Lexoni edhe:
Kosova mund të ketë lidhje me shtetin serb vetëm si dy shtete të pavarura të integruara në Bashkimin Evropian
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Pra BE dhe SHBA duhet të përcaktohen për çka janë? Mos të thonë ne nuk e kemi ditur se bëhet një sovranitet i Serbisë në Veri. Nëse kthehet gjendja si përpara në kohën e qeverisjes së bandave serbe atëherë është dështim edhe i Qeverisë së Kosovës por edhe i BE-së. Kujdesi duhet të jetë i orientuar ashtu që të ndodhë integrimi i natyrshëm i serbëve verior por jo kthim i sërishëm në banditizëm.
-Nuk mund ta kushtëzoj Qeveria BE-në lidhur me ato kushte që po i kërkohen tani për tu zbatuar, për të ecur përpara në proceset që janë në interes të Kosovës. Kushtet janë të qarta dhe BE mbetet besnike ndaj kushteve të vendosura lidhur me situatën në veri. Problemi kryesore është se gjendja mund të kthehet si para se serbët të largoheshin nga institucionet. Pak jam optimist, e hiq, se gjendja do të përmirësohet, ndoshta edhe do të përkeqësohet për shkak që apetitet mbeten në themelimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive. Kjo është tentative që të kthehet prapë lista serbe dhe të qeverisë me banda kriminale,dhe protagonist të ngjashëm me Radojçiqin. Tash tre kushtet BE po i kërkon pa diskutim që të përmbushen nga Kosova.
Rreziku është kthimi prapa në të keqen. Atje nuk pritet që të fiton ndonjë rrymë qytetare normale, por nacionalistët kundër shtetit. Pra është tentativa për ta vendosur qeverinë serbe dhe kontrollin mbi veriun. Kjo është katastrofale ,plus duan asociacion me kompetenca ekzekutive,dhe kthimin e dinarit serb si monedhë të veriut. Pra BE dhe SHBA duhet të përcaktohen për çka janë? Mos të thonë ne nuk e kemi ditur se bëhet një sovranitet i Serbisë në Veri. Nëse kthehet gjendja si përpara në kohën e qeverisjes së bandave serbe atëherë është dështim edhe i Qeverisë së Kosovës por edhe i BE-së.
Kujdesi duhet të jetë i orientuar ashtu që të ndodhë integrimi i natyrshëm i serbëve verior por jo kthim i sërishëm në banditizëm. Pa siguri, kthimi i plotë i gjendjes para largimit të serbëve nga institucionet është fatal për Kosovën,pra nuk duhet të lejohet të instalohet pushtet i Serbisë në veri por pushtet qytetarëve serb të Kosovës që njohin shtetin e Kosovës pa kushte dhe obstruksione. Pra do të kemi instalim të mbrapsht përsëri. Mendoj që BE dhe SHBA nuk janë të përgatitur fare për fazën pos zgjedhore,nëse nuk janë më të ashpër në raport me veprimet destruktive të Serbisë në Veri, le ta harrojnë zgjidhjen dhe integrimin normal të serbëve lokal.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".