore, kundër aleancave dhe diktaturave e regjimeve të aleancave në mes të; Rusisë,Kinës,Serbisë, Koreja e Veriut,Irani dhe vendet tjera islame, si pjesë e kësaj aleance.Prandaj këshilli i sigurimit i OKB-së, mos të lejohet, të bëhet arenë e mbulimit të fajësisë dhe zhvendosjes së vëmendjes nga aktet agresive dhe destabilizuese të Aleancës Së Lindjes EuroAziatike kundër Aleancës Perëndimore,dhe si pretekst të merret Kosova dhe shteti demokratik i Kosovës ,në gënjeshtrat serbe, të shkeljeve te të drejtave të pakicave serbe në Kosovë. Edhe kryeministri i Kosovës për aplikimin e Rregullores së BQK-së për përdorimin e EURO në tërë territorin e Kosovës të aplikon masën e tranzicionit për dinarin serb deri në fund të vitit ashtu siç po kërkojnë miqtë ndërkombëtar për tu mundësuar qytetarëve serb të adaptohen me monedhën euro në përdorimin e tyre në jetën praktike,edhe për të treguar se në Kosovë mbështeten dhe afirmohen të drejtat e minoriteteve

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".