Të zbulohen, hetohen dhe ndiqen penalisht kërcënuesit tinëzar të KPK-s kundër Presidentes

Të zbulohen, hetohen dhe ndiqen penalisht kërcënuesit tinëzar të KPK-s kundër Presidentes
Të zbulohen, hetohen dhe ndiqen penalisht kërcënuesit tinëzar të KPK-s kundër Presidentes

Gani Qarri

  • 29 February 2024 - 18:53

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Fakti se këto ditë vet Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu denoncojë edhe një herë, publikisht se si nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për mos dekretimin e Blerim Isufjat për kryeprokuror të shtetit, është kërcënuar, përmes mesazheve, vet presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani, vërtetë është akt skandaloz dhe alarm shumë serioz, që në vijimësi po vazhdon të ngritët nga krerët e shtetit të Kosovës, për shantazh dhe kërcënim nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, akt i cili nuk guxon të kalojë në heshtje as të mbetet pa përgjigje adekuate!

 

Për aq më tepër, ministrja është shprehur e habitur, me shumë të drejtë, sepse përderisa krerët e institucioneve të drejtësisë, që i shërbejnë krimit të organizuar, marrin aq guxim sa të kërcënojnë edhe krerët e institucioneve të shtetit, deri në presidencë, atëherë me qytetarët ata janë edhe më të pamëshirshëm. Kërcënimin që i është bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të parës së shtetit, ajo thotë se e ka kuptuar nga vetë presidentja të cilës ata i kanë çuar fjalë: "O nënshkruaje Blerim Isufajn, o do të merremi me ty"! E gjendjen e tensionuar në mes të Prokurorisë së shtetitKëshillit Prokurorial, zyrës së Presidentit dhe të Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos dekretimit të Isufajt e pati konfirmuar edhe vetë Presidentja Osmani. Pra një formë e tilla të presioneve e kërcënimeve, megjithëse Presidentja e vendit, nuk është shqetësuar në raport me këto kërcënime, të cilat sistemi i përdor për të ndalë dhe për të frikësuar qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka qenë presion i paligjshëm e jo kushtetues dhe në kundërshtim të plotë me çdo praktikë të mëhershme të komunikimit ndër personal, ka deklaruar Albulena Haxhiu. Përndryshe një konferencë për media më 17 tetor të vitit të kaluar, presidentja vet pati deklaruar publikisht se është kërcënuar nga njerëz ‘të sistemit të drejtësisë’, nga njerëz që dërgonin mesazhe, si: "Do të të ngritim aktakuzë’, ‘do të bëjmë dosje", "do të t’i lidhim duart”, etj, kishte thënë Osmani, duke shtuar se “është shqetësuese kur zyrtarë të institucioneve tona të drejtësisë mendojnë se mund ta kërcënojnë kreun e shtetit. Presidentja ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, dhe i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore ashtu edhe nga ndërkombëtarët, duke ofruar të gjithë argument të mjaftueshme të shkeljeve dhe abuzimit dhe vendimin për mos dekretim të Blerim Isufajt për kryeprokuror shteti, Presidentja e kishte bërë publik më 17 tetor të vitit të kaluar. “Disa nga shkeljet e evidentuar nga procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit janë: Shmangia nga zbatimi i kritereve ligjore për pozitën e kryeprokuror të shtetit; mohimi i mundësisë për mjet ankimor brenda KPK-së, për kandidatët e pakënaqur, përmes refuzimit arbitrar të raportit të komisionit për shqyrtim të kundërshtimeve; shkelje në procedurat e vlerësimit të reputacionit Professional të kandidatëve; shkelje në procedurat të integritetit të kandidatëve”, është shprehur presidentja Osmani. Por edhe pse është kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës vazhdimi i procedurave të reja për përzgjedhjen dhe propozimin e kandidatit tjetër për këtë pozitë, situate është futur në rrugë pa krye sepse KPK-ja ka kundërshtuar, duke insistuar në kandidaturën e Blerim Isufajt, pasi që, me gjasë ky edhe është personi më i preferuar, për kryeprokuror nga vetë nëntoka e krimit të Organizuar, e ndoshta deri te krye terroristi Milan Radojçiqi, të cilin përveçse, para një kohe, e ka liruar vet, pa dhënë asnjë shpjegim, nga aktakuza, as pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023, duket se nuk e ka ndërmend ti ngritë aktakuzë fare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".