Rikthimi i çështjes së Kosovës në tavolinën e OKB-s është plan i rrezikshëm ruso-serb

Rikthimi i çështjes së Kosovës në tavolinën e OKB-s është plan i rrezikshëm ruso-serb
Rikthimi i çështjes së Kosovës në tavolinën e OKB-s është plan i rrezikshëm ruso-serb

Gjon Keka

  • 22 February 2024 - 19:11

Shkruan:Gjon Keka

Në këtë kohë duhet bllokuar çdo përpjekje të përzierjes së çështjes së Kosovës me ndonjë problem apo konflikt global, sepse Kosova është çështje e veçantë dhe e ka zgjidhur problemin e saj të shtetësisë duke e rishpall pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008 , pastaj duke u vulosur me opinion e GJND-së dhe duke u njohur ndërkombëtarisht nga shumë shtete. Prandaj një rikthim i Kosovës si çështje në OKB nuk bënë të ndodh dhe nuk duhet lejuar të ndodh,sepse po u rikthye në OKB në këtë kohë do t'i nxirrte problem Kosovës, do të mund pastaj të bëhet kërkesa e rikthimit të rezolutës 1244 e që do të ishte një rikthim katastrofik i Kosovës mbrapa dhe tepër i rrezikshëm për vetë shtetin e Kosovës si një shtet sovran dhe pjesë e botës demokratike e të lirë.

 

Sikur e pata nënvizuar edhe më parë, po e ripërsërisë, Kosova duhet ta mbajë sa më lartë, duke e bërë kështu edhe vulë të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës opinionin e GJND-së. është i vetmi opinion ndërkombëtar që ligjërisht e botërisht ja njeh Kosovës të drejtën e vetëvendosjes dhe kështu e bënë shtetin e Kosovës të fitoj edhe në aspektin ndërkombëtar me të drejtën dhe vullnetin e saj legjitim për liri, pavarësi dhe demokraci. Tani tendencat së fundi për rikthim të çështjes së Kosovës në OKB, në këtë kohë janë të dëmshme e të rrezikshme,sepse mund ta lidhin problemin e Kosovës me problemet tjera globale ,sidomos në kohën kur po vendoset një rend i ri botëror dhe një ndryshim i gjeopolitikës botëror të fuqive të mëdha. Për të pasur suksese Kosova në të gjitha fushat ndërkombëtarisht, sikur edhe është dëshmuar vazhdimisht, ajo pa mbështetjen e ShBA dhe vendeve tjera mike evropiane e në botë ,nuk mund të arrijë asnjë suksese. Vetëm një bashkëpunim i sinqertë ,një punë tepër e ngushtë sidomos me miken tonë të madhe ShBA,mund të arrihet tek qëllimet që ka Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ,në OKB ,në Bashkimin Evropian ,NATO dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Diplomacia dhe në përgjithësi Qeveria e republikës së Kosovës duhet të nxjerr një plan vizionar afatmesëm dhe afatgjatë të procesit të anëtarësimit të shtetit të Kosovës në të gjitha institucionet demokratike ,ushtarake ,politike e ekonomike të Evropës dhe Botës, kështu do ta forconte pozicionin e saj si nga brenda si shtet ,ashtu edhe nga jashtë si subjektivitet i barabartë i të drejtës ndërkombëtar dhe i kombeve që ecin me dinamikën e njëjtë drejt të ardhmes dhe sigurisë së përbashkët. Por,edhe këto plane serioze e vizionare Kosova duhet t'i bëjë bashkërisht me aleatët dhe miqtë e saj sikur është ShBA dhe vendet tjera mike evropiane, sepse pa ndihmën e mbështetjen e këtyre miqve e aleatëve Kosova nuk mund t'i arrijë qëllimet e saj të drejta dhe në kohën e duhur drejt anëtarësim dhe integrimit në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare. Bota tani gjendet në një kaos gjeopolitik, në një kaos të betejës së lirisë, sigurisë globale dhe të ekzistencës së humanizmit dhe të drejtave njerëzore e kombëtare. Ashtu sikur çdo vend , edhe Kosova duhet të punojë me një vigjilencë e kujdes tepër të shtuar në ruajtjen e dhe orientimin e saj krah miqve e aleatëve të saj sikur është ShBA dhe botës demokratike e të lirë,si dhe të idealit e vlerave të përbashkëta me familjen evropiane. Të kthehemi prapë tek anëtarësimi në OKB , Kosova duhet edhe këtë hap drejt anëtarësimit ta bëjë me miqtë sikur e nënvizova më lartë. Por se kur do të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë hap drejtë anëtarësimit në OKB ,nuk mund të thuhet menjëherë, vetëm nëse ndodhë ndonjë ndryshim i madh në procesin e votimit dhe të vetos se anëtarëve të përhershëm të saj. Një ndryshim ende nuk duket ,pasi që ende nuk kemi një vendosje të rendit të ri gjeopolitik e ndërkombëtar. Mendoj se në këtë kohë duhet penguar çdo përpjekje që çështja e Kosovës të rikthehet në OKB ,kjo për momentin do ta bënte Kosovën pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes,aq më tepër kur Kosova është e njohur ndërkombëtarisht, ka opinion e GJND-së dhe ka arrit deri më sot hapat e saj bashkërisht më mbështetjen e ShBA dhe vendeve tjera evropiane që nga çlirimi drejt procesit të demokratizimit dhe integrimit në rrugën euroatlantike. Në këtë kohë duhet bllokuar çdo përpjekje të përzierjes së çështjes së Kosovës me ndonjë problem apo konflikt global, sepse Kosova është çështje e veçantë dhe e ka zgjidhur problemin e saj të shtetësisë duke e rishpall pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008 ,pastaj duke u vulosur me opinion e GJND-së dhe duke u njohur ndërkombëtarisht nga shumë shtete. Prandaj një rikthim i Kosovës si çështje në OKB nuk bënë të ndodh dhe nuk duhet lejuar të ndodh,sepse po u rikthye në OKB në këtë kohë do t'i nxirrte problem Kosovës, do të mund pastaj të bëhet kërkesa e rikthimit të rezolutës 1244 e që do të ishte një rikthim katastrofik i Kosovës mbrapa dhe tepër i rrezikshëm për vetë shtetin e Kosovës si një shtet sovran dhe pjesë e botës demokratike e të lirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".