Kalkulimet diplomatike te ambasadorit amerikan Kristofer Hill në Beograd!...

Kalkulimet diplomatike te ambasadorit amerikan Kristofer Hill në Beograd!...
Kalkulimet diplomatike te ambasadorit amerikan Kristofer Hill në Beograd!...

Ismail Muçiqi

  • 21 March 2024 - 13:09

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Deklarata e Kristofer Hillit në Beograd se Serbia është më afër NATO-së se Republika e Kosovës është hipokrizi dhe shumë shqetësuese për misionin diplomatik të SHBA-së në Ballkan. Në cilësinë e Gazetarit kam pasur fatin të përcjellë konferencat me gazetarët që në kohën e paraluftës kur Kristofer Hill ishte Ambasador në Maqedoninë Veriore dhe njëkohësisht, i angazhuar në proceset politike që në atë kohë zhvilloheshin pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Kristofer Hill ishte i kyqur edhe në situatën e Kosovës kur Serbia e sublimoj autonominë e Kosovës dhe filloj dhunën e egër mbi popullin Shqiptarë. Në të gjitha këto procese Kristofer Hill kishte sjellje të një oportunisti i cili rrallë ose fare nuk e tha të vërtetën se kush është agresori dhe kush i bëri tri luftëra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë duke shkaktuar gjenocid ndaj popujve të pafajshëm.

Ambasadori Hill në kohën sa ishte i angazhuar si diplomat në Maqedoni e më vonë edhe në Kosovë asnjëherë nuk ishte i prerë në qëndrime por gjithmonë kalkulant dhe shumë here i paqartë. Kështu situatën e para luftës në Kosovë Kristofer Hill nuk arriti ta konkretizoj në aspektin diplomatik derisa ish Presidenti Klinton e angazhoj diplomatin historik Riqard Hollgrukun i cili mori situatën në dorë deri në fund të bombardimeve të NATO-së ndaj Serbisë. Duhet theksuar se deklaratat e Ambasadorit Hill dhe atij Eskobar në raport me Serbinë janë shumë zhgënjyese dhe nuk di sa këta dy diplomat i zbatojnë qëndrimet e Qeverisë Amerikane në Ballkan.

Të thuash se Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova është papërgjegjësi dhe skandal diplomatik. Sot Serbia është shteti më destruktiv në Ballkan, Serbia është aleate e qindpërqind e Rusisë ajo bëri agresion në Veri të Kosovës dhe në vazhdimësi po bënë propagand nxitëse kundër sovranitetit të Kosovës. Për shkak të këtyre kalkulimeve politike, diplomatike Shteti i Kosovës institucionet përkatëse është e rrugës ti dërgojnë letër Presidentit Biden, senatit Amerikan dhe kongresit duke e njoftuar me të gjitha zhvillimet që po ndodhin në dëmë të Kosovës nga ana e Serbisë, duke i involvuar edhe dy diplomatët Ambasadorin Kristofer Hill dhe të deleguarin për Ballkanin Eskobar.. Kosova mjaft ka vuajt nga padrejtësitë që i bënë diplomatët e papërgjegjshëm. Ambasadori Hill në vazhdimësi po kërkon themelimin e asociacionit për Serbët e Kosovës ndërsa asnjëherë nuk kërkoj arrestimin e Radoiqiqit dhe zbulimin e mentorëve të ngjarjes kriminale që ndodhi në Banjskë kundër Policisë së Kosovës.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".