Ripushtimi ose ndarja e Kosovës, ky është qëllimi kriminal i Aleksandër Vuçiqit

Ripushtimi ose ndarja e Kosovës, ky është qëllimi kriminal i Aleksandër Vuçiqit
Ripushtimi ose ndarja e Kosovës, ky është qëllimi kriminal i Aleksandër Vuçiqit

Muhamet Kelmendi

  • 11 February 2024 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia është armatosur me armë ofensive. Ka aeroplana, raketa dhe shumë mjete të tjera të blinduara ofensive, të vendosura afër kufirit të Kosovës. Armët e tilla janë për të sulmuar shtete tjera. Ideja e botës serbe ka filluar të realizohet. E kjo , arrihet vetëm me armë. Tërë Ballkani është në rrezik nga Serbia.

 

Tani më nuk ka asnjë dilemë se Serbia e ka qëllim kryesor dhe e synon ripushtimin e Kosovës. Kjo është një nga faktet që flet dhe tregon pse përgjegjësia e terroristëve që vepruan më Banjskë, të udhëhequr nga terroristi Milan Radojçiq nuk do të realizohet kurrë. Terroristët e Banjskës ishin dhe janë akoma të organizuar, të përgatitur e të armatosur nga Serbia. Është vetë kryekrimineli Vuçiq ai i cili qëndron pas tyre. Shteti serb është shtet i kriminalizuar. Qëllimi i grupit terrorist ishte ndarja e veriut nga Kosova dhe bashkimi me Serbinë. Vetë shteti serb e ka këtë pikësynim. Serbia synon: 1. Ripushtimin e Kosovës ose 2. Ndarjen e copëtimin e Kosovës. Këto dy qëllime realizohen vetëm me luftë. Nuk ka mjet tjetër që i realizon këto pikësynime naciol-raciste serbomëdha. Mbështetur në këtë qëllim,nuk pritet ndonjë përgjegjësi penalë e terroristëve që vepruan në Banjskë. Kjo, sepse është vetë shteti serb terrorist, që e ka të caktuar Kosovën si pjesë të shtetit. Nga Serbia priten edhe veprime të tjera terroriste, jo vetëm në veri, por edhe brenda territorit qendror të Kosovës. Krejt kjo për të krijuar kushte për agresion ushtarak serb mbi Kosovën. Serbia është armatosur me armë ofensive. Ka aeroplana, raketa dhe shumë mjete të tjera të blinduara ofensive, të vendosura afër kufirit të Kosovës. Armët e tilla janë për të sulmuar shtete tjera. Ideja e botës serbe ka filluar të realizohet. E kjo , arrihet vetëm me armë. Tërë Ballkani është në rrezik nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online