Stop lojës së turpshme të hajnave të pa ndëshkuar me listat e veteranëve të luftës

Stop lojës së turpshme të hajnave të pa ndëshkuar me listat e veteranëve të luftës
Stop lojës së turpshme të hajnave të pa ndëshkuar me listat e veteranëve të luftës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 29 February 2024 - 18:52

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Ata që i manipuluan dhe frynë listat e veteranëve janë krye banditët më të mëdhenj, janë krye hajnat me të mëdhenj, janë krye lehaqentë më të mëdhenj e mos e gëzofshin për jetë e mot, ata që vodhën në gjakun e tyre dhe i lanë në mëshirën e Zotit. Që nuk kishin as bukë për të ngrënë, nuk kishin asgjë për të shtruar në sofër familjes, i lanë ata që nuk kishin para as për ilaçe dhe deri që i shtyn të bëjnë edhe vetëvrasje dhe mjerisht jo më pak se 50 i dhanë fund jetës, i lanë ata sakat që kishin lënë gjymtyrët nëpër bjeshkë kundër hordhive çetnike serbe. Lidhur me aferën e turpshme të veteranëve të luftës, po e përsërisë dhe po e ripërsëris për të satën herë se është turp për në dhe është turp për shtetin që i hyn në hak një ushtari të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

 

Kam thënë dhe mbetëm partizanë e sajë se një njëri qoftë femër apo mashkull vetëm njëherë e ka kapur dyfekun krahut dhe ja ka dhënë malit apo vetëm një orë ka ndejtë në istikame kundër gjakësorëve dhe fashistëve serbo-çetnik dhe atyre mercenarëve rus, apo sllavoortodoks që me së paku do të duhej të jetë paga mbi 500 Euro, sepse ai nuk e ka qitur shpirtin në pazar për para por, ka mbetur aty dhe nuk është tërhequr as për një milimetër. Ndryshe vepruan ata që i fryn listat për interesa të tyre personale, për vota dhe u bën super milioner dhe siguruan pasuri me gjakun e tyre më tepër se 20-30 breza. Ata që i manipuluan dhe frynë listat e veteranëve janë krye banditët më të mëdhenj, janë krye hajnat me të mëdhenj, janë krye lehaqentë më të mëdhenj e mos e gëzofshin për jetë e mot, ata që vodhën në gjakun e tyre dhe i lanë në mëshirën e Zotit. Që nuk kishin as bukë për të ngrënë, nuk kishin asgjë për të shtruar në sofër familjes, i lanë ata që nuk kishin para as për ilaçe dhe deri që i shtyn të bëjnë edhe vetëvrasje dhe mjerisht jo më pak se 50 i dhanë fund jetës, i lanë ata sakat që kishin lënë gjymtyrët nëpër bjeshkë kundër hordhive çetnike serbe. Dhe, këta kryebanditë shkuar kryebanditëve, këta krye langonj shkuar krye langonjve, bridhnin pas kurvave, i blinin rrospive vetura, i blinin rrospive banesa, shisnin tokat e shtetit dhe bënin pazare me serbianët, si mund t´iu falet kjo? Këta edhe pse nuk ka shtet për t´i dënuar këta do ti dënoj ZOTI mbajeni në mend, do t´i ndjek dora e mallkimit kudo që të shkojnë. Do vije koha ku do të zbardhen faqet e historisë se kush u bë super milionerë me gjakun e tyre dhe kush vdiq nga mjerimi. Askush në planet nuk i fyu dhe nuk i njollosi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kryebanditët që i lanë në rruge veteranët me 300 euro dhe këta langonj voziten vetura me 50.000 (pesëdhjetë mijë euro), këta leha qenë, ushtarin e lanë në mjerim e këta bënin dyzen ahengu nëpër jahte dhe duke u zgërdhi me gjakësorët serb që na vranë, me mauzerre dhe na prenë me sakicë, e na therën me hanxhar dhe këta langonj bashkë me ta shkonin pas kurvave që rrinin të semafori për hamshor. Dhe ne pyesim publikisht përse këta u bënë super milioner dhe përse 50 ushtarë lirie që kurrën e kurrës nuk do të çliroheshim të mos këtë buke dhe krip në sofër e krye hajnat të kenë shtëpi në capitol që kushton jo më pak se një milion euro. Deri dje kjo race e poshtër i ka kullotur dhitë nëpër skerka dhe si ka mundësi të zë vend në zemër të Copitol citit dhe të mos i vije turp. Në fakt, gabova që e përmenda fjalën turp, sepse ku dinë kjo race e poshtër edhe e qelbur se çka është turpi. Nuk din se këta i ka verbuar lakmia dhe hajnia dhe nuk i njohin më ushtarët që në vend jastëkut mbanin grumbull dheu. Më besoni një gjë se po ju flas nga përvoja dhe që jam dëshmitar i kohës, se as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj kurrizin. Kjo racë e poshtër i larguan rrotull vetes të gjithë patriotët dhe afruan udbashët, spiunët, tradhtarët dhe shumë qen shpirtshitur dhe bile i dekoruan me lloj-lloj medalje, që deri dje e kishin gjoksin deri në kërthizë me znaçka Serbinë dhe hanin e pinin bashkë duke bërë sevda. Do të ishte mirë që Gjykata të merr vendim të drejt kundër të gjithë atyre krye hajnave se kush do qofshin duke mos përmendur emërim e askujt, por për mua do të ishte mjaft qe të shpallet hajn dhe që të ik nga kjo botë me njollën e zezë, që u pasurua me gjakun e ushtarit dhe u bë super milioner dhe se ushtari i vërtet bëri vetëvrasje dhe kjo racë e pashtër kush do qofshin të bëjë dyzen ahengu me Shlivovicë e mish derri e frymën ja nxëntë e ushtari i vërtet të mos ketë bukë t´iu jep fëmijëve në sofër. Mallkimi i tyre do i zë dhe të gjithë do e paguajnë në këtë botë, do t´i shihni. Ushtari i vërtetë veq në kolibe e krye langoi me shtëpi pesë herë më të mirë se Bill Clintoni dhe lë të del ndonjë gop nënën të thotë se nuk është ashtu. Në fund fare, jam ai që kam thënë se ushtarit të vërtet të paktën rroga 500 euro deri në 1.000 e këtyre krye hajnave mos e gëzofshin për jetë e mot. Haram i qoftë plaga e tyre!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".