Vetëm koordinimi i ngushtë me aleatët e shpëton Kosovën nga planet djallëzore të aleancës Serbi- Rusi për ndarje

Vetëm koordinimi i ngushtë me aleatët e shpëton Kosovën nga planet djallëzore të aleancës Serbi- Rusi për ndarje
Vetëm koordinimi i ngushtë me aleatët e shpëton Kosovën nga planet djallëzore të aleancës Serbi- Rusi për ndarje

Agim Bajrami

  • 27 February 2024 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Aleanca e lindjes, në krye me Rusinë dhe agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës, e kanë për qëllim, që lufta dhe fitorja e Rusisë, të shtrihet në Kosovë, të trimëruar,nga hapat e gabueshme të Qeverisë së Kosovës, dhe prishjes nga aleatët e shtetit të Kosovës , duke qen e vetme, me përballjet të cenimit eventual të integritetit kushtetues të Kosovës, nga brenda , dhe me përkrahjen, që vije nga projekti serbo-rus, kundër subjektivitetit shtetëror të Kosovës.

-A ka nevojë Kosova ,për 'lojën e fjalëve' për ti kënaq mbështetësit e vetë,se janë patriot edhe kur e humbin shtetin? Qeveria e Kosovës, mjaftë më , me “lojën monotone të fjalëve”, aleanca ndërkombëtare është e qartë në kërkesat e saja: Zbatoni, detyrimet e marrjes, përmes marrëveshjes të akorduar të planit franko gjerman. Kryeministri Kurti, dhe mbështetësit e tij , për mos zbatimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja e akorduar të planit franko gjerman me palën serbe , ka zgjedhë “lojën e fjalëve” , në vend marrjes së vendimeve dhe zbatimin e tyre.

Qeveria e Kosovës, e ka të kufizuar lojën e hapësirës manovruese, për të ndërmarrë veprimet si; Ndalimi i dinarit serb, të tërhiqet menjëherë, e pa arsyetime monotone për "likat" e mbështetësve të tij; - t'i shpall zgjedhjet në katër komunat veriore ,menjëherë, dhe pa lojën e fjalëve, për ti kënaq elektoratin e vetë; - të filloj hartimin e STATUTIT të Asociacionit të qytetarëve serb për katër komunat serbe në veri të Kosovës, në përputhje me rendin kushtetues të Kosovës, dhe legjislacionin tjetër pozitiv të Kosovës, pa shtyrje, dhe pa arsyetime , sipas qejfit të kryeministrit të Kosovës, e të mbështetësve të tij; - të zbatoj vendimin kushtetues për manastirin e Deçanit.

Lidershipi i Kosovës , do të duhej të kuptoj ,se për qeverisje të një vendi ,do të duhej të merr edhe vendime jo populiste, përndryshe, shteti dhe vendi i Kosovës do të rrezikohen të përballen, me këto pasoja: - Shteti i Kosovës do të vihej, në izolim të plot nga ndërkombëtarët , liderët politik dhe qeveria si tërësi, do të vihej nën sanksionet e rrepta të bashkësisë ndërkombëtare; - në skenarin më të keq për kokëfortësinë e Qeverisë së Kosovës dhe të presidentit të Kosovës , shteti do të vihej në bllokadë ekonomike , drejt një falimentimi total,dhe shpërbërjes si shtet; - në skenarin tjetër , veriu i Kosovës,do të ndahej me forcë , nga forcat e brendshme serbe, që mund të organizohen shumë shpejt, e të toleruar nga aleanca ndërkombëtare ,për shkak të veprimeve të njëanshme të pa koordinuara të politikë bërësve kosovar. - Aleanca e lindjes, në krye me Rusinë e agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës,e kanë për qëllim, që lufta dhe fitorja e Rusisë, të shtrihej në Kosovë, edhe të trimëruar,nga hapat e gabueshme të Qeverisë së Kosovës,dhe prishjes nga aleatët e shtetit të Kosovës ,duke qen e vetme, me përballjet të cenimit eventual të integritetit kushtetues të Kosovës, nga brenda ,dhe me përkrahjen, që vejnë nga projekti serbo-rus, kundër subjektivitetit shtetëror të Kosovës. Dhe në bazë të kësaj, cilat do të duhej të jenë ,veprimet e mençura ,që duhej t'i ndërmarrin, politikë bërësit e Kosovës, në sekondat e fundit, apo,të vazhdoj me arsyetimet e tyre banale, të 'lojës së tyre të fjalëve' , se të "tjerët janë fajtor" ,dhe,pajtimin,për gabimet e tyre, me zhbërjen e shtetit nga vetë qeveritarët,dhe politikë bërja si tërësi e Republikës së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".