Pa prapaskena politike, edhe për dinarin serb në Kosovë duhet gjetur zgjidhje ligjore kushtetuese e praktike

Pa prapaskena politike, edhe për dinarin serb në Kosovë duhet gjetur zgjidhje ligjore kushtetuese e praktike
Pa prapaskena politike, edhe për dinarin serb në Kosovë duhet gjetur zgjidhje ligjore kushtetuese e praktike

Arsim Aziri

  • 22 March 2024 - 18:57

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Pavarësisht se ka ide dhe propozime të ndryshme të mënyrës së lejimit të qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, zgjidhja nuk mundë dhe nuk duhet lejuar të del përtej kornizës ligjore dhe kushtetuese ekzistuese. Ata qytetar serb që marrin të ardhura legale nga Serbia, nëpërmes sistemit bankar, është normale që ato i marrin në dinar, por për qarkullim në tregun e Kosovës duhet krijuar mekanizma të konvertimit të tyre në valutën legale e kushtetuese në tregun e Kosovës, e kjo është Euro. Kjo është zgjidhje shumë e thjeshtë , e pranueshme dhe aspak dilemë hutimi e mosbesimi.

 

Pavarësisht se Qeveria aktuale ka trashëguar një varg sfidash serioze nga mandatet e kaluara, përkushtimi dhe përqendrimi për tu ballafaquar me do nuk po mungon. Perspektiva është si mundësi potenciale për t'i nisur vijat drejta e pa ndikim! Një nga këto probleme të së kaluarës është edhe kjo me dinarin serb në Kosovë me të cilën po ballafaqohemi tani, për të cilën qeveria ka një përcaktim të drejtë dhe kushtetuese që nuk mundë të kontestohet nga askush. Mirëpo në këto sfida po mungon uniteti politik për veprim unik strategjik. Pavarësisht se ka ide dhe propozime të ndryshme të mënyrës së lejimit të qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, zgjidhja nuk mundë dhe nuk duhet lejuar të del përtej kornizës ligjore dhe kushtetuese ekzistuese. Ata qytetar serb që marrin të ardhura legale nga Serbia, nëpërmes sistemit bankar, është normale që ato i marrin në dinar, por për qarkullim në tregun e Kosovës duhet krijuar mekanizma të konvertimit të tyre në valutën legale e kushtetuese në tregun e Kosovës, e kjo është Euro. Kjo është zgjidhje shumë e thjeshtë , e pranueshme dhe aspak dilemë hutimi e mosbesimi. Mirëpo ndikimi nga qendra e komandimit në Beograd , që po i instrumentalizon serbët në Kosovë nuk po i pranon zgjidhjet praktike për të cilat nuk duhet të ketë fërkime politike. Eksponentët e errësirës se kaluar, që ka dijeni për ata se kush janë, për atë që s'e bënë vetë, duan të ja ngarkojnë të tanishmes, pra pushtetit aktual, dhe duan ta pengojnë që të funksionoj me politika më të ndërgjegjshme e me qytetarë gjithnjë sipas percepcionit të tyre tashmë të njohur. Kosovës, mjerisht iu kërkohet që të funksionoj me tema-projekte të së kaluarës (qoftë asociacioni i komunave serbe e hektarët e manastirit, qoftë tash edhe me bërjen top temë diplomatike e politike edhe çështjen e dinarit, se përndryshe s'mund t'i prekë disa kushte ndërkombëtare e rrjedhimisht s'mund as të mendoj e të zhvilloj mjaftueshëm kushte të brendshme për rëndësinë që duhet ta kenë. Me këto sfida që janë peng dhe pengesë e trashëguar nga qeverisjet prej më shumë se dy dekadash nga politika e kaluar, pushteti ynë, ende s'mund të ndajë kohë të mjaftueshme e meritueshme për politika që do të qonin më shpejtë vendin në progresimin e sferës publike, për krijimin e mirëqenies së plot sociale, dhe kjo është e metë e madhe. E kaluara gjithnjë e më shumë po bënë vend në çdo proces. Pra, krejt dëmet e qeverisjeve të kaluara, iu kanë mveshë kësaj qeverie për t'i rregulluar, duke ia shfrytëzuar një pjesë të madhe të kohës, që realisht ish dashtë të orientohet në tjetër dimension. Vendin tonë ende do e përcjell e kaluara e errët, disa procese të mundësuara nga errësira do e cungojnë akoma, për t'ia pamundësuar që të funksionoj lirshëm në rrugëtimin e saj. Po prapë mire që kemi një qeverie të përgjegjshme, konsiderueshëm e them këtë, mbase ka brumë të mirë për të shpresuar për punë të mira, siç aktualisht po përpiqet ti bënë. Është mirë që janë ndërrua dimensionet e funksionimit, dikur si ndikim të madhe kishte pakica, ndërsa tani më me ndikim të madh kemi shumicën, ashtu siç e kushtëzon edhe demokracia, si version që ndanë e përcakton fuqi. Nuk mundë të mohohet fakti se sfidat dhe pengesat në këtë proces të vazhdimit të shtet ndërtimit ekzistojnë por do të bëhen akoma punë të mira, diçka çka do i vlej shumicës si koncept!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".