Kosova kërkohet të ketë koordinim me NATO-n në çdo çështje për ta fituar besimin për anëtarësim

Kosova kërkohet të ketë koordinim me NATO-n në çdo çështje për ta fituar besimin për anëtarësim
Kosova kërkohet të ketë koordinim me NATO-n në çdo çështje për ta fituar besimin për anëtarësim

Muhamet Kelmendi

  • 16 March 2024 - 08:12

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Republika e Kosovës kërkohet të merr pjesë edhe në aksionet paqeruajtëse të NATO-s. Nuk duhet të pritet të vij kërkesa nga jashtë, për të marr pjesë në aksionet e NATO-s, por Kosova kërkohet të shprehet dhe të kërkoj pjesëmarrje të forcave të veta (FSK) në NATO-n. Shembulli i pjesëmarrjes në Kuvajt të FSK-së me SHBA-të duhet të përshëndetet. FSK kërkohet të jetë kudo krah me NATO-n. Të ushtroj me ushtaret e kësaj force dhe ti pranoj të gjitha qëndrimet e sanksionet.

-Tani më Kosova është nën kontrollin e NATO-s që nga viti 1999. Atëherë u vendos KFOR-i nga ana e NATO-s. Tash gjinden rreth 5000 ushtare të NOTO-s në Kosovë. Kryesisht janë të vendosur në veri të Kosovës, në katër komunat e banuara me shumicë serbe. Pikërisht këtu u bë me 24 shtator 2023 një agresion terrorist serb, me qëllim që këtë pjesë të Kosovës ta ndajnë nga Republika dhe t'ia bashkojnë ato komuna me "Nënën Serbi", mbi bazën e realizimit të" botës serbe". Vendosja e NATO-s në Kosovë bëri të mundur që të sigurohet një qetësi relative në Republike dhe kështu edhe në rajon. NATO ndikoj edhe në ndërtimin e një ushtrie të Kosovës konform parimeve të NATO-se. Kështu u ndërtua FSK dhe tash ka arritur që të ketë një përmbajtje të njëjtë me shtetet anëtare. NATO me forcat e veta të vendosura në Kosove bëri punë të madhe edhe në ruajtjen e paqes, të një gjendje stabile në Ballkanin Perëndimor.

KFOR ndikoj dukshëm dhe pengoje marshimet e botës serbe në këtë pjesë të Ballkanit. Me NATO-ne brenda u ruajte edhe paqja dhe barazia në Kosovë. NATO i bashkoj aksionet bombarduese me UÇK-në dhe u çlirua Kosova. Ky bashkim u bë tregues dhe sigurues i lirive dhe të drejtave njerëzore e nacionale në Kosovë dhe më gjerë, në Ballkan. KFOR ndikoj edhe në ndërtimin e vendit. Ndërtoj ura e rrugë. U ngritën shumë objekte ekonomike dhe sociale në Kosovë. Vetëm pas aksionit terrorist në Banjskë të Kosovës, me 24 shtator 2023, duke vendosur në veri forcat e veta ushtarake, ndaloj marshimin terrorist serb, me ideologjinë e "srpski svet". Me KFOR-in brenda në Kosovë u përgatite edhe Republika për integrime euroatlantike. NATO ndikoj në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Bashkëpunoj ngushtë me FSK-në. U ndërtua një ushtrie profesionale dhe që mbështetet në të drejtat dhe liri nacionale dhe politike të të gjithëve. Me punën e NATO-se, si dhe në bashkëpunim me EULEKS, me SHBA, me Anglinë e me Gjermaninë, si dhe Turqinë e me KFOR-in, u arrit që vendi të përgatitet për integrime në Këshillin e Evropës, në BE dhe sidomos në NATO. Kosova nuk ka më asnjë pengesë as politike dhe as ushtarake për të mos u bërë anëtarë e NATO-s. Pritet vetëm koha.

Natyrisht se në këtë drejtim i takon edhe shumë Kosovës që të bëjë një politikë shume më efektive me SHBA-të , me Anglinë, me Francën, me Gjermanin, me Italinë, me Turqinë etj., në drejtim të integrimit të FSK -së në NATO. Sa më shumë që merre pjesë FSK-a në aktivitetin e NATO-se, aq më shumë ndikon tek shtetet që dhe Kosova të anëtarësohet në këtë fuqi ushtarake paqeruajtëse të demokracive perëndimore. Republika e Kosovës kërkohet të merr pjesë edhe në aksionet paqeruajtëse të NATO-s. Nuk duhet të pritet të vij kërkesa nga jashtë, për të marr pjesë në aksionet e NATO-s, por Kosova kërkohet të shprehet dhe të kërkoj pjesëmarrje të forcave të veta (FSK) në NATO-n.

Shembulli i pjesëmarrjes në Kuvajt të FSK-së me SHBA-të duhet të përshëndetet. FSK kërkohet të jetë kudo krah me NATO-n. Të ushtroj me ushtaret e kësaj force dhe ti pranoj të gjitha qëndrimet e sanksionet. Politika kërkohet të jetë aktive dhe sqaruese. Kosova e ka aktualisht një pozicion të ngurtë, e cila nuk po jep fryte. Është politike jo produktive dhe po tregohet e pa besueshme ndaj BE-së, shteteve dhe NATO-s. Mendimi se Kosova është qendër e paqes në Ballkan e në Evropë e dëmton shumë pozitën e Kosovës. Ngurtësia është e dëmshme. Pa një politike agresive në kuptimin e sqarimit të gjendjes në vend dhe të interesit të inkuadrimit në NATO nuk ka pozitivitet në drejtim te anëtarësimit në KE, në BE dhe në NATO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".