Kujdes nga kompromiset, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është subjekt i "botës serbe"

Kujdes nga kompromiset, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është subjekt i
Kujdes nga kompromiset, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është subjekt i

Muhamet Kelmendi

  • 17 March 2024 - 08:52

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Duket se në qendrat ndërkombëtare të vendosjes kjo "botë serbe" nuk po "kuptohet" ose edhe më rëndë, kuptohet por i bëhen lëshime shtetit serb për të ardhur nga perëndimi, duke ikur nga Rusia. Këtu qëndron edhe baza e Asociacionit, e kritikës dhe e lëshimeve që po i bëhen Beogradit. Kosova po viktimizohet si në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/13 dhe në konferencat tjera, Kosova iu aneksua Serbisë. Këtë nuk duhet pranuar.

 

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është vdekjeprurës për Republikën. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është shumë i dëmshëm dhe bazë për ta luftuar me sukses Republikën e Kosovës, nga Serbia. Këtu nuk ka rëndësi se kush çka thotë dhe me cilat baza do të organizohet ky subjekt juridik serb në Kosovë. Kundruall kësaj të keqe të madhe është e rrugës që Prishtina dhe Tirana të angazhohen që në mes shqiptarëve dhe serbëve të tërhiqet një kufi mbi bazën nacionale, ekonomike dhe historike të kombit që jeton në terren. Për shqiptarët janë të rëndësisë jetike Trepça, Mitrovica si qytet i bashkuar dhe liqeni i Ujmanit, në veri. Në perëndim është Lugina e Preshevës. Mos realizimi i kësaj vije kufitare me shtetin serb, por ndërtimi i asociacionit, është në kundërshtim me vetë raportet shqiptaro-serbe të acaruara. Me asociacion brenda Kosovës do të ketë lëvizje kriminale dhe terroriste të llojit të Banjskës, deri edhe te lufta frontale shqiptaro-serbe, do të vij në Ballkan Kundruall faktit se serbët, të udhëhequr nga klika nacionale-raciste dhe kriminale e Beogradit, me ideologjinë e "bashkimit të "botës serbe", vetëm terror, krim dhe gjakderdhje do të krijojnë në Kosovë. Këtu nuk ka rëndësi fare se çka deklaron z. Eskobar, z. Borel, z. Lajqak, apo çka del nga qendrat e vendosjes,si Berlini, Parisi, Londra a Uashingtoni. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është subjekt i "botës serbe". E kjo vetëm dhunë, terror e gjak do të sjell në Kosovë, pasi që assesi nuk mund të ndalen aksionet terroriste, të llojit të Banjskës, për këtë "botë serbe". Duket se në qendrat ndërkombëtare të vendosjes kjo "botë serbe" nuk po "kuptohet" ose edhe më rëndë, kuptohet por i bëhen lëshime shtetit serb për të ardhur nga perëndimi, duke ikur nga Rusia. Këtu qëndron edhe baza e Asociacionit, e kritikës dhe e lëshimeve që po i bëhen Beogradit. Kosova po viktimizohet si në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/13 dhe në konferencat tjera, Kosova iu aneksua Serbisë. Këtë nuk duhet pranuar. Dy rrugë janë që çështja të përfundon. 1. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, si çdo shtet tjetër, pa asociacionin serb, taman si shqiptarët në Luginën e Preshevës ose 2. Tërheqjen e kufirit midis shqiptarëve dhe serbëve në bazë të interesit ekonomik, juridik dhe nacional. Besoj se tërheqja e kufirit me serbët, është bazë që siguron paqe. Çdo zgjidhje tjetër, me Asociacion brenda, është luftë e re shqiptaro-serbe. Serbia nuk ndalet me mjete paqësore. Beogradin e ndal vetëm forca.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"