Aty ku shkelë këmba amerikane, toka e shteti bëhen me zot për jetë e mot

Aty ku shkelë këmba amerikane, toka e shteti bëhen me zot për jetë e mot
Aty ku shkelë këmba amerikane, toka e shteti bëhen me zot për jetë e mot

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 February 2024 - 08:12

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Zbarkimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri do të thotë shumë. Me një fjalë aty ku zbarkon shteti më i fuqishëm në botë çdo kush duhet ta dij se ato plane që ka për t´i bërë i bënë dhe askush të mos e mashtroj veten se Amerika nuk e bënë atë . Deshëm, s´deshëm ta pranojmë, aty ku gulë këmbë Amerika ajo është zot shtëpie në atë vend dhe është e kotë nga ata të tjerët që mendojnë ndryshe.

 

Po deshi Amerika dhe të vendoste përfundimisht edhe për dialogun Kosovë- Serbi ajo ishte kryer moti,por Amerika ka planin e vetë deri kur duhet t´i vije fundi dhe i bie çekan, dhe pastaj ajo nuk lëvizë më. Amerika, më thotë dhe nuk më gënjen mendja, se kur vjen në trojet tona , ajo vjen vetëm për të mirë dhe për interesin tonë, në fund të fundit, kështu flet kronologjia historike se çfarë miku kemi fal Zotit, se përndryshe nuk do të ishim këtu ku jemi. Shiko kohen kur nuk na ka mbështetur Amerika se si kemi qenë të ndarë në pesë shtete dhe i vetmi komb në botë jemi që shqiptarët kufizohen me shqiptarët dhe atë në pesë shtete të copëtuara me gërshërë hartash. Sa i përket rehatisë në Bosnje dhe Hercegovinë, një gjë e di se një kohe të gjatë ata nuk do të bëhen rehat mes veti, një kohë të gjatë forcat radikale ,pjella e Dragutin Mihajloviqit dhe Pop Gjuriqit ishin ndarë ata si mendojnë, por, janë kërcënime të kota se po qese nuk i përkrah Amerika dhe Gjermania , nuk ka gjë pos lehjeve dhe kërcënimeve, ata kanë provuar disa herë por nuk ia kanë dalë dhe atë pjesë atje i dirigjon Rusia dhe i përdor mish për top. Rusia i ndërsen serbianët të bëjnë veprime dhe provokime kundër Amerikës, natyrisht të gjitha të orkestruara në Moskë e në Beograd, por ata po ashtu janë të vetëdijshëm se mbi kokë e kanë Amerikën dhe në përgjithësi NATO-n. Por për të mos u bërë horë e kanë zgjedhur heshtjen dhe herë herë provokimet dhe kërcënimet i përdorin për ta matur impulsin. Mirëpo, Amerika ia ka bërë të çartë secilit veç e veç dhe nuk guxojnë të lëvizin nga plani i tyre, përndryshe po e shkelën e dinë se e paguajnë shtrenjtë, prandaj ata nuk mundë të bëjnë gjë pos kërcënimeve. Amerika e di se këto pisllëqe bëhen nga Rusia dhe mu për këtë është e rrethuar në të gjitha anët dhe së shpejti do të kërkoj që të merren vesh sepse Amerika e ka lodhur dhe shkatërruar në të gjitha drejtimet, edhe pse mundohet të mbaj shpirtin gjallë me Kinën dhe Korenë e Veriut. Për ne shqiptarët zbarkimi i njeriut më të fuqishëm të shtetit në botë, Amerikës më thotë mendja se është një mesazh që na thotë se ne duhet të flemë rehat se e kemi pranë, ndërkaq zhurma se i bie Kosovës rrallë herë me shuplakë duhet kuptuar edhe pse?! Qortimet e Amerikës kurrë nuk kanë qenë të dëmshme për vendin tonë. Edhe kësaj radhe Amerika na la porosi shumë të rëndësishme deri ku duhet të shkojmë e të mos i kalojmë kufijtë se është rrezik që nuk riparohet më. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".