Mashtrimet dhe promovimet e turpit nuk kanë të ndalur deri sa kemi një shoqëri të kalbur!...

Mashtrimet dhe promovimet e turpit nuk kanë të ndalur deri sa kemi një shoqëri të kalbur!...
Mashtrimet dhe promovimet e turpit nuk kanë të ndalur deri sa kemi një shoqëri të kalbur!...

Ismail Muçiqi

  • 18 March 2024 - 12:47

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Po jetojmë në Botën e ëndrrave duke i krijuar vetvetes “histori” të rrejshme me plotë folklorizëm e patriotizëm fallso në emër të lirisë, duke e gllabëruar shtetin. Paradoksi i kësaj kohe, i kësaj plejade të gjeneratave në vazhdimësi po rrënojnë shtetin duke ja zbehur imazhin edhe luftës, Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Nuk kam dëgjuar asnjëherë se njeriu derisa është gjallë i ndërton pllakë vetvetes duke u munduar të promovohet në rreshtin e historisë. Kjo ndodhi dje në Drenicë ku ish anëtari i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Azem Syla ia zbulojë pllakën vetvetes. Njeriu që mendon me logjikën e shëndosh i bënë pyetje vetvetes: Ku është morali i njeriut të Kosovës?!.  Azem Syla më shumë se një decenie është përfolur gjithandej opinionit Kosovarë si njeri i cili në vazhdimësi ka pasur probleme me drejtësinë dhe ligjin. Afera Toka është ngjarja më dramatike që ndodhi në Kosovë me shitblerjen, uzurpimin dhe keqpërdorimin me pronat publike gjithandej Kosovës.

Qytetarët e ndershëm të Kosovës, u habitën kur në këtë manifestim personal në vendlindjen e Azem Sylës i panë: një numër të politikanëve të cilët ishin prezentë në këtë “ceremoni” te pakuptimtë. U befasuam kur pamë Ali Ahmetin Kryetarin e BDI-së, një numër të ish ministrave dhe ish komandantët  e zanave të cilët kishin marrur primatin e komandantëve duke e graduar njëri tjetrin me gradat e gjeneralëve. Ky mjerim po ndodh tani kur Kosova po sfidohet nga të gjitha anët jo vetëm nga Serbia por janë ngritur në këmbë partitë politike opozitare në krye me liderët e tyre kundër Institucioneve te shtetit , duke lëbuar permes faktorit ndërkombëtarë kundër njëri tjetrit me te vetmin qellim per tu kthyer ne pushtet. Derisa kjo klasë e kalbur politike e cila ishte gjatë në pushtet nuk po zgjedh mjete duke bërë edhe opstrukcione në Parlamentin e Kosovës kundër ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, në anën tjetër Serbia sot shenoj, përkujtoj 20 vjetorin e ngjarjeve dhe trazirave që ndodhën në Kosovë qe ndodhi ne vitin 2004.

U tubuan përfaqësuesit e shtetit serbë, Akademia e Shkencave, Kisha Ortodokse, opozita, gjeneralët e armatës të gjithë bashkë me një zë kundër Shtetit të Kosovës dhe popullit Shqiptarë. Kjo është uvërtyra e gjendjes në politikën Shqiptare e cila asnjëherë nuk arriti të bashkohet, të flasë me një zë për interesat kombëtare por gjithmonë e shpartalluar duke u thirrur rrejshëm në emër të popullit. Kështu nuk hecet para, jemi para një mallkimi…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".