VETTING-u është armë e domosdoshme për pastrimin e drejtësisë

VETTING-u është armë e domosdoshme për pastrimin e drejtësisë
VETTING-u është armë e domosdoshme për pastrimin e drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 13 February 2024 - 18:13

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Suksesi i VETTING-ut varet nga ligji dhe nga mënyra e zbatimit të ligjit në praktikë. Këtu nuk duhet lejuar intervenime nga grupet informale të interesit në Kosovë. VETTING-u kërkohet të futet në veprim pa dallim të nivelit dhe subjektit, kuptohet me tërë forcën e vetë ligjore. Me atë ligj kërkohet të bëhet spastrimi i sistemit juridik.

 

Dërgimi i çështjes së VETTING-ut në Kuvendin e Kosovës për diskutim dhe vendosje është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e sistemit juridik të së drejtës ligjore. Natyrisht se koha është e domosdoshme, madje e vonuar, në drejtim të futjes së sistemit në VETTING. Gjyqësori dhe sistemi prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, kanë nevojë për spastrim të radhëve të veta në çdo nivel dhe për ndërtim të sistemi të së drejtës, të mbështetur vetëm në ligj në Kosovë. Faktet dëshmojnë pse është koha për këtë intervenim ligjo. E për këtë flasim lëndët e pazgjidhura ose lëndët e ripërsëritura në sistem, të cilat kalojnë nga një shkallë në tjetrën, duke u rikthyer lënda në shqyrtim. Me këtë firme të punës kanë mbetur lëndët në 10,15 a 20 vite nëpër gjykata a në prokuroritë kompetente. Me VETTING kërkohet të sigurohet: 1. Nxjerrja e provave adekuate dhe profesionale për rastet nga prokurorët si organ kryesor i luftimit të krimit, në mënyrë që vepra të merr dënimin e merituar me ligj, në gjykatë. 2. Spastrimi i sistemit të së drejtës nga ndikimi shumë i madh i krimit të organizuar në sistem, duke diktuar procedurën dhe në vetë masën e dënimit. 3. Luftimi konsekuent i korrupsionit te larte ne sistem, qofte ne vete gjyqësor, qofte ne sistemin prokurorial, 4. Krijimi i kushteve dhe përgatitja e duhur dhe në nivel e kuadrit në sistem, duke futur prokurorë e gjyqtar të përgatitur, jashtë ndikimit nga lidhjet e ndryshme, qoftë partiake, qoftë shoqërore dhe qoftë familjare dhe 5. Luftimi i ashpër i korruptonit në nxjerrjen e vendimeve të drejta ose në zhagitjen lëndëve me decenie, pa vendosur. Arritja e këtij niveli në sistem tregon domosdoshmërinë e VETTING-re. Mirëpo, këtu kërkohet nga Kosova që të këtë ndihmë nga shtetet mike në mënyrë që VETTINGu të ketë sukses. Suksesi i VETTING-ut varet nga ligji dhe nga mënyra e zbatimit të ligjit në praktikë. Këtu nuk duhet lejuar intervenime nga grupet informale të interesit në Kosovë. VETTING-u kërkohet të futet në veprim pa dallim të nivelit dhe subjektit, kuptohet me tërë forcën e vetë ligjore. Me atë ligj kërkohet të bëhet spastrimi i sistemit juridik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".