Lexoni edhe:
Serbia e Aleksandër Vuçiqit sikurse ajo e kohës së Millosheviqit
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Pas vendimit të ligjshëm e kushtetues të BQK-s për ndalimin e pagesave me dinar serb në Kosovë, me të cilin janë familjarizuar edhe vet serbët lokal, duke mirë pranuar euron dhe filluar ta përdorin atë me vetë dëshirë, në jetën e tyre të përditshme, si në të gjitha pjesët tjera të Kosovës, regjimi serb, po keqpërdorur publikisht mbështetjen e pakuptimtë, nga disa ndërkombëtar, që edhe nga Beogradi, të përdorë skenarë fiktiv, të viktimizimit të pakicës serbe, për ta acaruar serish situatën në veri të Kosovës.
-Situatë plotësisht e qetë dhe stabile, si asnjëherë më parë, në gjithë periudhën e pasçlirimit të Kosovës nga Serbia hegjemoniste, që në fakt, qysh nga ndalim i i organizatave terroriste serbe dhe dëbimi i bandave kriminale të Milan Radojçiqit, është normalizuar tërësisht, madje është më e qetë se edhe në pjesët tjera të Kosovës. Kjo duket se ka filluar ta shqetësoj tepër Vuçiqin, ndaj dhe po përpiqet që duke përdorur përsëri mbetjet e grupeve terroriste serbe dhe pjesëtarët e kamufluar të bandave të krye terroristit Milan Radojçiq, të shkaktoj provokime të reja, duke djegur aty këtu, ndonjë makinë, tani me targa të Serbisë, për të bindur ndërkombëtarët, se kinse pjesëtarët e pakicës serbe, të cilët kanë filluar të bashkëpunojnë gjithnjë e më tepër me Policinë e shtetit, janë “të rrezikuar”, prej autoriteteve të Kosovës.
Serbia e Aleksandër Vuçiqit sikurse ajo e kohës së MillosheviqitLexoni edhe:
Kjo u pa edhe me përsëritjen e skenarit të djegies së veturave të qytetarëve, për të prodhuar tensione dhe arsyetuar përpjekjet për eskalimin e gjendjes, tanimë të normalizuar që nga ndalimi i organizatave terroriste serbe dhe dëbim i bandave kriminale të Radojçiqit, në Serbi. Siç njoftoi Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Veton Elshani më 29 shkurt rreth orës 04:00 është pranuar informata se në Leposaviq ishte duke u djegur një veturë Toyota e bardhë, me targa të Rashkës dhe si pasojë e ndezjes së saj, kanë pësuar dëme edhe dy vetura tjera të parkuara aty pranë, gjë që krijon dyshimin e bazuar, të inskenimit të incidentit të qëllimshëm për kinse rrezikimin e lëvizjes së lirë me tabela të Serbisë në territoret e shtetit të Kosovës, pas rivendosjes së rendit e të ligjit në veri të vendit tonë. Sipas Policisë së Kosovës incidentet të tilla nuk janë të rastësishme, siç nuk habit as koha në të cilën ndodhi, pra pikërisht në momentin kur Vuçiqi u ankua para medieve, në ditën e dytë të Samitit, që po mbahej në Tiranë, për masat e ligjshme të cilat Qeveria e Kosovës, dhe BQK, kanë marr për nxjerrjen jashtë tregut të dinarit serb, në gjithë territorin e Kosovës.
Deklarimi i Vuçiqit nga Tirana, ishte një mesazh direkt i tij, për pjesëtarët e pakicës serbe, në Kosovë, që të mos i binden vendimit ligjor e kushtetues të Bankës Qendrore të Kosovës, dhe autoriteteve të shtetit të Kosovës, në kohën kur ai, lanson publikisht gënjeshtra, se kinse Serbia angazhohet për ruajtjen e paqes, qetësisë dhe të stabilitetit në rajon. Prandaj provokimet e porositura,sporadike nga Beogradi, të cilat kohët e fundit, kanë filluar të paraqiten, aty këtu, duhet ti shërbejnë Qeverisë së Kosovës, për të shtuar masat e sigurisë në veri, me dislokim shtesë të forcave të policisë dhe mbështetje të sforcuar të EULEX-it, si dhe patrullim të shtruar për gjatë vijës kufitare me Serbinë me patrulla të kombinuara me ekipet e KFOR-it për të siguruar dhe parandaluar skenarin eventual të përsëritjes së një akti të ri terrorist, sikur ai që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".