Raporti mes Kosovës dhe SHBA-së asnjëherë nuk është prishur

Raporti mes Kosovës dhe SHBA-së asnjëherë nuk është prishur
Raporti mes Kosovës dhe SHBA-së asnjëherë nuk është prishur

Dardan Grapci

  • 19 February 2024 - 17:05

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Raporti mes Kosovës dhe SHBA-s asnjëherë nuk është prishur, për këto probleme diplomatike që janë krijuar kohët e fundit kemi të bëjmë vetëm me një mos informim të plotë e detajuar me kohë, është një lloj keqkuptimi, nga ambasadori amerikan ne Prishtine, Jeff Hovenier i cili gjithmonë ka qenë i zëshëm për zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, ku bazohet edhe vendimi për dinarin serb, prandaj ai e ka bërë një gabim të lehtë që në vend se ta shikoj thell3ësisht situatën, është nxituar dhe e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për gabimet dhe provokimet mashtruese të cilat kanë ardhur si rezultat i propagandës së Serbisë.

 

Dinari serb është dashur të largohet nga tregu i Kosovës në fillim të vitit 2009, menjëherë 1 vit pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e jo të lihet në treg deri sot. Prandaj nëse BE-ja vazhdon me u përzier në çështjet e brendshme të Kosovës, atëherë i bëjë apel BQK-s që ta gjen një alternativë tjetër, ta largon euron nga tregu, dhe ta zyrtarizoj dollarin amerikan si valutë primare në Kosovë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, dike nxituar dhe duke mos qenë sa dihet i informuar, me deklaratat e tij e ka politizuar çështjen e dinarit, andaj unë mendoj që ai duhet të kërkon falje, ose nëse nga SHBA konsiderohet se ka bërë ndonjë gabim serioz, ai edhe mundë të zëvendësohet, SHBA-ja ta dërgon një ambasador tjetër më pro kosovar në Prishtinë. Unë besoj shumë që tani e tutje do të qartësohen gjërat dhe do të fillojnë të normalizohen me të shpejtë raportet e nxehta diplomatike mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve lidhur me keqkuptimin që ndodhi ditët e fundit për vendimin e BQK-së lidhur me largimin nga tregu financiar I dinarit serb, pasi që në prag të përvjetorit të festës Pavarësisë BQK-ja me mbështetje të qeverisë prezantoj dhe e vuri në funksion planin 10-pikësh për zbatim më të lehtë për operacionin me para të gatshme, duke përfshirë këtu edhe dinarin serb. Derisa në kanalet politike dhe diplomatike po kritikohej si vendim I pa koordinuar dhe I pa konsultuar ai Qeverisë Kurti për dinarin serb, BQK në kuadër të veprimeve të saj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara, e ka njoftuar menjëherë opinionin publik lidhur me Planin me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare, për këmbimin e dinarit me valutën evropiane euro. Për të mos lënë hapësirë manipulimi dhe dezinformimi, Qeveria në bashkëpunim me BQK-në kanë vënë në dispozicion lehtësimin e kushteve për hapjen e llogarive bankare, në raste specifike në komunat me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore, me mundësi të kompletimit të dokumenteve (dëshmi të adresës) edhe pas hapjes dhe aktivizimit të llogarisë. Si stimuli dhe lehtësim për qytetarët është bërë edhe pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, për të inkurajuar institucionet financiare jo-bankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore. Po ashtu, për tre muajt në vijim do të mundësohet dhe lehtësohet procedura e zgjerimit të prezencës me degë bankare jo bankare për mbulimin me degë shtesë dhe rritje te ofrimit te shërbimeve financiare në të gjitha komunat në veri të vendit. Për të përshpejtuar dhe lehtësuar këtë proces, do të futët në funksion edhe organizimi i ofrimit të shërbimeve bankare (hapje e llogarisë) në mënyrë mobile nga bankat komerciale, në secilën nga katër komunat veriore, në mënyrë të organizuar me qëllim të jenë sa më afër qytetarëve. Po ashtu është planifikuar edhe vendosja e disa bankomatëve (ATM) si dhe pajisjeve tjera për pagesa elektronike (POS), apo vet-shërbime financiare, për lehtësimin e procesit të këmbimit të dinarëve me EURO nga institucionet financiare dhe këmbimoret e licencuara. Po ashtu do të vazhdohet me aktivitetit të intensifikuar promovues, me materiale të personalizuara dhe thjeshtëzuara, video mesazheve, si dhe edukimit financiar të fokusuar për mënyrën e veprimit të klientëve bankar, qytetarëve për ndërrim, respektivisht konvertim të dinarit në euro, nëpërmes rrugëve legale e ligjore të qarkullimit. Në masat që do të ndërmerren në vijim, për të mos krijuar pengesa tek qytetarët dhe humbje besimi në institucione, është planifikuar rritja e qasjes në financa, rritja e mëtejshme e kreditimit dhe pakove tjera financiare të fokusuara në këto zona nga institucionet financiare. Atu bënë pjesë edhe rishikimi i kushteve të konvertimit me trajtim preferencial gjatë pranimit të fondeve dhe tërheqjes në bankomate (ATM) me kartela të skemave ndërkombëtare të lëshuara jashtë Kosovës. Pra, të gjitha këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv, në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase nga Serbia në Kosovë, përmes llogarive bankare dhe modeleve tashmë të njohura, të paraqitur në letrën e propozimit të BQK-së, me gatishmërinë për të shqyrtuar çdo opsion. Këto masa urgjente të Qeverisë dhe BQK-së kanë filluar të aplikohen me automatizëm duke reaguar ndaj dezinformatave që filluan të lansohen nga Beogradi, për kinse rrezikimin ekzistencial të serbëve në Kosovë dhe shqetësimeve të ngritura nga diplomatët e huaj në Kosovë për mundësinë e vështirësimit të kushteve ekonomike e sociale të komunitetit pakicë serb, çështje kjo që është alarmuar dhe politizuar vetëm nga Beogradi, në 4 komunat e veriut të shtetit, e kua për më shumë se dy dekada ka funksionuar pa pendueshëm sistemi paralel financiar serb, kontrabanda dhe krimi I organizuar. Të gjitha këto masa të institucioneve të shtetit vijnë pas kërkesave të ambasadorëve të shteteve mike për një fazë transitore 3-4 mujore, që do të kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithë përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pa shëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane. Askush nga faktori ndërkombëtar, nuk e ka kundërshtuar si jo legjitim dhe të kundërligjshëm vendimin e qeverisë dhe BQK-s për dinarin serb, por vetëm të nxituar dhe të pa koordinuar për të bashkëvepruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".