Dosjet e krimeve të luftës të trajtohen me top prioritet nga sistemi gjyqësor dhe prokuroria

Dosjet e krimeve të luftës të trajtohen me top prioritet nga sistemi gjyqësor dhe prokuroria
Dosjet e krimeve të luftës të trajtohen me top prioritet nga sistemi gjyqësor dhe prokuroria

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 13 February 2024 - 18:15

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

 

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, mundë të krahasohet me të gjitha çudirat se çka është duke bërë me zvarritjen e pa fund të gjykimit të rasteve që lidhen me krimet serbe të luftës, gjë që nuk i kupton fare as zërat kritik që vijnë nga juristët e ndërgjegjshëm, e të mos flasim për ato kritika që vijnë nga njeriu, qytetari i thjeshtë.

 

Unë nuk e kuptoj fare se përse kjo Prokurori Speciale e Republikës së Kosovës të paktën nuk merr yrnek nga shumë vende të botës që kanë dal pas luftës. Argumente për këtë strukturë të veprave penale kriminale, atyre të luftës, ka jo më pak se një bjeshkë dhe fatmirësisht ka akoma edhe shumë njerëz të gjallë që i kanë përjetuar krimet nga kriminelët fashist serb dhe nga shteti terrorist që njihet në tërë botën, që quhet Serbi. Bile shumë vende i konsiderojnë taman si bishat e tërbuara. Pra , kjo fare nuk qëndron dhe nuk zë fare vend që nuk ka apo mungojnë argumente për një gjë të tillë. Dhe të thuash publikisht se është mungesë kapacitetesh për tu marr me këtë fushë penale vërtetë është për tu habitur dhe jo vetëm kaq. Në qoftë se është e vërtetë si thuhet dhe nuk them ndoshta se kanë mbetur tre prokuror, mirëpo, kjo më duket se është lojë fëmijësh kur krahason se me çka kemi të bëjmë, me dosje të natyrës kriminale të bërë nga një shtet kriminal dhe mendoj se duhet lënë pak anash paditë tjera. Do të duhej që Prokuroria dhe gjyqësori të merren më me prioritet, në dorën e parë me krimet e luftës. Duke i parë dhe lexuar arsyetimet se përse nuk kemi punuar dhe të thuash nuk u bë asgjë ose të paktën është bërë diçka, është e pa mjaftueshme dhe kurdoherë do bie fajësia në sistemin e kalbur të drejtësisë që gjithmonë mos puna ose ndërhyrjet nga jashtë vetëm janë arsyetuar dhe jo më shumë. Çka do të thotë se në qoftë se akoma vazhdojmë në këtë mënyrë me hapa të breshkës ndoshta në të ardhmen jo shumë të largët mundë të humbin edhe provat edhe pse thuhet se krimi nuk vjetërsohet po vjetërsohen provat që kjo do të shkonte në favor të Serbisë fashiste shikoni se larg kanë shkuar Sllovenia dhe Kroacia. Mendoj se duhet lënë arsyetimet e panevojshme por të ngritën në këmbë sektori i drejtësisë dhe të ecim përpara me punë duke mbështetur për muri Serbin fashiste për krimet e përpara që ka bërë në Kosovë që është trishtuar bota e civilizuar dhe të paktën të dënohen kriminelët serbo-rus, mercenarët që janë gjallë dhe sillen lirshëm nëpër rrugë kinse nuk kanë bërë gjë. Pra, nuk janë arsyetime nuk kemi kapacitete, kemi mbetur dy apo tre prokuror po ku i di populli se sa prokuror janë aty, popullit i vyejnë që të dënohen kriminel dhe të gjithë ata kriminelë që jetojnë të gjallë e të vdekur. Përndryshe edhe populli është dëshpëruar me punën e tyre dhe shumë sosh mendojnë se nuk e marrin punën seriozisht apo ka ndërhyrje nga jashtë. Po mbesim me shpresë se do i qasen punës të paktën të bëhet publike që është punuar kohëve të fundit në këtë drejtim. Pra, deshëm apo s´deshëm jemi treguar dembel në këtë drejtim që nuk do të na bëjë hallall gjaku i derdhur për këtë tokë dhe jo të bëjnë dyzen ahengu kriminelët serb që bënë krime dhe më koka njerëzish të shqiptarëve bëjnë llampa nëpër klube të natës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".