Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dinarin serb, nuk mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dinarin serb, nuk mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin

A.P

  • 21 February 2024 - 19:16

Shkruan:ANALISTI- Gjon Keka

Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese do të duhet të jetë pozitiv,sepse Kosovë nuk ka shkelur ligjet dhe as nuk e ka cenuar kushtetutshmërinë ,por vetëm sa i ka nxjerrë vendimet në përputhje me to,madje të gjithë si brenda faktorit politik e shoqëror në vend ashtu edhe ndërkombëtarët kanë thënë se Kosova ka të drejtë ta rregullojë valutën e saj të vetme në mbarë vendin e në këtë rast edhe në pjesët ku jetojnë komuniteti serb në Kosovë.

 

Si çdo shtet demokratik, sovran e i pavarur edhe Kosova të vetmen valutë zyrtare të qarkullimit e ka Euron. Sikur dihet Kosova e ka valutën e Euros brenda saj në bazë të aspiratës së saj të integrimit në familjen evropiane, ku e vetmja valutë zyrtare është euro në të gjithat vendet e Eurozonës të Bashkimit Evropian. Prandaj edhe në Kosovë Euro është valutë e mishëruar tanimë edhe me realitetin e ri të Kosovës së pavarur. Duke ditur se çështja e dinarit është problematizuar nga Serbia dhe politika destruktive e saj ,pastaj ndikimi i saj tek komuniteti serb në Kosovë ka bërë që të zmadhohet kjo çështje e që në fakt nuk do të duhej të ishte ndonjë problem po të pranohej realiteti, pasi që Kosova si shtet dëshiron ta vendos ligjin dhe rendin, e kushtetutshmërinë në të gjitha fushat e jetës brenda territorit të republikës së Kosovës. Sigurisht që është e drejtë e padiskutueshme e shtetit të Kosovës që ta vendos tërë vendin në binar të Kushtetutës dhe ligjit duke e mishëruar atë në praktik. Edhe valuta e Euros e cila tani më është valutë zyrtare duhet të jetë pjesë e këtij mishërimi në praktik të ligjit dhe kushtetutshmërisë. Dërgim i kësaj çështje nga grupi në fjalë i avokatëve të komunitetit serb në Kosovë, sigurisht që do të tregoj tepër qartë se Kosova ka vendos masën bazuar në ligjet dhe kushtetutshmërinë e vendit. Po ashtu do të duhet që Gjykata Kushtetuese ta qartësoj se ky vendim ishte në përputhje më kushtetutshmërinë dhe ligjet e republikës së Kosovës dhe kjo do t'i ndihmonte vetë Kosovës si shtet të ecën përpara me punët tjera me të mëdha që ka para vetes ,si dhe do t'ia bënte edhe me të qartë vetë komunitetit serbe në Kosovë se ky vendim ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës që jetojnë në të pa dallim. Po ashtu Gjykata Kushtetuese do ta nënvizojë edhe më shumë të drejtën e Kosovës si shtet për të marrë vendimet e saj bazuar mbi ligjet dhe kushtetutën,por edhe do t'i sugjeroj Kosovës që këto vendime të merren me një kujdes të shtuar dhe në koordinim si me ShBA ,ashtu edhe me vendet mike si dhe me vetë komunitetin serb në Kosovë të cilët duhet ta pranojnë realitetin se jetojnë në Kosovën e pavarur, dhe se janë qytetarë të saj Në fakt çështja e dinarit ,ishte një çështje që u politizua tepër shumë nga Serbia dhe politika e saj destruktive,duke bërë propagandë se gjoja po spastrohet ky komunitet e që nuk është e vërtetë, kur dihet se pikërisht ky komunitet i pakicës ka më së shumti të drejta në mesin e të gjithë pakicave në Kosovë. Serbia dhe politika e saj e agonisë së shekujve që lamë pas është mësuar të gënjejë ,të shpikë, të shpif e të manipulojë si komunitetin serbe në Kosovës, ashtu edhe një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare me gënjeshtrat e saj në rrafshin diplomatik duke u shtirë se gjoja komuniteti serb në Kosovë po rrezikohet.Tani bota demokratike dhe bashkësia ndërkombëtare e ka parë se kjo ishte vetëm një gënjeshtër, dhe shpikje qëllimkeqe e politikës serbe dhe ata tanimë janë bindur se në Kosovë nuk ka as spastrim dhe as rrezik për pakicën në fjalë. Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese do të duhet të jetë pozitiv,sepse Kosovë nuk ka shkelur ligjet dhe as nuk e ka cenuar kushtetutshmërinë ,por vetëm sa i ka nxjerrë vendimet në përputhje me to,madje të gjithë si brenda faktorit politik e shoqëror në vend ashtu edhe ndërkombëtarët kanë thënë se Kosova ka të drejtë ta rregullojë valutën e saj të vetme në mbarë vendin e në këtë rast edhe në pjesët ku jetojnë komuniteti serb në Kosovë. Por në anën tjetër kritikat e diplomatëve ndërkombëtar kanë qenë në mënyrën sesi kjo gjë është bërë pa një koordinim me ShBA dhe vendet mike,pastaj pa një përgatitje paraprake apo më mirë të them pa një hapësirë kohore të vetëdijesimit të komunitetit serb, për vendimin në fjalë dhe të zbatimit hap pas hapi të rregullores së BQK-së mbi valutën e vetme në tërë republikën e Kosovës. Duhet ditur një gjë se shteti i Kosovës duhet që në raste të tilla të koordinohet edhe me shtete aleate e mike sikur është ShBA dhe vendet mike,në veçanti ShBA është dashur të konsultohet në lidhje me këtë ,ngase Kosova është një shtet që nuk ka shumë traditë shtetërore dhe veprimet e saj mund të duken në syrin e botës si veprime të nxituara për kohën e gjeopolitikës që është bota, prandaj duhet të ketë një konsultim të vazhdueshme me miken tonë të madhe ShBA-n e cila ka traditë të gjatë shtetërore dhe është një nga superfuqitë botërore me ndikim dhe me një rol të madh të politikës jashtme e diplomaci të fuqishme. Ndërkaq në lidhje me vendim që mund të jap Gjykata Kushtetuese ,mendoj se një pezullim nuk do të zgjidhte e as relaksonte asgjë,dhe nuk do të ishte i dobishëm, por ajo (Gjykata Kushtetuese) do të kërkoj apo sugjeroj që rregullorja të modifikohet në lidhje me kohën ,zbatimin në praktik dhe rrethanat sqaruese për vetë komunitetin serb që ai të përgatitet për t'u mësuar të praktikojë me valutën e Euros si një valutë e vetme e vlefshme në republikën e Kosovës. Dihet që dinari nuk është ndaluar,sikur edhe vetë thanë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, por ajo valutë nuk mund të jetë mjet pagese më në republikën e Kosovës, pra mjet i pagës dhe valutë e përdorimit zyrtar duhet të jetë Euro në të gjithë territorin e republikës së Kosovës, serbët mund t'i kthejnë dinarët e tyre në Euro dhe të mësohen të jetojnë me këtë realitet ,aq më tepër që ata duhet ta din se janë në Evropë dhe Euro është valutë dominuese në Bashkimin Evropian. Po ashtu institucionet e Republikës së Kosovë duhet t'i ofrojnë komunitetit serb mundësit dhe kushtet e nevojshme sipas ligjit dhe kushtetutës së Kosovës për zbatimin pa ndikime anësore negative, pa vështirësi procedurale të këmbimit dhe konvertimit të dinarit në Euro ,në kuadër të ndihmave që janë legale rreth të ardhurave të tyre personale dhe sociale. Prandaj nëse interpretimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë pozitiv dhe pa ndonjë hapësirë për pezullim, atëherë Qeveria dhe institucionet përkatëse së bashku dhe në koordinim të ngushtë me ShBA dhe vendet mike të arrijnë zgjidhjen e çështjeve përmes një komunikim me të gjitha palët brenda,duke i dhënë sqarimet dhe detajet në praktik e afate kohore zbatimit të saj, dhe kjo do të ishte një demaskim i propagandës serbe dhe politikës së saj, si dhe një rikthim në mjedisin e relaksimit për të gjithë palët, si dhe të hapjes së udhës për të ecur përpara drejt të ardhmes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".