Kosova dhe Serbia mbeten në konflikt të ngrirë, marrëveshja nuk është afër

Kosova dhe Serbia mbeten në konflikt të ngrirë, marrëveshja nuk është afër
Kosova dhe Serbia mbeten në konflikt të ngrirë, marrëveshja nuk është afër

Muhamet Kelmendi

  • 02 March 2024 - 08:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

BE po përpiqet që para se të shkohet në zgjedhjet parlamentare, në disa muaj në vijim, të arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është një pikësynim që është vështirë të realizohet. Kjo, jo pse Kosova mbanë përgjegjësi, por për faktin se vetë BE e ka krijuar gjendjen për të mos pasur marrëveshje gjithëpërfshirëse.

-BE po ka mirëkuptim ndaj pretendimeve territoriale serbe. Shih: qëndrimin mbi dinarin. Dialogu pa status i Kosovës, të cilën BE e ka në bazë, ka krijuar gjendje te Serbia për të marrë aksione kriminale për të realizuar gjoja shtetësinë serbe mbi territorin e Kosovës. Në këtë kuadër nuk ka as marrëveshje. Kosova nuk mundet ta pranon ndonjë marrëveshje që nuk e garanton shtetësinë dhe integritetin territorial të Republikës. Ndërsa, shteti serb e donë ripushtimin. BE me përfaqësuesit e vetë Borel e Lajçak heshtë! Në këtë gjendje është BE.

Nuk po e përkrah pavarësinë e Kosovës. Kurrë z.Borel dhe z.Lajçak nuk e kanë deklaruar në konferenca dhe në çdo kontakt faktin se Kosova është shtet i pavarur. Çdo herë ka qenë për këta ndërmjetës statusi juridik i pazgjidhur. Me dialog me shtetin serb, ishte motoja se do të zgjidhet statusi. Këtu është shkaku i mos suksesit të BE-së. As në muajt e mbetur para zgjedhjeve në BE dhe në SHBA nuk pritet ndonjë hap pozitiv. Gjendja do të keqësohet. Me z.Borel, z.Lajcak dhe z Eskobar nuk arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Me këta ndërmjetësues dhe me përkëdhelje të Beogradit, për hir të animit të Serbisë nga BE, kundër gjoja Rusisë, nuk zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. Ajo kështu dërgon te lufta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".