Prishtina dhe Beogradi t'i përmbushin të gjitha obligimet nga marrëveshja e Ohrit

Prishtina dhe Beogradi t'i përmbushin të gjitha obligimet nga marrëveshja e Ohrit
Prishtina dhe Beogradi t'i përmbushin të gjitha obligimet nga marrëveshja e Ohrit

Nexhat Haziri

  • 17 March 2024 - 08:48

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Deri sa shohim këtë përkushtim të administratës amerikane në këtë proces për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, Kosova duhet që pa humbur kohë në koordinim me partnerët ndërkombëtar siç janë BE dhe SHBA, të filloj me realizimin apo përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja e Brukselit që presioni ndërkombëtar të kaloj në anën e Serbisë, që po ashtu edhe Beogradi zyrtar përkundër deklarimeve të tyre që më shumë janë për konsum të brendshëm politik, është i pa alternativ sa i përket domosdoshmërisë së përmbysjes së obligimeve të saja në raport me marrëveshjen me Kosovën , siç i potencoi edhe emisari amerikan Escobar siç është ndalimi i fushatës nga Beogradi zyrtar kundër njohjeve për Kosovën dhe marrja e përgjegjësisë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar ku një bandë terroristësh të mbështetur edhe nga Serbia sulmuan policinë e Kosovës.

 

Deklaratat e emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për kërkesat e administratës amerikanë në adresë të Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën, e të cilat dalin si obligime nga marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit edhe për Serbinë, janë dëshmi e qartë dhe e vendosur që vërtetojnë se administrata amerikane nuk është duke bërë presion vetëm mbi Kosovën siç po dëshirojnë ta paraqesin disa eksponentë të qeverisë së Kosovës, por i njëjti presion është duke u bërë edhe mbi Serbinë për ti përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes me Kosovën, të ndërmjetësuar nga bashkimi evropian. Pra këto deklaratat të emisarit Escobar, duhet parë e lexuar si një vazhdim i përkushtimit amerikan për Kosovën, e sidomos në raport me procesin e dialogut me Serbinë, ku administrata amerikanë është e vendosur për të parë përparime në përmbushjen e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë , ku të dy palëve po iu kërkohet që pa vonesa t'i përmbushin obligimet e tyre. Dhe deri sa shohim këtë përkushtim të administratës amerikane në këtë proces për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, Kosova duhet që pa humbur kohë në koordinim me partnerët ndërkombëtar siç janë BE dhe SHBA, të filloj me realizimin apo përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshja e Brukselit që presioni ndërkombëtar të kaloj në anën e Serbisë, që po ashtu edhe Beogradi zyrtar përkundër deklarimeve të tyre që më shumë janë për konsum të brendshëm politik, është i pa alternativ sa i përket domosdoshmërisë së përmbysjes së obligimeve të saja në raport me marrëveshjen me Kosovën , siç i potencoi edhe emisari amerikan Escobar siç është ndalimi i fushatës nga Beogradi zyrtar kundër njohjeve për Kosovën dhe marrja e përgjegjësisë për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar ku një bandë terroristësh të mbështetur edhe nga Serbia sulmuan policinë e Kosovës. Pra nga ajo që mësuam nga vizita e emisarit amerikan Escobar dhe mesazhet që përcolli ai, është shumë e qartë se as Kosova dhe as Serbia nuk do të mundin t'i ikin zbatimit të obligimeve që dalin nga marrëveshja në mes tyre në Bruksel dhe Ohër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".