Deklaratat kërcënuese kundër Kosovës të Putinit të vogël (Vuçiqit) duhet dënuar dhe sanksionuar!...

Deklaratat kërcënuese kundër Kosovës të Putinit të vogël (Vuçiqit) duhet dënuar dhe sanksionuar!...
Deklaratat kërcënuese kundër Kosovës të Putinit të vogël (Vuçiqit) duhet dënuar dhe sanksionuar!...

Ismail Muçiqi

  • 20 March 2024 - 13:11

Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi  

Në vazhdimësi në politikën e brendshme Serbe me plotë konspiracione të panjohura diçka po zihet!... Propaganda informative e Serbisë e ngjyrosur me ideologji fashiste ka kohë që është aktivizuar në shkallën më të lartë kundër Kosovës dhe destabilizimit të rajonit. Putini i vogël (Vuqiqi) dje mbajti një takim të fshehtë të mbyllur dhe konspirativë me kreun e Kishës Ortodokse Serbe Portiere ku ishte prezentë edhe Kryetari i Republikës Serbska te Bosnjes Millorad Dodik. Kjo treshe e cila po e stimulon idenë e Botës Serbe është duke bërë plane strategjike kundër Republikës së Kosovës. Pretendimet e Serbisë tani janë të qarta për qdo njeri me logjikë normale. Deklaratat e Vuqiqit pas këtij takimi trepalësh se në këtë takim u bisedua përçështjet strategjike për mbrojtjen e popullit Serbë kudo që jeton. Vuqiqit i shpëtojë prej gojes edhe deklarata se Serbia do të presë momentin e duhur për të realizuar programin famëkeq fashist për Botën Serbe.

Vuqiqi u relaksua dje dhe filloj ti tregoj muskujt kundër Shqiptarëve ekskluzivisht kur morri vesh se Vlladimir Putini u zgjodh sërish President i Rusisë. Ai sot priti ne kabinetin e tij Ambasadorin e Rusise ne Beograd permes te cilit i uroje Putinit zgjedhjen per President te Rusise dhe njeherit kerkoje nga ai ndihme per “gjendjen e rende te popullit Serb ne Kosove”. Nuk ka dilemë se Millorad Dodiku Kryetari i Republikës të Serbëve të Bosnjës po e kryen detyrën e atasheut diplomatik ndërmjet Vladimir Putinit dhe Aleksander Vuqiqit. Kohë më parë Dodiku qëndrojë në Rusi ku u prit nga Putini dhe u dekorua nga ai si mik i madh i interesave Ruse në Ballkan.

Më thotë mendja se situata aktuale politike, krizat dhe sfidat ndaj Sigurisë Globale asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore Siguria Globale nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. Dislokimi i ushtrisë Serbe dhe forcave tjera policore afër kufirit të Kosovës, nuk donë koment. Se Vuqiqi qëndron me te njejtat radiovalë me Putinin për ta nisur një konflikt të ri në Ballkan, për ti ndihmuar Rusisë në destabilizimin e Ballkanit dhe Evropës. Duke i analizuar të gjitha këto rrethana gjeopolitike e gjeostrategjike Institucionet e Shtetit të Kosovës duhet të qëndrojnë në shkallën më të lartë të vigjilencës dhe përgjegjësisë për një plan të ri të sigurisë sa më të detajuar për ti dal në ballë qdo tendence të ndonjë agresioni ndaj Kosovës.

Kam shkruar edhe më herët se Kosova sa më parë duhet ta aplikojë lëndën: mbrojtja dhe siguria në Sistemin e Arsimit duke filluar nga viti i parë i Shkollave të Mesme. Presidentja e vendit, Qeveria e Kosovës përkatësisht ministria e mbrojtjës duhet të mendojnë shumë seriozisht që një numër të pjesëmarrësve të luftës, veteranëve të luftës së UQK-së të cilët marrin pensione nga bugjeti i shtetit të sistemohen në kuadër të planit operativ të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës. Këto struktura rezerv, është momenti që të trajnohen në aspektin profesional ushtarak të mbrojtjes, duke qenë të përgatitura dhe të gatshme për çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës. Në fund po theksojmë se situata e Sigurisë Globale në Planetin e Tokës është jashtëzakonisht brengosëse për njerëzimin.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".