Vota ka peshë të madhe sovrane, ide-projekti për vendosjen e kamerave siguron transparencë

Vota ka peshë të madhe sovrane, ide-projekti për vendosjen e kamerave siguron transparencë
Vota ka peshë të madhe sovrane, ide-projekti për vendosjen e kamerave siguron transparencë

Gjon Keka

  • 22 March 2024 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Ide-projekti nga KQZ-ja për të vendos kamera është ide e mirë, por para se të vendosen kamerat ,do të ishte më mirë që të kemi një edukim politik ,qytetarë dhe partiak e të përgjithshëm si shtet që zgjedhjet t'i shohim si mundësi ,si pjesë vitale e demokracisë, si votë të lirë të secilit qytetarë e qytetare pa dallim. Edukimi së pari duhet të fillojë nga partitë politike ,pastaj nga qytetarët dhe kështu formimi i tillë i shërben jo vetëm demokracisë së një shteti ,por edhe lirisë dhe votës si vullnet i pandikuar i qytetarit apo popullit.

-Një shtet demokratik dhe me kulturë të lartë politike e qytetare nuk ka frikë nga vota dhe vullneti qytetarë, nuk frikohet se po i vidhet vota apo po i keqpërdoret vota etj etj. Në një shtet demokratik vota ka peshë të madhe sovrane sepse i jep formën e vërtetë Demokracisë dhe Republikës. Madje në kuptimin më të ngushtë zgjedhjet janë vula e demokracisë, prandaj një shtet nëse ka bërë zgjedhje të pastërta dhe pa vjedhje votash apo keqpërdorime tjera atëherë ai e ka arrit që ta realizojë në plotëni vullnetin e lirë të votueseve apo zgjedhësve. Ata që e njohin parlamentarizmin si shprehje të demokracisë e din mjaftë mirë se pikërisht kjo lejon që zgjedhjet të shihen si një akt i sovranitetit të vërtetë popullor.

Vërtetë, është koha që populli ta shpreh lirshëm dhe pa frikë se vota e tij do të shkoj në vendin e duhur dhe jo që vota e tij të futet në makineri helmuese dhe nxjerrjen e kandidatëve fitues nga mulliri duke keqpërdorur dhe vjedhur votat. Kërkesa legjitime e popullit dhe e drejta e votës së lirë duhet të paraqitet si një kërkesë e pakundërshtueshme. Duhet të mbarojë koha kur votat bliheshin në rrugë, kur keqpërdorej vullneti i votuesit dhe kur shkarraviteshin fletët e votimit sipas dëshirave partiake dhe të kandidatëve të partive. E gjithë shoqëria ,institucionet ,shteti dhe vetë partitë e populli duhet ta kuptojnë se vetëm me anë të votës se lirë ,të pandikuar, të pa keqpërdorur mund të shprehet vullneti i pastër i popullit dhe kështu të kemi edhe të zgjedhurit sipas votës së lirë ,ku në të ardhmen do ta përfaqësojnë votën e secilit dhe jo dëshirat e partive dhe interesave klanore partiake etj.

Ide-projekti nga KQZ-ja për të vendos kamera është ide e mirë, por para se të vendosen kamerat ,do të ishte më mirë që të kemi një edukim politik ,qytetarë dhe partiak e të përgjithshëm si shtet që zgjedhjet t'i shohim si mundësi ,si pjesë vitale e demokracisë, si votë të lirë të secilit qytetarë e qytetare pa dallim. Edukimi së pari duhet të fillojë nga partitë politike ,pastaj nga qytetarët dhe kështu formimi i tillë i shërben jo vetëm demokracisë së një shteti ,por edhe lirisë dhe votës si vullnet i pandikuar i qytetarit apo popullit. Duke parë që shoqëria jonë ende nuk ka arrit në atë lartësi të demokracisë, kulturës dhe edukimit politik etj, atëherë vendosja e kamerave në rastin e zgjedhjeve të ardhshme apo kurdo që të mbahen ato do të ishte i nevojshëm nëse populli dhe partitë dëshirojnë të dinë saktë se ku në të vërtetë po shkon vota e secilit qytetarë. Duke ditur se vota ka peshë politike,atëherë kjo është vendimtare që zgjedhjet të jenë të lira ,të pandikuar dhe demokratike. Por edhe një gjë duhet ditur se pesha politike dhe pozita e lartë nuk shkojnë gjithmonë bashkë.

Megjithëkëtë duhet nënvizuar se përparimi i madh që ka bërë jeta moderne politike qëndron në idenë e përfaqësimit popullor dhe kjo nuk mund të arrihet ndryshe pos duke votuar ,pra nëpërmjet zgjedhjeve të vërteta e të lira. Pikërisht demokracia dhe vota janë elemente që shprehin imazhin e gjallë të republikës demokratike dhe sovrane të Kosovës. Ajo dëshiron që çdo qytetar i aftë të ketë të drejtën e pjesëmarrjes në jetën komunitare dhe shtetërore; Ajo dëshiron që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit: ajo dëshiron barazi civile dhe politike. Ajo nuk njeh më fuqinë e pakufizuar të një individi,përkrah ose në kundërshtim me vullnetin e popullit. Në rast zgjedhjesh të ardhshme në Kosovë do të doja të shihja kandidat të pastër me identitet të vërtetë kombëtar,me kulturë të lartë qytetare e intelektuale, me vizion të vërtetë evropian, që mbrojnë dhe ruajnë vlerat dhe figurat kombëtare të kombit tonë arbëror-dardan, që punojnë me djersë për lirinë , demokracinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës dhe rikthimit në familjen evropiane.

Pra me pak fjalë vendi ynë ka nevojë jo për kandidat mulliri sipas partive politike dhe klaneve të tyre të ngushta por për kandidat të kompletuar kombëtar e demokrat, me vizion e të guximshëm që nuk dorëzohen para të keqes ,që nuk devijojnë nga premtimet dhe rruga e tyre për ta bërë Kosovën shtet të mirëfilltë demokratik, të lirë, dhe evropian. Po përmbyllë këtë me një këshillë të urtë të një poeti të njohur gjerman;“Ruajeni dinjitetin tuaj burra;Pra kthehuni te populli!“

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".