BE-ja me qasje të gabuar kundër shtetit të Kosovës përmes institucionit të saj, Parlamentit Evropian

BE-ja me qasje të gabuar kundër shtetit të Kosovës përmes institucionit të saj, Parlamentit Evropian
BE-ja me qasje të gabuar kundër shtetit të Kosovës përmes institucionit të saj, Parlamentit Evropian

Agim Bajrami

  • 09 March 2024 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Tani, Raportuesi i Parlamentit Evropian, Matjazh Nemec ka dal me vlerësimin e tij, për heqjen e vizave për qytetarët serb të Kosovës të cilët përdorin pasaportat serbe, e të cilat lëshohen, nga organet paralele të Serbisë për Kosovën, me çka bie ndesh, me kushtetutën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Komisioni për Liri qytetare ,Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian synon që më 8 prill ,të miratojë , vendimin e heqjes së vizave për "bartësit e pasaportave serbe të lëshuara nga autoritetet e zyrës koordinuese të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, për qytetarët serb të Kosovës.

-Në vend që Bashkimi Evropian si entitet ligjor të del përmes vendimit të saj e të njeh shtetin e ri evropian,Republikën e Kosovës, dhe të ndan mjete,të investojë në hapjen e vendeve të punës ,me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme shoqërore, miratimin e kërkesës së parashtruar zyrtarisht nga vendimmarrja politike e Kosovës për anëtarësim në BE, dhe miratimin e vendit kandidat, tani më , BE-ja si edhe më herët ka zgjedh të shpik pengesa , dhe të bënë ndarjen e qytetarëve kosovarë në baza të etnisë dhe besimeve fetare, dhe përmes shtytjes së tyre, të mos marrjes së pasaportave të Republikës së Kosovës t'u njihet përdorimi i pasaportave të lëshuara nga organet paralele dhe jo ligjore të autoriteteve serbe për qytetarët serbë të Republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet, se qytetarëve kosovarë u është njohur e drejta e lëvizjes së lirë në fillim të këtij viti përmes pasaportave të Republikës së Kosovës ,të cilët qenë të diskriminuar për dekada nga vetë autoritetet e BE-së përmes teatrit të tyre të jashtëm të shfaqjes të cilët i kanë për moto të veprimit:liritë,barazinë dhe demokracinë qytetare.

Tani, Raportuesi i Parlamentit Evropian, Matjazh Nemec ka dal me vlerësimin e tij, për heqjen e vizave për qytetarët serb të Kosovës të cilët përdorin pasaportat serbe, e të cilat lëshohen, nga organet paralele të Serbisë për Kosovën, me çka bie ndesh, me kushtetutën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Republikës së Kosovës. Komisioni për Liri qytetare ,Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian synon që më 8 prill ,të miratojë , vendimin e heqjes së vizave për "bartësit e pasaportave serbe të lëshuara nga autoritetet e zyrës koordinuese të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, për qytetarët serb të Kosovës, vendimi, i cili më pas, do të mund të hidhej për votim në PE, nga 22 prill deri më 25 prill , që do të mbahej seanca plenare të Parlamentit Evropian, e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve të parlamentit evropian, pasi nga 6 qershor deri në 9 qershor , do të mbahen zgjedhjet parlamentare evropiane.

Dhe mbi bazën e këtyre veprimeve të parlamenti evropian si institucioni primar i Bashkimit Evropian , po i kundërvihet shtetësisë të Republikës së Kosovës, përmes njohjes së "dokumenteve të udhëtimit "të lëshuara nga "organet paralele të ashtuquajtura për Kosovën" , duke bërë agresion flagrant, në shtetësinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, përmes nxitjes të qytetarëve të etnisë serbe të kundërshtojnë shtetësinë e Kosovës, dhe të trimërojnë e nxisin terrorizmin serb edhe për ndonjë sulm tjetër të ngjashëm me "Banjskën" me qëllimin e realizimit të 'synimit të botës serbe', për ndarjen e Kosovës dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës.

Ja ky është qëllimi i politikës së BE-së për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës e kundër shoqërisë kosovare si shoqëri shumë etnike,të besimeve e kulturave të ndryshme të konsideruara si asete të çmuara të demokracisë kosovare?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".