Dyshimet për individët me të kaluar kriminale në radhët e policisë të hetohen dhe verifikohen nga ekspertët e AKI-s

Dyshimet për individët me të kaluar kriminale në radhët e policisë të hetohen dhe verifikohen nga ekspertët e AKI-s
Dyshimet për individët me të kaluar kriminale në radhët e policisë të hetohen dhe verifikohen nga ekspertët e AKI-s

Dardan Grapci

  • 22 February 2024 - 19:05

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

AKI-ja duhet urgjentisht të fillon një proces hetimi dhe verifikimi për të gjithë strukturën e zyrtarëve të policisë së Kosovës, ngase nuk po kalon as edhe një javë e vetme që të mos kemi lame negative, të përfshirjes së policëve në veprime të kundërligjshme, të formave nga më të ndryshme, deri në abuzim me ligjin për qëllim të përfitimit, pra në krim e korrupsion.

 

Ditë më parë ka filluar një proces gjyqësor, që është në fazën fillestare kundër 12 policëve dhe 2 doganierëve të Kosovës të cilët në një pikë kalimi me Shqipërinë janë përcjell, hetuar dhe kapur duke abuzuar me besimin e dhënë nga shteti, e kanë shpërdoruar ligjin dhe detyrën zyrtare duke u korruptuar për tu pasuruar. Duke pasur parasysh këtë rast, por edhe me dhjetëra raste të tjera madje të raportuara e të bëra publike nga vetë Inspektorati policor i Kosovës, është bërë i nevojshëm dhe domosdoshëm një verifikim nga ana e AKI-s për gjithë strukturën e deritashme të prestarëve të policisë së Kosovës, institucion ku i cili nga dita në ditë po bëhet burim i lajmeve skandaloze të përfshirjes së zyrtarëve policor be veprime anti ligjore e kriminale, në krim dhe korrupsion, sidomos në ato pozita dhe vende ku ka qarkullim me mundësi përfitimi nga korruptimi. Rasti më i freskët në këtë fillim viti është nxjerrja në bankën e të akuzuarve të grupit pre 12 zyrtarëve policor të Kosovës dhe dy doganier, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare , për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës në pikë kalimin kufitar me Shqipërinë, në Qafë Prushi. 12 zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Prush dhe dy doganier po përballen me drejtësinë, një proces gjyqësor që ka filluar kundër tyre këtë të mërkure, e ku të njëjtit akuzohen se në cilësi të personave zyrtarë, kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin duke marrë ryshfet shuma të ndryshme parash. Aktakuza është ngritur më 26 dhjetor të vitit 2023, pas një hetimi të gjatë të zhvilluar lidhur me shpërdorimin e detyrës zyrtare që përfshin periudhën kohore nga muaji gusht deri në dhjetor të vitit 2021. Sipas akuzës, të akuzuarit-zyrtarët policorë u kishin mundësuar qytetarëve, hyrje-daljen në pikën kufitare të lartcekur, për shuma të caktuara parash, pa iu nënshtruar fare procedurave ligjore në fuqi në kundërshtim me kushtet për hyrjen në Kosovë që lidheshin me masat kundër pandemisë së asaj kohe. Kurse dy doganierët, po ashtu në bashkëpunim me këtë grup të policëve, ngarkohen se me qëllim të përftimit të kundërligjshëm kishin vepruar në kundërshtim me Kodin Doganor dhe Akcizave të Kosovës, duke lejuar hyrjen mallrave të ndryshme pa iu nënshtruar mbikëqyrjes doganore. Pra ky rast dëshmon qartë se të dyja palët kanë bashkëpunuar për ta shkelur ligjin me qëllim të vetëm për të përfituar dhe për tu pasuruar. Kjo mënyrë veprim jo vetëm që duhet ndëshkuar rëndë, por është edhe një fenomen që duhet të na bëj për tu alarmuar rreth infiltrimin në polici të individëve me të kaluar të kriminalizuar. Rastet e shpeshtuara të përfshirjes së zyrtarëve policor ne veprimtari korruptive e kriminale janë duke e zbehur besimin e qytetarëve në këtë institucion, shtylla kryesore e sigurisë që është ndërtuar me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, por shihet qartë se me kalimin e kohës edhe këtu janë infiltrua njerëz të pa verifikuar që kohë të gjatë janë marr dhe vazhdojnë të jenë akoma strukturë e fuqishme e krimit të organizuar, prandaj një rishikim dhe verifikim përmes AKI-s, për të kaluarën e tyre para përfshirjes në polici është bërë tepër i nevojshëm. Secili individ, zyrtar policor nda të cilit vërtetohet se ka pasur të kaluar kriminale, vepër penale para se të bëhet polic, ata duhet të largohen dhe të zëvendësohen me kandidat të rinj të verifikuar dhe certifikuar nga ana e AKI-së. Për një tolerancë të tillë të sjelljes në mënyrë abuzive e korruptive, besoj që ka një përgjegjësi të madhe edhe vetë organi i akuzë, prokuroria së bashku me gjykatën. Menjëherë pas hetimit dhe argumentimit të përfshirjes së zyrtarëve policor në abuzim. Është dashur të ndodhe arrestimi dhe hapja e procesit të gjykimit. I gjithë grupi, pra 12 policet dhe 2 doganieret është dashur menjëherë të përjashtohen nga puna si dhe dënohen me burgim deri në 15 vite si dhe gjoba maksimale sipas ligjit. E për këtë do të duhej të jep llogari edhe gjykata, pse nuk kanë reaguar menjëherë por kanë pritur 3 vite për ti arrestuar personat e përfshirë në këtë skandal shtetëror, që është për model.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".