Kjo është e pa pranueshme, huliganët serb që sulmuan qytetarët shqiptar dhe KFOR-in po marrin dënime vetëm në të holla

Kjo është e pa pranueshme, huliganët serb që sulmuan qytetarët shqiptar dhe KFOR-in po marrin dënime vetëm në të holla
Kjo është e pa pranueshme, huliganët serb që sulmuan qytetarët shqiptar dhe KFOR-in po marrin dënime vetëm në të holla

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 March 2024 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Është shumë e vërtetë se nuk jam me profesion jurist, por për huliganizëm që e kemi parë se çka ka ndodhur nga huliganët dhe banditët dhe kriminelët serb që sulmuan trupat e KFOR-it, vërtetë është i turpshëm edhe ky shqiptim i dënimit vetëm me të holla, është tepër i but nga Gjykata. Kjo i bie pa menduar fare se ka diçka që nuk shkon, që mund të kuptohet edhe nënshtrimi, që nuk ka më rëndë për drejtësinë në Republikën e Kosovës. Dhe tani kush mund të besoj se kjo Gjykate është e pavarur dhe nuk është e ndikuar nga jashtë.

-Përpos që sulmuan trupat e KFOR-it këto banda dhe banditë kriminal natyrisht të dirigjuar nga Beogradi, se ata e kanë parë dhe vërejtur se kanë humbur çdo gjë, e këtë më së miri e kanë parë edhe gazetarët e shumtë se çka ndodhi atje që po ashtu u sulmuan dhe u lënduan dhe e përhapën lajmin dhe xhirimet e tyre u panë gjithandej, dhe të dënohen me para, vërtetë nuk mund të kuptohet assesi. U dënuan me burg nga gjashtë muaj dhe kjo u zbut dhe u dënuan me të holla!!!

Nga pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm të shpallet si në Pazar një dënim i tillë, kjo e ka shokuar çdo shqiptar të ndershëm sepse ky dënim nga burgu me të holla është shpallur në emër të popullit, dhe prandaj populli si mund të pajtohet kur këta huliganizëm bërtitën edhe lloj-lloj fjalësh fyese dhe ofenduese kundër popullit shqiptar? Bile me ka rastisur të lexoj se kanë kërkuar edhe vdekjen e shqiptarëve, Kosova është Serbi e shumë fjalë fyese në përgjithësi. Po nga këta dy kriminel dhe nga këta banditë u sulmuan edhe objektet ku fshiheshin gazetarët në lokalin serb, dhe demoluan çdo gjë që ju i doli përpara.

Pra banditët Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, që sulmuan KFOR-in për huliganizëm në Zveçan dhe që ndodhi gjatë protestave brutale dhe shkatërrues me datën 29 maj 2023, gjykata i la të lirë dhe jo prapa grilave. Më lartë thash se nuk jam jurist me profesion vetëm se çka kemi parë ne me dy sy në ballë, më duket se është shumë i padrejtë ky shqiptim me burg dhe të ndryshohet me të holla, më duket se është absurd i llojit të vetë që ndodh vetëm në drejtësinë kosovare dhe askund tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".