'JO' e madhe temës së dinarit serb për futjen në agjendë të dialogut në Bruksel

'JO' e madhe temës së dinarit serb për futjen në agjendë të dialogut në Bruksel
'JO' e madhe temës së dinarit serb për futjen në agjendë të dialogut në Bruksel

Blerim Burjani

  • 23 February 2024 - 19:57

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Pra duhet të ketë zgjidhje por jo të bëhet politikë me një tenë të tillë. Lidhur me këtë çështje pra ka nevojë të ofrohet një zgjidhje për të mundësuar një zgjidhje kalimtare tremujore. Kjo që tash po kërkohet nga Serbia, bërjen temë në procesin e dialogut në Bruksel edhe problemin e dinarit serb në tregun financiar të Kosovës, nuk do të ishte aspak e e arsyeshme për tu vendos në dialog.

 

Kjo temë është dhe duhet të mbetet çështje e brendshme teknike e financiare e shtetit, dhe nuk mund të zgjidhet me ndërhyrje politike pasi që edhe BQK-ja është autoritet i pavarur kushtetues. Madje nuk ka pasur fare nevojë që kjo temë të shndërrohet në puro politike. Kjo po e komplikon gjendjen. Në anën tjetër, Kosova duhet të siguroj mekanizëm funksional përgjatë periudhës transitore. Pra duhet të ketë zgjidhje por jo të bëhet politikë me një tenë të tillë. Lidhur me këtë çështje pra ka nevojë të ofrohet një zgjidhje për të mundësuar një zgjidhje kalimtare tremujore. Kjo çështje tashmë ka shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Edhe këtu mendoj se është vepruar duke u nxituar. Së pari duhet të shteren mjetet tjera juridike, nuk mundë të trajtohet rasti as në Gjykatë Kushtetuese, pasi që Gjykata Kushtetuese është instanca e fundit. Ata mundë ta kërkojnë këtë por mund të hidhet poshtë edhe ata e din këtë që po e them unë. Sidoqoftë edhe po të trajtohet në gjykatë fati i dinarit do të jetë i njëjtë. Kosova nuk ka valutë të veten por interpretimi gjyqësor do të jetë tek praktika aktuale ku përdoret euro si valutë alternative dhe si e vetme. Një shtet me dy valuta të ndryshme nuk mundë të funksionoj, prandaj është dështim. Përdorimi i dinarit ka ndodhë për shkak se prej fillimit të pasluftës nuk ka reaguar dhe nuk e ka ndaluar askush në Kosovë, pra as shteti i ynë pas shpalljes së pavarësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".