Kosova pa ShBA-në është si Europa në atë kohë pa krahun e Gjergj Kastriotit dhe Arbërinë

Kosova pa ShBA-në është si Europa në atë kohë pa krahun e Gjergj Kastriotit dhe Arbërinë
Kosova pa ShBA-në është si Europa në atë kohë pa krahun e Gjergj Kastriotit dhe Arbërinë

Gjon Keka

  • 21 March 2024 - 13:21

Shkruan: Gjon Keka

Kosova si një shtet i ri dhe në zhvillim e sipër ,një shtet që asprion të integrohet në instutcionet euroatlantike, nuk mund e vetme të bëjë hapa as të vegjël e as të mëdhenjë pa krahun e saj të dëshmuar SHBA dhe vendet mike europiane.

Ruajtja e raporteve miqësore dhe si aleat e partner në mes të ShBA dhe Kosovës është tepër e rëndësishme, ngase ShBA është mbruoja e Kosovës, pa ShBA.-n Kosovën nuk ka kush më ta mbrojë nga armiqët e saj që për çdo ditë e kërcnojnë hapur. Shpesh ma kujtonë kjo një kohë kur Europa kishte një mburojë, e kjo mbrurojë ishte Gjergj Kastrioti dhe Arbëria e tij.

Koha që të gjithë ta kuptojnë rëndësinë që kanë raportet e miqësisë dhe parteneritetit në mes të ShBA dhe Kosovës.Kosova duke qenë se ka para vetes shumë sfida ,ajo këto mund t'i kalojë vetëm duk qëndruar krah për krah me ShBA dhe vendet tjera mike europiane.

Duke qëndruar krah për krah me miqët dhe aleatët e partnerët e saj të dëshmuar historikisht Kosova mund të arrijë shumë në hapat e saj kah e ardhmja.ShBA si një vend mik e ka treguar në kohë të vështira kur i ka qëndruar afër Kosovës dhe popullit të saj, edhe tani duke ditur se politika amerikane ka një traditë që nuk ndryshonë kah të fryen era, ajo miqësin dhe aleancën e konsideron reciproke, prandaj edhe raportet e miqësisë dhe partenritetit me Kosovën duhet të jenë të sinqerta dhe në një bashkëpunim të ngushtë madje mund të them tepër të ngushtë.Sepse miqësia në mes ShBA dhe Kosovës ka një histori që ka lëshuar rrënjë dhe është bërë jo vetëm një miqësi sa për sy e faqe, por „një miqësi speciale“ sikur thoshte presidenti historik dhe vizionari e burrështeti dr.Ibrahim Rugova.

Populli shqiptar i Kosovës dhe kombi ynë në përgjithësi ka dy veçori që kanë zënë rrënjë që nga kohërta më te hershme të tij ,po flas për popullin vërtetë arbëror-dardan që ka ruajtur këto dy veçori dhe jo për ata që nuk kanë ruajtur asnjë nga këto dhe as identitetin madje as edhe rrënjët kombëtare europiane, e këto dy veçori janë: Mikëpritjen(bukë e krip e zemër, miku i shtëpisë duhet të ulet në krye të vendit sipas traditës) dhe Besa. Pra duke ditur se kemi dy veçori si komb ato duhet ruajtur dhe kjo sidomos kur kemi të bëjmë me miqë që na kanë dal në ndihmë në kohën më të tmerrshme të historisë së Kosovës,pra një mik që të ka ndihmuar t'i heqësh prangat e robërisë ,është po ai mik që do të ndihmojë edhe t'i shërosh plagët, ta ndërtosh veten dhe të bëhesh i zot i vetes, dhe këtë rol po e luan ShBA me Kosovën ,po i ndihmonë asaj ta marrë veten, ta ndërtojë veten, ta forcojë veten dhe një ditë Kosova të bëhet vërtetë zot i vetes së saj, dhe sigurisht që një ditë Kosova do të bëhet zot i vetes së saj , vetëm atëherë kur të sundoj shteti i së drejtës,i lirisë dhe të integrohet në institucionet euroatlantike.

Duke patur këtë parasysh populli ynë duhet ta ruaj miqësinë me ShBA dhe ta rritë madje edhe më shumë këtë miqësi sepse kjo i vetëm sa e bënë Kosovën më të mirë, më demokratike më të civilizuar më të fuqishme ,sepse kur ke miqë të fortë e besnik edhe ti je i fortë dhe i pagjunjëzuar në asnjë betejë. Koha po tregon çdo ditë se sa e rëndësishme është miqësia me ShBA dhe vendet mike europiane, kjo për faktin se duke parë për çdo ditë kërcënimet armiqësore të brendshme dhe të jashtme e nga të gjitha anët ,atëherë mund të konkludojë se pa ShBA-n Kosova mbetet pa mburojën e saj.

Në rast rreziku Kosova e vetme pa miqtë e saj ShBA ,vendet mike europiane dhe NATO/KFOR-in shumë lehtë mund të bie pre e ujqërve që po presin me gojën hapur mundësin që ta gllabërojnë Kosovën. Dhe sikur dihet Kosova nuk ka vetëm një armik të jashtëm, ajo ka armiq si brenda ashtu edhe jashtë, prandaj Kosova si shtet duhet ruajtur miqësinë dhe partenritetin me SHBA dhe vendet tjera mike pa të cilat rrezikohet jo vetëm ajo që është ndërtuar deri më sot,pastaj e tanishmja ,por edhe ardhmja e brezave dhe Kosovës si shtet i ardhshëm brenda familjes europiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".