Kriminelët serb të luftës nën mbrojtje të mbeturinave të UDB-së, që e mbajnë peng drejtësinë

Kriminelët serb të luftës nën mbrojtje të mbeturinave të UDB-së, që e mbajnë peng drejtësinë
Kriminelët serb të luftës nën mbrojtje të mbeturinave të UDB-së, që e mbajnë peng drejtësinë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 February 2024 - 19:19

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Dhe, si mund të arsyetohet heshtja e një krimineli të luftës, i një dhunuesi seksual gjatë kohës së luftës, siç është rasti i Dejan Raçiqit, dhe a nuk është qesharake dhe tepër naive të thuash se një nuse paska shkuar në pension dhe nuk e kanë bërë pastaj zëvendësimin e një prokurori tjetër për të gjykuar e hetuar këtë serb kriminelin nga Kosova që ka bërë krime në popullatën civile. Merreni me mend se si deri më sot nuk kanë arritur as të kapin dhe lëre më të mos flasim që nuk e kanë ulur para drejtësisë dhe të gjykojnë dhe të marr dënimin e merituar ky kriminel dhe ky dhunues seksual, që ishte ushtarak serb nga pushteti fashist e kriminel serb që bërë kasaphane në Kosovë, në popullatën e pafajshme që ishte den baba den në trojet e tyre dhe në pragun e shtëpisë.

 

Kjo që po ndodhë në Republikën e Kosovës, në dikasterin e kalbur të drejtësisë, personalisht mua as që më habit fare dhe për asnjë milimetër dhe dikush, ose ndonjë qelbësirë pyet përse? Ju tregoj unë: Që nga pas lufta Reshat Badallaj-Zhuriani, në këtë gazetë liderë, pra në "KOSOVA-SOT" , kam shkruar e thënë se ky sistem është i kapur në fyt nga kryebanditët më të tmerrshëm të bandave politike dhe nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk dhe se nuk veprojnë sipas ligjit, sipas kushtetutës së vendit dhe as më pak së përse e kishin dhënë betimin dhe për të mbrojtur qytetarët e vendit dhe të gjithë qytetaret sipas tyre duhet të jenë të barabartë para ligjit. Kur shkruaja se në këtë dikaster të marrës se zezë janë të ulur pjella titiste dhe të gjakut të tradhtarit të Rrahman Morinës ju heshtet, pastaj sa e sa herë në kemi kërkuar VETTING-un për të pastruar këtë bërllok, pra si ka mundësi të habitemi kur këta i kanë rrënjët e thella të lidhura me ish kapotë e bandave të kanaleve të nëntokës kriminale. Shikoni sot se si e kanë kapur me inatin e kaurrit dhe nuk lëshojnë pe duke mos ditur se për këtë hallakamë të panevojshme po e pëson edhe shteti edhe vendi. Dhe, si mund të arsyetohet heshtja e një krimineli të luftës, i një dhunuesi seksual gjatë kohës së luftës, siç është rasti i Dejan Raçiqit, dhe a nuk është qesharake dhe tepër naive të thuash se një nuse paska shkuar në pension dhe nuk e kanë bërë pastaj zëvendësimin e një prokurori tjetër për të gjykuar e hetuar këtë serb kriminelin nga Kosova që ka bërë krime në popullatën civile. Merreni me mend se si deri më sot nuk kanë arritur as të kapin dhe lëre më të mos flasim që nuk e kanë ulur para drejtësisë dhe të gjykojnë dhe të marr dënimin e merituar ky kriminel dhe ky dhunues seksual, që ishte ushtarak serb nga pushteti fashist e kriminel serb që bërë kasaphane në Kosovë, në popullatën e pafajshme që ishte den baba den në trojet e tyre dhe në pragun e shtëpisë. Pra, ju lutem se çfarë mund t´i thuash këtij turpi dhe që kurrën e kurrës nuk do t´ia falin gjeneratat e a ardhshme kur të kuptoj se nuk u arrestua dhe dënua ky kriminel dhe ky dhunues dhe atë ndaj grave shqiptare. Këta dhe kush do të jetë do marrin përgjegjësinë dhe se do vije koha se këta po ashtu do të akuzohen. Krimi nuk falet dhe nuk vjetrohet. Turpi raft mbi ata që nuk vepruan dhe punuar për të kapur këtë kriminel dhe këtë manjak seksual.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".