Për pastrimin e krimit dhe të sharlatanizmit duhet një Vetting intelektual dhe gjithë institucional

Për pastrimin e krimit dhe të sharlatanizmit duhet një Vetting intelektual dhe gjithë institucional
Për pastrimin e krimit dhe të sharlatanizmit duhet një Vetting intelektual dhe gjithë institucional

Skender Kapiti

  • 27 February 2024 - 18:45

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Kjo farë elite peticionistësh do të duhej që të interesoheshin edhe për mbështetje të shtetit dhe të sovranitetit të Kosovës, që është aq shumë aktual dhe shqetësim kombëtar gjithë shqiptar. Dhe pikërisht këto mos-shqetësime të tyre për problematika kryesore janë tipare të përbashkëta edhe të elitarëve të rinj që enden nëpër studio televizive e që shkruajnë nëpër gazeta. Pse këta nuk bëjnë një kërkesë për dekomunistifimin e Akademisë së Shkencave kur në krye të saj është një ministër i kohës së komunizmit. Pse këta nuk kërkojnë hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Pra ka shumë e shumë problematike thelbësore shqetësuese por kastës së intelektualëve dhe të “diplomatëve” të shkollave të Partisë Komuniste nuk u interesojnë, sepse ata duan të mbijetojnë “intelektualisht” , pavarësisht se janë vjetërsira intelektuale dhe në kundër kohë.

 

Shtetit i duhet Vetting në drejtësi e politikë dhe për luftë kundër korrupsionit. Por duhet Vetting, dhe më kryesori është Veting-u intelektual gjithë institucional. Kanë të drejtë disa peticionistë që kërkojnë pastrimin e medieve nga sharlatanët, por këta peticionistë që të jenë të besueshëm dhe nëse janë me të vërtetë të shqetësuar nga sharlatanët, ata do të duhet që të bënin një peticion për dekomunistifikimin e shoqërisë, një peticion për pastrimin edhe të parlamentit, të qeverisë, të administratës, të akademisë, të universiteteve dhe të të gjithë sistemit nga sharlatanët. Këta peticionistë do të duhet që për të mirën kombëtare t’a përdornin autoritetin intelektual që e kanë disa prej tyre, dhe me guxim duhet të dalin për t’i paraprirë ndryshimit dhe daljen e Shqipërisë nga kthetrat e korrupsionit dhe të tranzicionit, dhe jo të struken e të bëjnë me këtë peticion sikur po duken. Ky peticion i tyre është hileqar dhe i pasinqertë pasi prek vetëm një aspekt, pikërisht atë që u intereson atyre . Dhe kjo mendoj vjen nga fakti se ata dhe interesat e tyre personale dhe familjare i kanë të realizuara dhe janë prezent kudo sot ata dhe familjarët, me nipa e mbesa të tyre nëpër institucionet shtetërore, dhe servilosen si sahanlëpirës ndaj çdo lloj politike e pushteti dhe vegjetojnë në politikë dhe në institucionet e tjera. Këta janë të shqetësuar për faktin se në media ka frymë më të madhe liberalizmi e lirie intelektuale ku në to dalin të rinj , elitë e re që nuk përputhet me sharlatanizmin dhe me intelektualizmin e formësuar në komunizëm bartësit e të cilëve janë akoma kudo në sistem. Pra sharlatanët dhe sharlatanizmi i vjetër kërkojnë që ta kenë monopol të përjetshëm edhe akademinë, medien dhe televizionet. Është për t’u theksuar edhe fakti se sharlatanët dhe sharlatanizmi zgjidhen dhe depërtojnë lehtë në institucionet demokratike, politike, juridike, akademike, universitare etj. sepse edhe shoqëria shqiptare vuan nga egoizmi negativ, smira dhe urrejtja për talentin, meritën dhe suksesin e tjetrit. Pra sharlatanët janë kudo, janë dhe kemi sharlatanë në politikë,qeveri,administratë, akademi,universitete, diplomaci,drejtësi,avokati,polici, pra ka plot. Dhe sharlatani është profesionist në mashtrime, hipokrizi, djallëzi, shpifje,spiunllëk e sidomos si servil. Këta sharlatanë bëjnë karrierë sepse të tillët i duhen politikës dhe pushtetit në Shqipëri. . Mbas shembjes së komunizmit, demokracia në Shqipëri është e vërtetë se “prodhoi” me shumicë e tepricë poetë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë, gazetarë, opinionistë, “shkencëtarë”, profesorë, dijetarë e filozofë dhe sidomos edhe juristë e ekspertë të “aftësuar”, doktorizuar e profesorizuar me diploma e tituj me ndihmën e akrabasë politike, të tarafit dhe të parasë e korrupsionit të cilët e dominojnë jetën politike, shoqërore, mediatike, akademike,juridike dhe universitare të vendit. Pra ndodhi edhe në demokraci ashtu si edhe në komunizëm pasi edhe në atë regjim intelektualizmi, mediet, qeverisja e pushteti, profesorllëku dhe doktorllëku shkencor si dhe akademia e mediet dhe merita në komunizëm u përkiste komunistëve, bijve të tyre dhe të gjithë injorantëve e servilëve që ishin të përkushtuar dhe besnik në shërbim të atij regjimi të lig e anti human. Pra në të dyja rastet si në komunizëm ashtu edhe pas tij edhe akademinë dhe mediet si dhe të gjitha sferat e tjera të sistemit ishin dhe janë në dorë të sharlatanëve ku prej tyre ka pak përjashtime, ka shumë pak ndonjë intelektual të aftë dhe “guximtar” jashtë politik e jashtë partiak. Këto ditë po bëhet një zhurmë e ballafaqim mes intelektualëve të rinj dhe një grupi intelektualësh, studiuesish dhe studentësh të cilët kanë përpiluar një peticion ku kërkohet që AMA të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare ku spikatet një nivel i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të medieve tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Po është e vërtetë se edhe sot nëpër media, televizione dhe në emisionet e tyre na mbyti mediokriteti i intelektualizmit sharlatan, paaftësia dhe jo profesionalizmi, me daljet e "leksionistëve” të rinj me diploma të blera nëpër universitete ku ligjërojnë edhe mësues e profesorë sharlatanë që mundohen që t’i sfidojnë sharlatanët e intelektualët e komunizmit, të cilët për 50 vite historinë, letërsinë dhe shkencën e vlerësuan dhe e “korrigjuan” sipas këndvështrimit komunist. Por edhe sot nuk ka sharlatanizëm vetëm në mjetet e informimit, por sharlatanizmi më shqetësues intelektual gjendet te politika, në parlament, te qeverisja, te institucionet e larta shtetërore, në administratë, në arsim, në universitete e kudo në sistem. Dhe këta intelektualë që e mbajnë veten shkencëtarë e të ditur, por që në fakt janë vetë dhe shërbëtoret e sistemit e regjimit të komunizmit, janë ata sharlatanë me formësim shkencor të partishmërisë komuniste që i kanë shërbyer edukimit dhe formësimit të njeriut të ri me botëkuptimin e komunizmit “shkencor” e të marksizmit-leninizmit “ngadhënjimtar” dhe së pari këta duhet të bënin një peticion kërkim faljeje për atë shërbim që i kanë bërë komunizmit; dhe këta po të ishin të sinqertë dhe të shqetësuar realisht për interesin kombëtar duhej t’i drejtonin një peticion kërkesë llogaridhënës qeverisë dhe të shqetësoheshin për problemin e shqetësimin më të madh që kanë shqiptarët sot: atë të braktisjes dhe boshatisjen e Shqipërisë nga qytetarët shqiptarë, dhe të bënin ndonjë peticion kundër korrupsionit dhe t’i kërkonin qeverisë dhe administratës për t’u pastruar nga intelektualët e punonjësit sharlatanë, të korruptuar dhe injorantë. Kjo farë elite peticionistësh do të duhej që të interesoheshin edhe për mbështetje të shtetit dhe të sovranitetit të Kosovës, që është aq shumë aktual dhe shqetësim kombëtar gjithë shqiptar. Dhe pikërisht këto mosshqetësime të tyre për problematika kryesore janë tipare të përbashkëta edhe të elitarëve të rinj që enden nëpër studio televizive e që shkruajnë nëpër gazeta. Pse këta nuk bëjnë një kërkesë për dekomunistifimin e Akademisë së Shkencave kur në krye të saj është një ministër i kohës së komunizmit. Pse këta nuk kërkojnë hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Pra ka shumë e shumë problematike thelbësore shqetësuese por kastës së intelektualëve dhe të “diplomatëve” të shkollave të Partisë Komuniste nuk u interesojnë, sepse ata duan të mbijetojnë “intelektualisht”, pavarësisht se janë vjetërsira intelektuale dhe në kundër kohë. Pra sot kemi ballafaqim dhe përplasje mes dy sharlatanizmave, atij të së shkuarës komuniste që ishin në shërbim të ideologjisë së komunizmit , dhe nga ana tjetër e një sharlatanizmi të ri mediokër, servil dhe të korruptuar që i shërbejnë po politikës dhe pushtetit të sotëm. Është vështirë të gjesh intelektualë të mirëfilltë në Shqipëri të paanshëm politikisht dhe të pa infektuar nga korrupsioni dhe shërbesa politike. Ata janë të rrallë, dhe shumica prej tyre nuk “guxojnë” të kritikojnë, por as mediet nuk ua japin mundësinë për t’i ftuar në studio dhe në emisione, dhe as gazetat në Tiranë nuk ua botojnë librat, shkrimet dhe opinionet e tyre të vërteta shkencore dhe patriotike përveç se rrallë ndonjëra si p.sh. Gazeta “SOT”. Pra ka një zëvendësim, ata të vjetri më këta të “rinjtë” ,dhe ka përjashtim nga bota akademike, politike, shkencore dhe mediatike e intelektualizmit të mirëfilltë potent e meritor, shkencor e patriotik të cilët edhe kanë marrë arratinë jashtë Shqipërisë. Po është e vërtetë se duhen hequra idiotët dhe sharlatanët e sotëm nga ekranet dhe televizionet, por këtë nuk kanë moral që ta kërkojnë idiotët dhe falsifikatorët e ish komunizmit. Pra duhet bërë një Vetting i thellë edhe në akademi, edhe në media, edhe në universitete për pastrimin e tyre nga sharlatanizmi ashtu sikurse që po kryhet Vetting edhe në drejtësi. Këtë po e kërkojnë qytetarë çdo ditë, kur shprehen me neveri karshi kësaj elite intelektuale vjetërsirash e jashtë mode dhe këtyre injorantëve modern të këtij tranzicioni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".