Besoj se korrupsioni, zgjedhjet dhe drejtësia do jenë tema të rëndësishme gjatë vizitës së Z. Blinken në Tiranë

Besoj se korrupsioni, zgjedhjet dhe drejtësia  do jenë tema të rëndësishme gjatë vizitës së Z. Blinken në Tiranë
Besoj se korrupsioni, zgjedhjet dhe drejtësia  do jenë tema të rëndësishme gjatë vizitës së Z. Blinken në Tiranë

Skender Kapiti

  • 10 February 2024 - 14:16

Nga: Skënder Sadri Kapiti

 Njoftimi se Shqipërinë do ta vizitojë me 16 Shkurt 2024 Sekretari Amerikan i Shtetit z. Blinken , duke parë realitetin në Shqipëri se në cfarë përmasash është zhytur dhe shtrirë sot korrupsioni i tmerrshëm, padrejtësia dhe zgjedhjet pa standarde kjo më solli në kujtesë vizitën e ishsekretares amerikane znj. Hillary  Clinton  dhe fjalimin historik të saj në parlamentin shqiptar para 12 vitesh me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ajo u ndal dhe porositi tri gjëra të rëndësishme për Shqipërinë që ishin por që edhe vazhdojnë të jenë si problematika dhe shqetësimë kryesore kombëtare: korrupsioni, zgjedhjet e lira dhe drejtësia.  Nga fjalimi i saj po citojmë:”ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë në demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë sepse në mbarë botën, korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që iu gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre.

Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”.

Dhe ishte korrupsioni shkaku kryesor që pas 6 muajsh nga ky fjalim I znj. Klinton  PD-LSI humbën thellë zgjedhjet e vitit 2013. Mirëpo aktualisht korrupsioni në Shqipëri është shumfish herë më i madh nga keqqeverisja socialiste.Dhe pse mos të shkojë mëndja se edhe gjatë vizitës së këtyre ditëve të Sekretarit Amerikan të Shtetit temë kryesore bisedimesh do të jetë korrupsioni, si një paralajmërim se kjo qeveri duhet të largohet sepse ka dështuar rëndë në luftën kundër korrupsionit.

Luftën kundër korrupsionit SHBA-të e kanë prioritet kryesor cituar ky fakt nga ishsekretaja znj. Clinton kur dekaronte se: “nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”.

 SHBA në vazhdën e mbështetjes së Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit SHBA ua imponuan politikanëve shqiptarë miratimin e Reformës në Drejtësi dhe  të Stukturës së Posacme Antikorrupsion,SPAK, si dhe ndëmarrjen e sanksioneve , atë të shpalljes non grata të personazheve e peshqve të mëdhenj të korrupsionit, ku njëri prej tyre është edhe ishkryetari i PD dhe ishkryeministri Sali Berisha.Sot gjëndja e korrupsionit në Shqipëri është perkeqsuar akoma më shumë në krahasim me atë të vitit 2013 kur humbi PD zgjedhjet, dhe astu sic iku ne vitin 2013 nga pushteti PD, tani radhën  që të largohet e ka Rama dhe PS..

Politika e lartë amerikane  nga President amerikan Biden  dhe të tjerët e deri te ishambasadorja amerikane  Znj. Kim korrupsionin e kanë cilësuar vazhdimisht se ai përbën kërcënim serioz për  sigurinë kombëtare.Dhe aktualisht qeverinë e sotme e ka pllakosur dhe zhytur korrupsioni  dhe që është shëmbulli më  madh në historinë e shtetit shqiptar si qeverisje e korruptuar, ku vetëm skandale korrupsioni shpërthejnë për cdo ditë kudo në ministritë , dikasteret ,drejtoritë dhe në administratë. Probleme tjera shqetësuese të madha që vazhdojnë të jenë akoma shqetësim edhe sot për demokracinë në Shqipëri janë drejtesia dhe zgjedhjet e manipuluara dhe të blera nga makineria e pushtetit .

Edhe për këto problematika  aktuale , që para 12 vitesh znj. Clinton në fjalimin e saj i lutej politikës shqiptare :”ju lutem të punoni për të siguruar që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe që të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Në radhë të parë, kjo duhet në mënyrë që populli i Shqipërisë të mund të ketë besim tek rezultati dhe tek ju si udhëheqësit tuaj. Është po ashtu një sinjal i rëndësishëm për BE-në që politika shqiptare mund të funksionojë paqësisht dhe pa konflikte.

Ndaj, nxis jo vetëm udhëheqësit e Shqipërisë, por popullin, qytetarët e Shqipërisë, që të punojnë fort për t’i shndërruar këto zgjedhje të ardhshme një sukses që pasqyron thellësinë e përkushtimit tuaj ndaj demokracisë.

Në të njëjtën kohë, është gjithmonë me rëndësi t’i kujtojmë vetes që konsolidimi i demokracisë kërkon më shumë se sa thjesht zgjedhjet. Kërkon sundimin e ligjit. Kërkon institucione të forta, përfshi një gjyqësor të efektshëm dhe të paanshëm”.

Po të ishte opozita shqiptare në nivelin e duhur dhe e cila të krijonte besim dhe të ngjallte shpresë për ndryshimin, nuk do të kishim sot këtë qeveri zullumqare.Mirëpo kjo gjëndje korrupsioni në qeveri dhe ky nivel demokracie pa zgjedhje  të lira e pa standarde nuk mund të vazhdojë më tej , sepse vetëm sa gjëndja po përkeqësohet akoma dhe më shumë,pasi qeveria e korruptuar dhe e kapur nga korrupsioni nuk mundet që ta luftojë vetë veten e saj pavarësisht se SPAK-u po vepron me sukses.

Korrupsioni luftohet dhe cmontohet me zgjedhje të lira e demokratike në një shtet ligjor e demokratik  duke e përzënë qeverinë e korruptuar nga pushteti , ashtu sikurse që demokracia dëboi në vitin 2013 qeverinë e korruptuar të kryeministrit Berisha. Dhe pse mos të themi se  vizita e Blinken mund të shihet edhe si  inkurajim për unifikimin dhe bashkimin e PD-së dhe opozitës dhe si mbështetje  për opozitën për t’u ndarë  përfundimisht nga Foltorja, nga e vjetra dhe korrupsioni dhe si mbështeje për të ardhur në pushtet për të    bërë ndryshimin e qeverisjes  për ta xjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq dhe nga tranzicion korruptiv.  SHBA patjetër që  do mbështesë alternativënpë ndryshimin dhe për ndëshkimin e korrupsionit. dhe ajo alternativë do jetë polita të cilën SHBA e përcaktojnë dhe e vlerësojnë si partnere te besueshme të saj, dhe ajo alternativë është ajo politikë të cilën SHBA e vlerësojnë si parnere të besueshme të saj , që kur të vijë në pushtet të luftojë korrupsionin; dhe si partnere SHBA është ajo poltikë pë të cilën  në  Shtator të vitit 2021 ishambasadorja amerikane deklarohej:  

 “E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet…Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën,” deklaronte  Kim.

Dhe kuptohet pra se këmba që ka mbetur në të shkuarën është Berisha me ata që e mbështesin atë dhe prej të cilëve PD u ndëshkua në vitin 2013, dhe prej të cilëve PD është sot në këtë gjëndje.SHBA mbështesin politikën antikorrupsion  dhe jo  ishpolitikën  e korruptuar dhe të shpallur “non grata” për korrupsion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".