Mirosllav Lajçak e Gabriel Escobar, do të duhej trajtojnë edhe krahinën shqiptare në Serbi!?

Mirosllav Lajçak e Gabriel Escobar, do të duhej trajtojnë edhe krahinën shqiptare në Serbi!?
Mirosllav Lajçak e Gabriel Escobar, do të duhej trajtojnë edhe krahinën shqiptare në Serbi!?

Refik Hasani

  • 24 February 2024 - 11:05

Shkruan: Refik Hasani

I ngarkuari i BE-së së bashku më të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të duhej të trajtojn duke e vizituar  krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pasi kjo krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën. 

Shqiptarët kanë të drejtë sikurse pakica Serbe në Kosovë të shfrytëzoj të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë dhe Parlementi i Serbisë do të duhej të përbëhet nga dy dhoma.

Të gjithë të ngarkuarit e BE-së nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Nuk kanë trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, nuk e kanë trajtuar mungesën e një Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror. 

BE-ja, këmbngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kanë harruar luftën e UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kanë jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 - 1 e 2 Mars 2022.

Edhe kësaj krahine i takojnë  mjete për arsim, kulturë, informim, dhe të investohet në zhvillimin ekonomik.

Ne shqiptarët në Republikën e Serbisë,  jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe ky është një pastrim etnik. Asgjë më shumë, po jo të  kemi dy standarde.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav LAJÇAK dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel ESCOBAR,në mbylljen e bisedimeve Beograd-Prishtinë  nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".