Ballkani si bombë e kurdisur nga Serbia dhe Rusia ndodhet para shpërthimit

Ballkani si bombë e kurdisur nga Serbia dhe Rusia ndodhet para shpërthimit
Ballkani si bombë e kurdisur nga Serbia dhe Rusia ndodhet para shpërthimit

Muhamet Kelmendi

  • 09 February 2024 - 20:33

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Rusia po bënë presion mbi Beogradin për hapjen e frontit të luftës në Ballkanin Perëndimor. Kjo duhet ta preokupon Brukselin, Londrën dhe Uashingtonin. Kurrsesi një vendim i drejtë dhe aspak nacionalist i dinarit.

 

Kosova po kritikohet vazhdimisht nga Brukseli dhe nga Uashingtoni. Çdo vendim që po merret prej shtetit të Kosovës për ndërtimin e shtetit të së drejtës po quhet i shpejtuar dhe kundër raporteve me shtetin serb. Edhe vendimi mbi largimin e dinarit u kritikua. Kjo është gjë jo e mirë dhe shumë e njëanshme. Ndërkombëtaret e "harruan" agresionin terrorist të Serbisë në Banjskë të Kosovës dhe po merren me një vendim të drejtë dhe ligjor. Akti terrorist në Banjskë nuk i dëmtoj raportet e Serbisë me Kosovën. Ndërsa, ky mbi dinarin i ç’rregulloj. Po akuzohet Qeveria e Kosovës për largimin e dinarit si mase që po krijon tensione me shtetin serb; si masë e shpejtuar dhe e pa koordinuar, e qe ka ndikuar negativisht. Në koordinim ka të drejtë SHBA, por vendimi është i drejtë dhe kushtetues. Ndërsa, Brukseli është mësuar qe nëpërmjet z.Stano të kritikohet Kosova. Po ky zotëri nuk e vlerësoj sulmin në Banjskë në akt terrorist. Vendimin mbi dinar e futi në veprim të dëmshëm. "Dinari është vendim i dëmshëm", th z.Stano. Megjithatë, nuk besoj se do të ndikon ashpër në raportet me Kosovën. Qëndrimi evro-amerikan ka karakter politik. Banjska është akt terrorist. Dallimet janë të thella. Ballkani është para shpërthimit. Serbia është armatosur. Rreziqet për luftë janë rritur. Rusia po bënë presion mbi Beogradin për hapjen e frontit të luftës në Ballkanin Perëndimor. Kjo duhet ta preokupon Brukselin, Londrën dhe Uashingtonin. Kurrsesi një vendim i drejtë dhe aspak nacionalist i dinarit. Kosova është shtet dhe po vepron si shtet. Këtu nuk ka provokim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".