Të shtohet presioni vendor e ndërkombëtar ndaj KPK-s për ta zhbllokuar procesin, për Kryeprokuror Shteti të zgjidhet një kandidat i merituar dhe pa korruptuar

Të shtohet presioni vendor e ndërkombëtar ndaj KPK-s për ta zhbllokuar procesin, për Kryeprokuror Shteti të zgjidhet një kandidat i merituar dhe pa korruptuar
Të shtohet presioni vendor e ndërkombëtar ndaj KPK-s për ta zhbllokuar procesin, për Kryeprokuror Shteti të zgjidhet një kandidat i merituar dhe pa korruptuar

Dardan Grapci

  • 14 March 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Unë i jap vetes të drejtë edhe si qytetar për të pyetur: Kush është KPK-ja… me çfarë të drejte e bllokojnë çështjen e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit!? Ata nuk janë këtu për të bërë bllokada, por për ta zbatuar ligjin dhe për ta dëgjuar edhe zërin e popullit, për të ndërtuar institucione kredibilen të drejtësisë në funksion të luftimit pa kompromis të krimit dhe korrupsionit.

-Tre OJQ-të IKD, FOL dhe INPO duhet ti ashpërsojnë akoma më shumë qëndrimet dhe deklaratat kundër KPK-së, nëse KPK-ja nuk e zhbllokon çështjen e pozitës së Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Presidentja duhet pa humbur ti drejtohet edhe me shkresë zyrtare KPK-së që ta fillon procesin nga fillimi, që ta ri hapë edhe një konkurs të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ndryshe edhe në sy të ndërkombëtarëve do të dalim si shtet tepër të dobët. Jo vetëm kaq, por kam edhe frikë se ata mund ta sjellin një propozim të tyre për pozitën e Kryeprokurorit, e që i njëjti mundë të mos i pëlqej askujt pastaj. Prandaj tani është koha që të veprohet pa u hamendur fare dhe me shpejtësi. Pas përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të shtetit, pa vonesë do të duhej të votohet edhe Ligji i Vettingut.

Tani më mbase nuk do të realizohen pritjet tona sikur që ne dëshirojmë, port megjithatë edhe kësaj radhe le të shpresojmë se KPK-ja do të detyrohet ti nënshtrohet më në fund presionit të ditëve të fundit edhe nga diplomatët ndërkombëtar edhe Organizatat e shoqërisë civile që ta zhbllokon çështjen e bllokuar të pozitës së Kryeprokurorit të ri të shtetit, duke shpallur konkurs të ri, dhe zhvilluar atë në procedura transparente e të mbikëqyrur së afërmi, si nga OJQ-të vendore edhe nga diplomatët. Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në Këshillin Prokurorial të Kosovës por inatosja nga ana e KPK-së, sjellja e tyre me kryeneçësi ka barë që procesi të bllokohet.

” Fatkeqësisht, kur po bëhen pesë (5) muaj nga nxjerrja e këtij njoftimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, KPK ende nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit. Veprimi i vetëm i tyre ka qenë ri propozimi, pa proces të ri konkurrues, i emrit të njëjtë (Blerim Isufaj) për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit, thuhet në kërkesën e përbashkët të katër OJQ-ve drejtuar KPK-s për shpalljen e konkursit të ri. Kjo mënyrë e veprimit nga KPK, sipas OJQ-ve, shpërfaqë mungesë të vullnetit të tyre për të zhvilluar një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke abstrahuar mos zhvillimin e një procesi meritor, transparent dhe me integritet të pakontestuar.

Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës konfirmoi gjetjet e koalicionit të OJQ-ve që monitoruan procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit. Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, çka sipas koalicionit ky proces është shoqëruar me shkelje të shumta të procedurave. Ndaj këtij procesi, kishte reaguar Ambasada Amerikane, ajo Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".