Tërmeti diplomatik nga vendimi për dinarin, ja kush fitoj e kush humbi

Tërmeti diplomatik nga vendimi për dinarin, ja kush fitoj e kush humbi
Tërmeti diplomatik nga vendimi për dinarin, ja kush fitoj e kush humbi

Agim Bajrami

  • 13 February 2024 - 18:07

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Qeveria demonstroj përkushtimin e kontrollimin, apo luftimin e ekonomisë informale, pastrimin e parasë, dhe ndihma që i bëhet krimit të organizuar nga Serbia përmes ndalimit të dinarit serb. Ndaj edhe u kundërshtua ashpër nga presidenti serb nga deklaratat e tij "si rrezikim të minoritetit serb me ndalimin në qarkullim të dinarit serb".

 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, thirri seancën e jashtëzakonshme për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë. Presidenti serb Vuçiq, masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, përmes rregullores së BQK- së, për shtrirjen e monedhës EURO, si të vetmen mënyrë të ligjshme e transaksioneve ekonomike edhe në veri të Kosovës, posaçërisht ndërmjet komunitetit serb ,përveç se tregonte ligjshmërinë e të vetmes valutë në qarkullimin ekonomik si monedhë kombëtare në tërë vendin. Qeveria demonstroj përkushtimin e kontrollimin, apo luftimin e ekonomisë informale, pastrimin e parasë, dhe ndihma që i bëhet krimit të organizuar nga Serbia përmes ndalimit të dinarit serb. Ndaj edhe u kundërshtua ashpër nga presidenti serb nga deklaratat e tij "si rrezikim të minoritetit serb me ndalimin në qarkullim të dinarit serb" . Edhe komuniteti ndërkombëtar, kërkoj nga Qeveria e Kosovës ,shtyrjen e aplikimit të ndalimit të dinarit serb ,me kërkesën për përfshirjen e fazës së tranzicionit më së paku prej katër muajve, për të pasur mundësi, që qytetarët serb të mund të adaptohen gjatë periudhës tranzistuese ,të kalimit nga dinari serb në Euron, si valutë e ligjshme e vetme e Kosovës në transaksionet ekonomike. Kryeministri i Kosovës Kurti ,këmbënguli ,se rregullorja hynë në fuqi më 1 shkurt, dhe se do të aplikohet siç parashihet në rregullore. KS i OKB-së, mbajti seancën dhe presidenti serb Vuçiq, bërë rrëfimin e vetë për Kosovën, në sinkronizim me qasjen e Rusisë ndaj Kosovës dhe rajonit. Rrëfimi i Vuçiqit, u përqendrua nga, "se serbët po detyrohen të shpërngulën" siç thotë ai , "nga dhuna e ushtruar nga regjimi i Kurtit", dhe se serbët po rrezikohen edhe ekzesticionalisht me ndalimin e dinarit serb , si mjet pagese në enklavat serbe ,dhe se përdorimi i valutës EURO nga Qeveria e Kosovës është jo legjitime sipas rezolutës të KS të OKB-së ,ngase siç thotë Vuçiq ,Kosova është pjesë integrale e Serbisë,etj. Në anën tjetër,Kryeministri i Kosovës,në fjalimin e tij ,e kundërshtoj presidentin serb ,duke e faktuar se minoriteti serb në Kosovë, gëzojnë privilegjet juridike e institucionale, dhe vetë Vuçiq përmes gënjeshtrave të tija, po i mban dhe shtynë qytetarët serbë të mos integrohen në institucionet e Kosovës, dhe ti kundërshtojnë ato ,nga pretendimet e rrejshme të regjimit të Vuçiqit ,se " Qeveria e Kosovës po ushtron spastrim etnik, ndaj serbëve kosovarë". Por kush fitoj dhe kush humbi në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuera: Në pikëpamjen zyrtare të analizës serbe,fitoj politika e Serbisë për të njoftuar opinionin ndërkombëtar ,se serbët në Kosovë “janë të rrezikuar nga regjimi i Kurtit” ,dhe shteti i (i rrejshëm) i krijuar nga fuqitë e mëdha ,siç thonë serbët, nuk është funksional dhe është i dështuar, dhe kërkon zgjidhje tjetër! Dhe me këtë është arrit që çështja e Kosovës, të bartet nga vendimmarrja evropiane, në krye me SHBA-të në Këshillin e Sigurimit tek vendimmarrja e Kinës dhe Rusisë. Nga pikëpamja e Kosovës, e sidomos ajo e Qeverisë, dhe mbështetësve të tij ,fitoj kryeministri Kurti siç thonë ata " me fjalimin brilant të tij". Nga pikëpamja intelektuale, dhe e miqve ndërkombëtare , nga gabimet e politikave të Qeverisë së Kosovës, të pa konsultuara më para me miqtë ndërkombëtar, e sidomos të SHBA-ve dhe BE-së ,çështja e valutës së EUROS- s ,u bartë në KS të OKB , pa nevojë dhe në shërbim të interesave të Rusisë,Kinës ,dhe aleatët të saj Serbisë, për t'iu kundërvënë interesave të aleancës perëndimore, dhe për të konsumuar kohën për diçka që nuk do të duhej të ndodhej. Militantët partiak të Kurtit ,po shfaqën në rrjetet sociale ,si të triumfuar, dhe për çka...për fjalime boshe e të panevojshme e kundër vetë vetes!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".