Kosova e ka obligim që ta ruaj partneritetin e ngushtë me miqtë ndërkombëtar

Kosova e ka obligim që ta ruaj partneritetin e ngushtë me miqtë ndërkombëtar
Kosova e ka obligim që ta ruaj partneritetin e ngushtë me miqtë ndërkombëtar

Blerim Burjani

  • 19 February 2024 - 17:03

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Kurti vazhdon të ketë popullaritet te shtresat e gjëra popullore por jo edhe tek intelektualët që në raport me numrin e qytetarëve votues është më i pakët dhe i pa dëgjueshëm në Kosovë, sugjerimet e mia janë që kursi politik i Kurtit të jetë më shumë adoptues i rrethanave aktuale ndërkombëtare dhe rajonale kur flitet për sigurinë ndërkombëtare, të angazhohet për një zgjidhje të plotë dhe të pa kusht me Serbin, në kuptimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbin.

 

Pak a shumë duket e befasueshme, ndoshta edhe e pa pritur, që të ndodhë një kthesë e madhe e ndryshimit të kursit politik me këtë qeverisje të shtetit. Kosova ishte ndihmuar dhe përkrahur pa rezervë politike nga qarqet politike dhe diplomatike ndërkombëtare, ndryshimi i kursit nga miqtë në gjysmë miq dhe interes politik nga kjo qeverisje aktuale nuk e ka pritur askush në perëndim, Kosova tash po sillet plotësisht e pavarur dhe jo kooperuese për të ndërmarr veprime të koordinuara apo po merr vendime pa konsultime ndërkombëtare kjo pashmangshëm ka sjellë dy situatat e para se veprimet sipas Kurtit kanë qenë të pa varura dhe ecja e Kosovës përpara bazuar në interesa politike të Kurtit dhe dyta shtetet perëndimore janë të nevojshme kur vlerëson Kurti se ka nevojë për ata, kjo ka bërë që jo rrallë aleatet të reagojnë dhe cilësojnë Kurtin si faktor të veprimit vetjak, përderisa SHBA dhe BE e vlerësojnë sigurinë ndërkombëtare si prioritet të veprimit, pra Kurti duhet zbus kursin politik në drejtim të kooperimit me aleatet duke marr parasysh interesat e tyre gjeo politike dhe gjeostrategjike në Ballkan pra kërkohet racionalistet veprues dhe mekanizëm urë bashkëpunimit , paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë prioriteti më i madhe i miqve tonë, frika e ndryshimit të rendit ndërkombëtar ka shty perëndimin të mbroj me çdo kusht këtë rend ndërkombëtar pa ndryshuar asgjë në të, Rusia nisi një lojë të rrezikshme dhe të gjithë shtetet perëndimore u bënë një krah i vetëm i veprimit kundër Rusisë. Kosova po ndryshon nga qeverisja e vjetër vepruese dhe bashkëpunuese e më hershme në qeverisje 'gjysmë e pavarur" ,duke u angazhuar me interesa sipas nevojës për aleatet, gjatë periudhës trevjeçare të fundit Kosova ka ngecë në reforma, por ka stagnuar edhe në zhvillimin ekonomik shumë, përderisa politikat ekonomike dhe ato sociale nuk u trajtuan me konsekuencë apo me respekt për qytetarin, tentativa për të ndryshuar mendësinë politike me shpejtësi sjelli evolucion regresive politik , social dhe shëndetësor, pra nuk solli reformën e as drejtësinë sociale të propaganduar nga VV-ja Kurti vazhdon të ketë popullaritet te shtresat e gjëra popullore por jo edhe tek intelektualët që në raport me numrin e qytetarëve votues është më i pakët dhe i pa dëgjueshëm në Kosovë, sugjerimet e mia janë që kursi politik i Kurtit të jetë më shumë adoptues i rrethanave aktuale ndërkombëtare dhe rajonale kur flitet për sigurinë ndërkombëtare, të angazhohet për një zgjidhje të plotë dhe të pa kusht me Serbin, në kuptimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbin , dhe e treta të reformoj sistemin social, shëndetësor dhe mbi të gjitha të krijoj qasje sa me shumë liberale për zhvillimin ekonomik duke përfshi tregun e punës. Këto tre vjet nuk po funksionon këshilli tre partitë ku janë qeveria, punëdhënësit dhe punëmarrësit, pra odat ekonomike-bizneset dhe sindikate. Për momentin ka konfuzitet dhe problematike në sektorin vendimmarrës te kësaj qeverie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".