Pse çdo shtet është e nevojshme të ketë miq dhe aleat? Rasti i miqësisë së Kosovës me SHBA

Pse çdo shtet është e nevojshme të ketë miq dhe aleat? Rasti i miqësisë së Kosovës me SHBA
Pse çdo shtet është e nevojshme të ketë miq dhe aleat? Rasti i miqësisë së Kosovës me SHBA

Gjon keka

  • 08 March 2024 - 10:06

Nga Gjon Keka

-Të ruhet aleanca dhe miqësia me SHBA dhe vendet tjera mike europiane, sepse asnjë shtet nuk mund të ekzistojë pa aleanca dhe pa miqësi. Madje vetë Gjergj Kastrioti në testamentin e tij e këshillon djalin e tij që t'i ruaj aleancat apo miqësit.Duhet ditur se aleancat dhe miqësit në mes shteteve e popujve meritojnë vëmendje të veçantë, pasi shtetet bashkohen në një shoqëri dhe për këtë arsye bashkohen me njëri-tjetrin në një lidhje të ngushtë ndihme reciproke,politike, ekonomike, tregtare, dhe kryesisht ndihmë ushtarake.

Sipas përvojës historike të shteteve është tepër e nevojshme që një shtet midis shteteve të tjera të ketë të paktën një aleat apo mik të tij në rast lufte.Aq më tepër kur dihet se Kosova dhe aleanca e miqësia e saj me ShBA është historike dhe e rëndësisë ekzistenciale për vetë Kosovën si shtet e cila nuk mund të forcohet pa miq e aleatë,e në këtë rast një aleat e mik kaq të madh sikur është SSBA.

Prandaj, Kosova dhe ShBA kanë një marrëdhnie miqësie apo aleance të natyrshme dhe lidhje të caktuara shoqërore,të popujve në mes vete dhe të shteteve që kanë ndikuar pozitivisht në proceset në rajonin tonë. Në politikë ekzistojnë dy llojë miqësie apo aleanca në mes shteteve: miqësi apo aleancë të natyrshme apo natyrore dhe miqësi apo aleancë artificiale apo të panatyrshme.

Në rastin e Kosovës dhe ShBA ,ekziston një miqësi e aleancë e natyrshme sepse jo vetëm që i bashkojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë por edhe të një historie të gjatë e tradicionale të politikës dhe diplomacisë amerikane në këtë pjesë të Europës.

Për të konstatuar sjelljen ndaj shteteve miqësore sikur është ShBA dhe vendet tjera mike europiane, është e nevojshme që ata që janë në krye të qeverisë në Kosovë të kenë njohuri të sakta për këto shtete duke pasur parasysh të gjithë kushtetutën e tyre të brendshme, fuqinë, rolin historik, si dhe marrëdhëniet e tyre me kombin dhe shtetin tonë, me vendet tona dhe vendet tjera në këtë rajon dhe Europë,interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike ,ndkimi i tyre në botën demokratike,të paqes, lirisë etj etj. Pra, ne duhet ta mbajmë fuqishëm të lidhur miqësinë me ShBA dhe vendet e shtetet tjera mike europiane ashtu që ata të jenë të gatshëm të na ndihmojnë në promovimin e mirëqenies sonë ,e shtetit tonë në pasqyrën e botës demokratike dhe të civilizuar; ose, nëse kjo nuk mund të arrihet, shteti i Kosovës duhet të paktën të kërkojë të shihet në dritën e kontribuesit të paqes dhe respektit krah miqëve si ShBA dhe shtetet tjera europiane në mënyrë që të shmangen dëmtimet të imazhit dhe të lëkundjes së miqësive e alenacave. Mungesa e vullnetit për t'u takuar me krerët e Qeverisë të zyrtares së USAID zonjës Erin Elizabeth McKee , tregon për lëkundjen e aleancës apo miqsisë me pushetarët e Kosoëvs,por jo edhe me popullin e Kosovës, pra ShBA si zakonisht nëse i ftohë raportet me pushtetarët ajo i mbanë raportet e miqësisë me popullin dhe shoqërinë civile etj, sepse ato nuk i përgjithësojnë të gjithë si popull,por vetëm kë ata e shohin si mosbashkëpunues dhe mosrespektues të miqësisë e aleancës në mes vete.

Megjithatë këtu do të nënvizojë një shembull të qartë se pse Kosova nuk bënë kurrësesi të qëndroj pa aleatë apo miqë e aq më tepër pa mikun e saj të madh ShBA dhe vendet tjera të dëshmuara mike europiane.

Ja një shembull që uroj të mos bëhet realitet: Ndodh që prishen aleancat dhe miqësitë në mes Kosovës dhe ShBA e vendeve tjera mike europiane(uroj që aleanca dhe miqësia me ShBA dhe vendet mike europiane të jetë gjithnjë e natyrshme,e sinqert dhe e pandashme ),dhe duke ditur se shtetet e vogëla si Kosova nuk kanë aspak kapacitete dhe as fuqi e as njohje të plotë ndërkombëtare, vjen momenti dhe ndezet fitili i një Lufte, që uroj të mos ketë kurrë luftë, por ja që shembull në një luftë të rastit ku do të mbështet Kosova si shtet ,kur fuqia e saj është tepër tepër e vogël dhe e pallogaritshme krahas shteteve tjera që kanë fuqi të mëdha.

Pastaj në raste të tilla shtetet duhet të kenë aleanca për të qëndruar në këmbë, dhe Kosova pa aleatë e miq si ShBA nuk mund të mbrohet e vetme e as të përballet me ndonjë armik të rastit.Prandaj aleanca dhe miqësia me ShBA dhe vendet tjera mike europiane është tepër e rëndësishme për Kosovën si shtet,madje një aleancë si kjo me ShBA dhe disa vende mike europiane janë të natyrshme dhe mbrojtëse për Kosovën. Sepse Kosova në raste të ndonjë lufte duhet të ketë krahë mbrojtës ,duhet të ketë mburojë një apo më shumë shtete të mëdha krah vetes,sepse e vetme nuk mund as të mbrohet e as të ekzistojë.Kështu që shtetet për nga natyra e tyre janë krijuar për të qenë në aleanca e miqësi ,ashtu që të mbahen fortë njëra me tjetrën,përndryshe të ardhmen nuk mund ta kenë të sigurtë si të vetme.

Dhe krejt në fund, SSusaid BA është mik dhe aleat i dëshmuar historikisht dhe mbrojtës i Kosovës, prandaj pa një aleatë të tillë dhe pa miqë të dëshmuar si ajo dhe miket tjera europiane Kosova nuk mund të bëhet shtet i zhvilluara, i fuqishëm ,europian,demokratik dhe i njohur nga e gjithë bota demokratike ,pastaj i pranuar në Organizatën e kombeve të bashkuara ,Këshillin e Europës,në Bashkimin Europian dhe institucionet dhe ogranizatat tjera ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".