Për të mos gabuar, Kosova duhet ti bashkohet pa hezitim botës së civilizuar

Për të mos gabuar, Kosova duhet ti bashkohet pa hezitim botës së civilizuar
Për të mos gabuar, Kosova duhet ti bashkohet pa hezitim botës së civilizuar

Agim Bajrami

  • 17 February 2024 - 16:48

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Qeveria e Kosovës do të gabonte shumë nëse vazhdon të udhëhiqet nga ai parimi i së kaluarës se , kush nuk është me ne,është kundër nesh. Sot ende janë të freskëta,pamjet e popullsisë civile të shpërndarë, nëpër kampet e qëndrimit në; Bllacë e Çegran/ Maqedonia e veriut , Shqipëri,Mal të Zi, dhe vende tjera të perëndimit, të gjithë të ikur ,nga terrori i aparatit serb i Millosheviqit , i cili i ndiqte, vriste ,rrihte dhe i torturonte popullsinë civile shqiptare ,vetëm pse kërkonin të jetonin të liri ,në një shoqëri demokratike dhe shtetin e së drejtës, pa terrorin e shtetit serb. Atëbotë, e gjithë bota e civilizuar, solidarizohej me vuajtjet e të përndjekurve dhe viktimave shqiptare.

-Në shtetet e botës së lirë demokratike, lidershipi i tyre , po këmbëngulte në fushatën e bombardimeve të NATO- s, kundër të keqes së regjimit të Millosheviqit, për t'i shpëtuar shqiptarët, nga barbaria e urrejtjes së tërbuar satanike e Millosheviqit. Sot kur miqtë tanë ndërkombëtar, 'shpëtimtarët e atëhershëm të shqiptarëve', po kundërshtohen sot nga shumica e votuesve dhe mbështetësit e sotëm të qeverisë aktuale ,kur atëbotë, ishin; fëmijët e posa linduri ,apo të lindurit nëpër kampet e refugjatëve, dhe shumica prej tyre atëherë nuk kalonin moshën dhjetë vjeçare, e që sot janë; ministra ,votues, e deputetë ,kur të njëjtit ,shpëtimtarët e atëhershëm,jo vetëm që i shohin si 'NON GRATA' edhe për këshillimet e tyre të dobishme për të mirën e të shpëtuarve të dikurshëm , por edhe në shumë raste, po konsiderohen për armiqësi , në emër të 'krenarisë së fudollizmit të patriotizmit kombëtar' ,se kinse ata " qenkan me Serbinë". Dhe në proverbin e fjalëve të urta, thuhet: "kur një popull e harron mirësinë e tjetrit, e largohet nga e mira, urtësia ,mençuria, në vete janë hapa drejt të keqes të cilat sjellin, marrëzinë e krenarisë kombëtare, ku pa mëdyshje të sjellin në pasiguri,mbyllje në vete fajësimin e të tjerëve, dhe si rrjedhojë, provokojnë konflikte, e pa perspektivë shoqërore.

Në demokraci mbi sundon premisa,se populli shumicë është përgjegjëse për qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe respektim i lirive dhe të drejtave të pakicave kombëtare brenda shumicës.

Dhe shumica, gjithmonë duhet të reagojë ndaj së keqes brenda vetes,që i bëhet pakicës tjetër kombëtare, nga autoritetet e pushtetit, të popullit shumicë ,e jo të arsyetohen ,përmes elementeve të skajshme të ndonjë formulimi, të ndonjë nocioni,apo termi juridik e politik, apo skajshmërisht të merret ndonjë rregulli ligjore, që përdoret si arsyetim për aplikim negativ ndaj pakicës. Bota sot po shkëputet nga doktrina e shkollës autoritare e shekullit 19 dhe 21, e koncepteve sunduese të kombeve-shtete, dhe sovraniteteve kombëtare/shtetërore ,që për shekullin 21 karakterizohet, me zhvillimet e industrisë digjitale,inteligjencën artificiale (IA) dhe të “njeriut robot” që shkon në zëvendësimin e “njeriut biologjik” .

Dhe, sot kur pushtetet e qeverisjeve lokale e rajonale, drejtohen nga doktrina e konceptit të sovranitetit kombëtar e shtetëror, bien ndesh me zhvillimet e shekullit 21, të proceseve integruese rajonale e globale, ku dominojnë,liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe të arritura e teknologjisë digjitale.

Mjaftueshëm shihet se zyrtarët e lartë të pushtetit në Kosovë, e udhëheqin vendin me koncepte të kundërta të qeverisjes bashkëkohore moderne, sipas zhvillimeve integruese globale , e të teknologjisë digjitale dhe të Inteligjencës artificiale. A është kjo e duhura, për interesat e vendit dhe shoqërisë, le ta e thonë shumica e mbështetësve të përfaqësuesve të interesave të tyre,të cilët po vendosin më emrin e tyre!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".