Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasalihut, Gilit

Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasalihut, Gilit
Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasalihut, Gilit

Gjon Keka

  • 19 February 2024 - 11:41

Shkruan: Gjon Keka

Ne jemi rritë me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut,Ilir Shaqirit,Sinan Vllasalihut.Gilit etj etj, janë pikërisht këta këngëtar që i kanë kënduar Kosovës, janë bërë zëri i lirisë së atdheut nëpërmjet këngëve të tyre.Por jo vetëm kaq ata pas çlirimit dhe pavarësisë vazhduan t'i këndojnë zemrave të shqiptarëve të Kosovës në frymën e lirisë dhe të kohës sonë moderne.

Të gjithë këta këngëtar të njohur të Kosovës e kombit tonë,këngët e tyre janë nxjerr nga shpirti i tyre i madh,zëri i tyre i lindur, i talentit dhe artit që ata zotërojnë.

Nëse Gjergj Fishta me „Lahutën e Malcisë“,si kryevepër u bë poeti ynë kombëtar,Shkurte Fejza me këngët e saj kryevepra si p.sh. „Oj Kosovë Nëna ime“, „Qëndro“,“Kam një lot që më pikon si ar“, etj etj.kushtuar Kosovës, mërgimtarëve dhe kombit u bë zëri kombëtar i këngës shqipe dhe këngëtare kombëtare që është pjesë e historisë së Kosovës dhe kombit tonë.

Tani kanë dal injorantët dhe ideologët e errësirës dhe pasi njollosën figurën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut),Pjetër Bogdanit,Idriz Seferit,Nënë Terezës etj, së fundi u përzien edhe në çështjet private e personale duke sulmuar edhe figurën e Shkurte Fejzës, këngëtares së njohur të kombit tonë.

Mendoj që është koha që institucionet e sigurisë,të rendit e ligjit në Kosovë të fillojnë te merrën edhe me këto dukuri negative, e në këtë rast me injorantët e ideologët e errësirës që po e dëmtojnë jo vetëm kombin tonë dhe imazhin e ti ,por edhe figurat më të rëndësishme të historisë dhe këngës shqipe sikur është edhe rasti i fundit i atakimit të figurës së Shkurte Fejzës.

Nëse ka rend e ligj në Kosovë ,ju lutëm merruni pak edhe me këto dukuri se na e prishën imazhin kudo në botë dhe në përgjithësi.

Ne arbërorët e vërtetë të Kosovës mbi çdo fe kemi kombin tonë dhe liria për të besuar e mosbesuar është pjesë e lirisë themelore të secilit individ.

Ta vendosim kombin mbi të gjitha fetë, sepse vetëm duke e vendos kombin në krye- në qendër, ne do ta kemi pastaj pikën e përbashkët ku do të mblidhemi e bashkohemi – në kombin tonë, aty ku në fakt duhet të mblidhen të gjithë arbërorët e vërtetë të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".