Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit

Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit
Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 March 2024 - 21:57

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj –Zhuriani

Pra Qeveria e Republikës së Kosovës, mendoj se duhet të veproj as më shumë e as më pak se që është e parashikuar dhe lejuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të mbledhin rreth vetes ekspertët më të shquar të kësaj lëmie dhe ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo ta thotë fjalën e vet e pa ndikuar nga politika, qoftë e brendshme, qoftë ndërkombëtare. Pra, të mos shkelet Kushtetuta e vendit.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës, kur është fjala për Asociacionin duhet vepruar me shumë kujdes. Kur them këtë e kam parasysh se mjerisht me shikuar përplasjet shumë larg në kronologjinë e kombit shqiptar, që kemi bërë lëshime nga politika dhe ka përfituar Serbia fashiste dhe të gjithë ata sllavo-ortodoks që i kemi rrotull, por edhe nga Evropa edhe pse ka pasur kundërshtime nga malësorët në përgjithësi që janë munduar me dyfek krahut. Prandaj, dua të them se duhet vepruar me shumë kujdes se një moment që vjen njëherë nuk vjen përherë që bëjmë lëshime që nuk do të na e falin brezat e ardhshëm që si ne sot nuk jua falim tradhtarëve që morën para me thasë dhe na lanë kopilin në derë. Pra Qeveria e Republikës së Kosovës, mendoj se duhet të veproj as më shumë e as më pak se që është e parashikuar dhe lejuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të mbledhin rreth vetes ekspertët më të shquar të kësaj lëmie dhe ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo ta thotë fjalën e vet e pa ndikuar nga politika, qoftë e brendshme, qoftë ndërkombëtare. Pra, të mos shkelet Kushtetuta e vendit. Assesi të mos veprojmë dhe të bëjmë lëshime për hatër të Serbisë fashite që deri dje kufijtë tanë ishin deri në Nish që vepronte edhe hekurudha Lisus-Naisus (LEZHË-NISH) që përpos zullumit të kësaj shtrige serbe dikush ka bërë edhe dyzen ahengu me këta kriminel fashist që të mos i numëroj krimet më barbare pikërisht nga këta barbar mesjetar edhe sot të pandryshuar fare. Pikërisht kjo e sëmurë e Ballkanit dhe e Evropës, pra, Serbia fashite nuk heq dorë nga ky projekt që unë do ta quaja fund e krye projekt serb. Kjo shtrigë e ka parë se ka dhënë shpirt në shtratin e vdekjes dhe mundohet deri në gërhimën e fundit të përfitoj diçka, edhe pse e dinë se janë te okupuara krejt padrejtësisht. Dhe, në qoftë se ne do pranonim një gjë të tillë, pra të bëjmë lëshime pa e dhënë fjalën e vetë Gjykata Kushtetuese, lëre që do të bënim gabim,por edhe do të mbajnë përgjegjësi. Nuk do shkojmë më larg dhe të shikojmë dallaveret me Maqedoninë e Veriut dhe Çakorrin, Zhlebin me mbi 8000 hektarë a e shiten tradhtarët, zagarët, langonjtë, kryebanditët, krye hajnat, krye lehaqentë, kusarët, për interes të veta personale, që i vunë interesat e tyre personale mbi ato shtetërore. Hajde i ktheni tash, po i pyes këta krye hajna e këta kryebanditë: hajde ktheni tash dhe mos lehni si qentë pas hënës. Pra, kjo racë e poshtër banditësh i shiten si plaçkë pazari, si të ishin pronat e babës së tyre. Po përse nuk e dinin këta kryebanditë, këta krye hajna se çdo qytetar ka hise në atë tokë që na e ka lënë zoti hise. Po ju pyes edhe njëherë: ktheni tokën e shitur more langonj! Pra, ne duhet të kemi kujdes që të mos biem në këtë grackë edhe njëherë që nuk do të kthehet kurrë, se populli nuk harron dhe nuk do ja fal kurrë dhe do të ikni me damkën e e zezë të tradhtisë. I vëmë në dijeni që tani kanë filluar të shkruhen libra me fakte për këtë tradhti e mos e gëzofshin sa të jetë toka e qielli. Këtë racë të poshtër dhashë i Madhi Zot që t´i godas me kokërr rrufeje në ditën me diell. Ndoshta, nuk do të ishte keq, që edhe ne, përkatësisht Qeveria e Kosovës t´ia zë bishtin me derë këtij marifeti me kushtëzimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e me gjetkë që janë në trojet e tyre. Pra të kërkohet edhe atje. Pra,mendoj se që nëse veprohet jashtë kësaj që theksova më sipër do ishte gabim fatal sepse kurrë nuk i besohet botës kriminale serbe, që edhe më herët kanë "garantuar" miqtë dhe na ka dalë dardhë me bisht që jemi detyruar të hyjmë në luftë me pushtuesit sllavo-ortodoks. Edhe ne që shkruajmë do mbajmë përgjegjësi se të gjitha mbesin dhe lënë gjurmë, dhe të nesërmen jo të largët do ta drejtojnë gishtin tregues. Ne nuk guxojmë të humbim asgjë përtej kësaj, sepse mjaft kemi humbur dhe kemi derdhur gjak për këto troje. Natyrisht që është dëshira jonë dhe e secilit që të shkojmë dhe t´i bashkohemi Evropës dhe familjes së saj, por jo edhe të lëshojmë toka dhe t’ia bëjmë qejfin kancerit të Evropës Serbisë fashiste dhe atyre miqve që bëjnë presion dhe që shkon në dëm të Kushtetutës së vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".