Kryeministri ka vepruar drejt dhe me vizion strategjik të gjeopolitikës ndërkombëtare

Kryeministri ka vepruar drejt dhe me vizion strategjik të gjeopolitikës ndërkombëtare
Kryeministri ka vepruar drejt dhe me vizion strategjik të gjeopolitikës ndërkombëtare

Agim Bajrami

  • 16 March 2024 - 07:55

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Kryeministri Kurti bëri mirë që implementojë vendimin kushtetues jo profesional nga Gjykata Kushtetuese pasi në atë gjykatë janë emëruar militantët partiak të komandantëve të luftës të cilët e sollën Kosovën në gjendje ku sot është. Qeveria e Kosovës, duhet të bashkëpunoj me SHBA dhe të filloj në koordinim të plotë me ta , Asociacionin serb të komunave veriore të Kosovës ngase kjo çështje ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në përbërje të qeverisjes Thaqi, Haradinaj e Mustafa nga shkaku se , edhe zhvillimet ndërkombëtare janë shumë të disfavorshme për Kosovën, nga shkaku i mungesës reale të vetëdijes dhe profesionalizimit të Kosovës për funksionimin e shtetit.

-Shqiptarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë , se duhet të jenë real në vetveten se janë të pa rëndësishëm në çfarëdo rrjedhje të zhvillimeve ndërkombëtare. Bota sot po ndahet në atë që quhet aleanca e vlerave perëndimore dhe aleancës të jo vlerave të lindjes. Shqiptarët kanë fituar vetëm në saj të vlerave perëndimore dhe Kosova e shqiptarët u çliruan nga baza e humanizmit perëndimor që ju kundërvunë kundër aristokracisë dhe hegjemonizmit të botës ruso-serbe për shfarosjen e shqiptarëve si popull autokton si rrjedhojë e ekzistencës në trojet e tyre nga përmbytja biblike e Noeut.

Prandaj kryeministri Kurti bëri mirë që implementojë vendimin kushtetues jo profesional nga Gjykata Kushtetuese pasi në atë gjykatë janë emëruar militantët partiak të komandantëve të luftës të cilët e sollën Kosovën në gjendje ku sot është. Qeveria e Kosovës, duhet të bashkëpunoj me SHBA dhe të filloj në koordinim të plotë me ta , Asociacionin serb të komunave veriore të Kosovës ngase kjo çështje ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në përbërje të qeverisjes Thaçi, Haradinaj e Mustafa nga shkaku se , edhe zhvillimet ndërkombëtare janë shumë të disfavorshme për Kosovën, nga shkaku i mungesës reale të vetëdijes dhe profesionalizimit të Kosovës për funksionimin e shtetit të Kosovës dhe mbi të gjitha për arsyen e zhvillimeve ndërkombëtare për rendin e ri ndërkombëtar ,nga edhe shumë shtete e popuj do të jenë në harresën e arkivave historike.

Kosova në momentin e fundit duhet të veprojë në përputhje të plot me agjendën e aleancën s perëndimore për të mund të ekzistojë përball këtyre zhvillimeve globale. Kosova duhet te largohet nga fudollizmi i vetë i folklorizmit kombëtar por të shikoj me urtësi e mençuri në rreshtimin dhe qëndrimin përball interesave të real politikës të aleancës së natyrshme demokracisë perëndimore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".