Kush mori pjesë në varrimin e Jasharëve në Prekaz me 11 mars 1998?

Kush mori pjesë në varrimin e Jasharëve në Prekaz me 11 mars 1998?
Kush mori pjesë në varrimin e Jasharëve në Prekaz me 11 mars 1998?

Ragip Mexhuani

  • 22 March 2024 - 15:53

Shkruan: Ragip Mexhuani

Në Kosovë janë dy LDK dhe dy UÇK. LDK-ja e Rugovës ka qenë dhe është kombëtare. I.Rugova me R.Alinë i kanë stërvitur grupet e para të UÇK-së në krye me Adem Jasharin. Pas kthimit të A.Jasharit nga Shqipëria sulmohet familja Jashari. Jasharët i presin me pëlumba forcat serbe. Adem Jashari organizon aksione kundër Serbisë 1991-94, ku vriten dhe plagosen disa policë serbë. Ademi- Familja Jashari kanë qenë në vëzhgim nga forcat serbe. Më 22 janar, 1998 bëhet rrethimi i dytë i Kullës së Jasharëve kishin marrë plagë Ilirianë dhe Selvete Jashari. Me të marrë lajmin nje delegacion i Kryesisë së LDK-së në krye me Fehmi Aganin shkuan në Prekaz te Familja Jashari. Me rastin e rrethimit të tretë të Kullës së Jasharëve, më 5,6 dhe 7 mars 1998 në ballafaqim me forcat serbe flijohen për liri, 56 dëshmorë-martirë nga Jasharët (shumica e familjes Jashari ). …

Rugova kishte shpallur 3 ditë zie për të rënët. Me kërkesën e presidentit të Kosovës I.Rugova arkivolet të dërgohen nga Gjakova në Drenicë. Burrëresha Mevlude Saraçi i solli arkivolet nga Gjakova me vështirësi të madhe nga armiku. Ashtu varrimi i 56 dëshmorëve-martirëve të Jasharëve është bërë me vështirësi nga forcat serbe. Mirëpo falë LDK-së - Rugovës dhe Zekerija Canës, gazetarëve të huaj e sdm. Kryqit të Kuq Ndërkombëtar varrimi është bërë më së miri. Zekerija Cana : Armiku mund t’i varrosë kufomat në gropën e madhe, ekziston rreziku që kufomat t’i spërkatë me njëfarë lëngu tretës dhe t’i mbulojë me bulduzer si në Bosnjë. Në varrim morën pjesë Dr. Zekerija Cana, Cen Desku, Fetah Bekolli, Rifat Bejta nga Prekazi, Emin Halimi me bashkëshorten - veprimtaren Ajnishahe Halimi, veterani i arsimit Sadri Rama miku i familjes Jashari, babai i ish komandantit të FSK-së Rrahman Ramës, Hilmiu, Hilmiu nga Klina e Drenicës dhëndërr i familjes Jashari, ndonjë individ nga Drenica, të tjerë nga Malisheva, Shaban Shala veprimtarë KMDLNj-së, ndonjë gazetar vendas dhe autori Jusuf Bytyqi - Jasharajt Simbol Unikat i Vetëflijimit Lena -Prishtinë 2018. 

F.99… Brenda ditës banorë të Klinës së poshtme, kanë hapur 53 varre, ndërsa para kufomave kanë bërë homazhe mijëra qytetarë nga shumë anë të Kosovës. F.124-125… Përgaditjen e kufomave e ka bërë Fetah Bekolli. Dhe faljen e namazit!… Ajnishahe Halimi ka thënë se Osman Musliu nuk ka qenë fare aty ditën kur familja Jashari është varrosur. “Në fund mulla Fetah Bekolli ua ka “falë xhenazen ‘ dhe z.Zekeria Cana e ka thënë një fjalë të shkurtër. … 

Zekeria Cana - Ditari i Robërisë 1, Rozafa Prishtinë 2000. 

F.252. … Gjatë varrimit policët serbë na u vërsulen me tytat e automatikëve ta kryejmë punën sa më parë, por ne jemi vetëm disa veta. Ata goxha burra që erdhën nga Prishtina u kthyen. Hoxha i Likocit iku pas tyre, kurse të tjerët i lëshoi toka. Shih fotografinë e I.Rugovës me Adem Jasharin dhe me disa të tjerë në librin e Jusuf Bytyqit f.79. 

I.Rugova nuk mundi pas luftës të shkojë te familja Jashari. Bujar Bukoshi me Isa Mustafën ia kanë ndalur financat I.Rugovës. LDK-ja e Isa Mustafës dhe e Lumir Abdixhikut janë si PDK-ja dhe AAK-ja bashkë kanë qeverisur 20 vjet dhe i krijuan në Kosovë 58 minishtete serbe ( 45 kisha-manastire me status të veçantë dhe 13 komuna me shumicë serbe). Këta Malit të Zi ia dhanë mbi 8 mijë ha dhe Maqedonisë 2.500-8000 ha. 

Isa me deputetët e LDK-së e bënte Thaçin kryetar, ashtu Thaçi me deputetët e PDK-së e bënte Isën kryeministër. 

Me UÇK-në e A.Jasharit janë ata që kanë vdekur dhe janë plagosur në front me armikun, ata luftëtarë që nuk kanë sabotuar dhe nuk kanë dezertuar dhe kanë luftuar ata që nuk janë pasuruar. Nuk kanë luftuar ata që u bënë veteranë të rrejshëm 51.542 veta, kurse veteranë të vërtetë më së shumti ishin 13.458 veta. U bënë 65 mijë veteranë për vota nga PDK-ja,LDK-ja dhe AAK-ja. As veteranët e vërtetë nuk u distancuan nga veteranët e rrejshëm as nuk protestuan. Këta dhe tri shoqatat e dala nga lufta kurrë nuk protestuan kundër PDK-së, LDK-së dhe AAK-së që e shkattërruan dhe e copëtuan Kosovën. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".