Borrell dhe Lajçak vendosën masa të pa drejta kundër Kosovës, e morën goditjen e rëndë nga Parlamenti Evropian

Borrell dhe Lajçak vendosën masa të pa drejta kundër Kosovës, e morën goditjen e rëndë nga Parlamenti Evropian
Borrell dhe Lajçak vendosën masa të pa drejta kundër Kosovës, e morën goditjen e rëndë nga Parlamenti Evropian

Gjon keka

  • 03 March 2024 - 08:58

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Tani në lidhje me këtë duhet nënvizuar edhe këtë se Kosova duhet të tregohet tepër e mençur e vizionare ,ajo t'i kryej detyrat e saj të mos e lejoj veten të bjerë në pozita të tilla të vendosjes së masave apo sanksioneve të tjera të reja, jo vetëm nga BE ,por edhe nga ShBA. Si ShBA ashtu edhe vendet tjera mike evropiane vazhdimisht i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos shikoj të tjerët se çfarë bëjnë ,ajo të bëhet e përgjegjshme ,e urtë dhe vizionare e strategjike dhe t'i kryej obligimet e saj, dhe kur Kosova i kryen obligimet e saj atëherë sigurisht trysnia më e madhe shkon tek pala tjetër që nuk i ka kryer obligimet dhe përgjegjësit e marra që kanë dalë nga marrëveshjet në dialog. Në fakt kërkesat e PE për heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Këshilli i BE-sw , janë kërkesa të arsyeshme dhe tregojnë qartë se ato masa ishin të padrejta dhe të njëanshme.

 

Gabimi i Këshillit ishte se ai vendosi masat ndaj Kosovës në një kohë të turbullt politike dhe në rrethana ku sheshit doli njëanshmëria në këto politika të masave që ajo përdori e nxitur nga kërkesat e ndërmjetësve të Unionit Evropian Borrel dhe Lajçak. Kjo tregon se PE e ka analizuar në tërësi këtë dhe ka dal me atë rezolutë e cila tregon mjaftë qartë se masat ndaj Kosovës ishin të padrejta ,të njëanshme dhe të gabuara ,prandaj kjo duhet të përmirësohet dhe të vendosen gjërat në binarët e sigurt të normalitetit, të paanshmërisë dhe të ecjes drejt të ardhmes dhe qëllimit të të dy palëve për një përmbushje në praktik të asaj që është arritur nga marrëveshjet dhe obligimet ndërkombëtare të tyre. Me këtë rezolutë të PE nuk do të thotë se shumica e vendeve po vetëdijesohen ,por është një rezolutë që tregon se si në këtë çështje është bërë një trajtim i gabuar dhe i njëanshëm i vendosjes së masave ndaj Kosovës. Pra më saktësisht PE tregoi me këtë se ky veprim ishte i gabuar dhe tepër i nxituar madje i pa analizuar mirë deri në vendosjen e masave,Shihet qartë se këto masa ishin të njëanshme dhe pa ndonjë efekt pozitiv as pë ata që i vendosën masat e as ata që i ranë mbi kurriz këto masa pra Kosovës, aq më tepër masat ndaj Kosovës e nxorën atë si një problem përballë bashkësisë ndërkombëtare,kjo ndikojë në imazhin e Kosovës ,por edhe në imazhin e vetë atyre që vendosën masat të padrejta e të pa analizuar thellë këtë. Tani situata është krejt tjetër, dhe për të ecur përpara së pari duhet që të hiqen këto masa ndaj Kosovës, palët të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që kërkesat ndaj palëve për të përmbushur obligimet e tyre nga marrëveshjet të bëhen njësoj duke sjellë kështu të dy palët para përgjegjësive të tyre që kanë marrë në dialog dhe që do të marrin në vijim. Koha është qy të dy palët si Kosova ashtu edhe Serbia t'i zbatojnë në tërësi marrëveshjet që ata janë zotuar se kanë rënë dakord në dialogun e lehtësuar nga BE dhe ShBA. Poashtu shihet në rezolutë se PE kërkon që këto të realizohen në kuadër të frymës së kompromisit dhe mirëbesimit ,me bazë njohjen reciproke të tyre. Tani në lidhje me këtë duhet nënvizuar edhe këtë se Kosova duhet të tregohet tepër e mençur e vizionare ,ajo t'i kryej detyrat e saj të mos e lejoj veten të bjerë në pozita të tilla të vendosjes së masave apo sanksioneve të tjera të reja, jo vetëm nga BE ,por edhe nga ShBA. Si ShBA ashtu edhe vendet tjera mike evropiane vazhdimisht i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos shikoj të tjerët se çfarë bëjnë ,ajo të bëhet e përgjegjshme ,e urtë dhe vizionare e strategjike dhe t'i kryej obligimet e saj, dhe kur Kosova i kryen obligimet e saj atëherë sigurisht trysnia më e madhe shkon tek pala tjetër që nuk i ka kryer obligimet dhe përgjegjësit e marra që kanë dalë nga marrëveshjet në dialog. Të jemi të qartë ShBAsë është duke i humbur durimi me Qeverinë e Kosovës për shkak të mosbashkëpunimit të sinqertë, mos koordinimit etj. Kosova është shtet sovran kjo dihet botërisht,por,sot jemi në shekullin XXI dhe se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta harrojë këtë gjë se garant i sovranitetit të Kosovës si shtet është ShBA dhe NATO-KFOR. Edhe këtë duhet ditur pushtetarët e Kosovës , se ShBA të lejon të shkosh deri të vija e kuqe e saj,të jep mesazhe, të tregon se durimit të saj po i vjen fundi dhe në momentin që ti e shkel vijën e kuqe ,ajo vepron dhe se si vepron ajo ,koha do ta tregoj,ajo i ka të gjitha mjetet dhe rrugët për të vepruar në mënyrën e saj. Qeveria e Kosovës duhet të punojë me urtësi,vizion,strategji të qartë dhe tepër ngushtë me ShBA dhe vendet tjera mike evropian ,ashtu që të arrijë hapat e duhur në udhën e saj drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe organizatat tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".