LUFTA E SERBISË NEONAZIZTE PËR TA MBAJTUR KOSOVËN NË MAJE TË THIKËS

LUFTA E SERBISË NEONAZIZTE PËR TA MBAJTUR KOSOVËN NË MAJE TË THIKËS
LUFTA E SERBISË NEONAZIZTE PËR TA MBAJTUR KOSOVËN NË MAJE TË THIKËS

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 23 March 2024 - 16:14

Akademik:Prof Dr : Hakif Bajrami

KA SHUMË DIMENZIONE

Të gjitha institucionet politike, shkencore, kulturore dhe rreligjioze në Serbi e kanë të njohur se Kosovën me luftë imperialiste e kanë okupuar më 1912, dhe me luftë të drejtë të UÇK-ës dhe të NATO-s kanë humbur me nënshkrim të kapitullimit, më 10 qershor 1999 në Kumanovë.Në bazë të njohurive të plota Rusia dhe RSJ (Serbia) në Rambuje i patën bërë me dhjeta eskivazhe, për të mbetur në lojën e pushtetin që Kosova, që kjo trevë arbërore të mbetët koloni moderne serbiane. Parap, në bazë të dokumentve , dihet se delegacioni i Kosovës ka nënshkruar diçka që sot është, për brengosje. Por realiteti ndryshoi në procesin historik, vetëm falë përkushtimit të krahut patriotik shqiptar, që u shpreh hapur më 2006 nga goja e Adem Demaçit, se: “Nëse nuk shpallet Kosova shtet i pavarur, po bëri e u kthye Serbia në saje të ndonjë pazari të Superfuqive, ne prap do t` i rrokim armet për të bërë luftë çlirimtare, pra luftë të drejtë. Mjaftë kemi treguar maturi dhe histori,mjaftë jemi xhakosë nga kongreset dhe konferencat kamikazë, që pa mëshirë na kanë coptuar. Jemi të lodhur nga robëria, por rininë e kemi të dlirë dhe të pangarkuar me shovinizëm. Unë popullit tim i besojë, po edhe populli është vetëdijësuar dhe do të na besojë. Prandaj, ne jemi të motivuar që ta ruajmë çdo normë njerëzore dhe betohemi se nuk do të sillemi me të tjerët si janë siellë ata ndaj neve. Ne jemi komb Perendimor, dhe majftë na kanë trajtuar se “kemi kulturë lindore. Çenja jon kombëtare është e njohur, të huajën nuk e duam, tonë nuk e japim, por na e kanë grabitë”!.Madje para 25 vjetëve Kasapi i Ballkanit urdhëroi që në Kosovë të rrënohet dhe të digjet çdo gjë.U bombarduan fshatra e kuarte qytetesh, u dogjën uzina dhe shtypshkorja, u fut shqiptaria në terrin informativ.U dogj deri në themel shtypshkronja e Kosovës sot, u kthye Rilindja në çirilicë, u përzunë nga puna mi qindra mija shqiptarë, u vranë dhe u masakruan me qindra familje dhe mija idividë dhe kufomat e tyre u bartën deri në Batajnicë për të humbur gjurmë.E sot, me A. Vuçiqin dhe I.Daçiqin negociohet, kurse këta prap kërcnohen se “bëri e u pranua Kosova në KE ne do të largohemi”.Dhe largohën se ashtu i thot Rusia, ajo që e ka siell botën buzë luftës Tretë Botërore. E po ku jemi, do të pyeste shkrimtari Rexhep HOXHA!

Sulmi në Banjskë ishte skenar rus që po “transmetohet” në Gazë

Serbia neonaziste dihet se edhe sot 25 vjetë pas mabrimit të luftës është e mbushur me organizata neonaziste, të çdo lloji.Ato organizata, nuk janë themeluar në shekullin XXI por kanë histori para, gjatë dhe post fashiste.Ato organizata në forma të ndryshme po kërcnohen edhe sot ndaj shqiptarëve.E rasti më eklatant është ai i sulmit terrorist në Bajskë të Zveqanit më 24 shtator 2023. Për çudi, organizatori i sulmit sot jeton i lirë me të gjithë terroristët e tij në Serbi, sepse atë e siguron edhe Rusia cariste e V. Putinit. Sulmi në Bajskë ende nuk është studiuar nga të gjitha dimenzionet shkencore.Politikisht është folë e përfolë shumë. Por, asnjë person që ka marrë pjesë në sulm, ende nuk ka dalur në gjyq, as në Republikën e Kosovës, e as në Serbinë e degjeneruar dhe të smurë nga shovinizmi politik, rreligjioz dhe racor. Pse,sepse me opstruksione po provohet që sulmi terrorist të harrohet. E me te dhe nepërmjet atij sulmi terrorist, Beogradi ka synuar ta neutralizojë KFOR-in në fillim dhe pastaj të intrvenojë ushtria dhe policia e Serbisë, në mënyrë që si me një rrufe të “çlirohet” veriu i Kosovës.

Madje për çdo ditë ndien diplomatë dhe politikanë të nivelit Evropian dhe jashtë saj që provojnë dhe qëndrojnë pas përkdheljës së pushtetin serbian, pale mos po largohet nga neofashizmi rus. Ju them, se tërë ajo punë është me vlerë nga diplomatët Evroperendimor. Por, ne që jemi ferkuar qe dy shekuj me politikën serbiane, e njohim më mirë se kushdo tjetër të paktën Serbinë e tri luftërave të fundit, dhe sa e sa të tjerave para tyre.Madje, Serbia është flamurtare në Evropë për krijimin e kampeve të përqçndrimit më 1877, më 1913 dhe më 1921 në Kosovë.Serbia është flamurtare në kolonizim të viseve të okupura shqiptare. Serbia është flamurtare e një kryqzate dy shekullore për DEPORTIMIN e shqioptarëve në Anadolli. Prandaj e njoftojmë këtë plejadë diplomatësh evropian sot (2024), se Serbi është e smurë nga pansllavizmi. Prandaj, Serbiani nuk kthehet kah Perendimi kurrë, nuk do të bëhet vend demokrtik kurrë me asnjë çmim: edhe nëse ndonjë kongres apo konferencë ala Versaj ia falë Bosnje Hercegovinën, edhe nëse ia falë Kosovën, edhe nëse ia fali Malin e Zi, edhe nëse ia falë Kroacinë, edhe nëse i falet Sllovenia dhe Vojvodina sikurse ka ngja më 1919, në Konferencçne Versajit, ku nuk ishte prezente Rusia fare. Serbisë nazifashistediplomatët evropianë dhe Amerikanë edhe nëse ia falni Maqedoninë, edhe nëse ia premtojnë Shqipërinë Bregdetare, Serbia mbetet në politikën ofenzive pansllaviste me 37 programe për shfarosjën e shqiptarëve dhe të gjithë fqinjëve, fakt ky që u vërtetua edhe në dekadën e fundit të shekullit XX-t. Pra, Serbia do të luftojë deri aty, kur në një tubim ndërkombëtar eventual, do të denohet për krimet që i ka bërë, duke i paguar dëmet e luftës nga viti 1877 e deri më 1999. Për ndryshe nuk kupton asgjë, përpos forcës së Tomahokëve!

Tani po provojmë ta nxierrim një realitet në logun e “kuvendimit” me të gjitha provat që Serbia, të paktën ta mbajë Kosovën në maje të “thikës”.

Çështja e “tokave” të Manastirit Deçanit

Manastiri i Deçanit është ndërtuar nga viti 1327 deri më 1330. Më 1330 kryepopi i këtij manstii do ta lëshojë një “Kanunore” ku thuhet: “Nëse cili do Arbanas vetëm thot se ara, ose livadhi ka qenë më parë i tij, do të denohet 500 copë dele”. Më tutje në “kanunore” thuhet se vendasit arbanas gjatë çdo jave duhet punojnë 2 ditë për kishën dhe princin që është servon (serbian). Lidhur me këtë princat shqiptar, të rraskapitur nga dhuna, më 1338 do të shkojnë në Brusë dhe do t` i lutën princit osman që t` i okupojë sepse “jemi në pozitë katastrofale nga sllavët”. Lutja do të përsëritët edhe më 1348.Në lidhje me këto rrethana dihet botërisht se çka ka ngja më 1371 në Maricë. Dihet se çka ka ngja më 1375 në Nish që nuk ishte lokalitet serbian. Pas kësaj date, mbi dy të tretat e princave serbian e kanë pranuar vazalitetin e Sulltan Muratit. Prandaj, e ashtuquajtura Lufta e Kosovës (1389) nuk ka ngjarë fare. Sulltan Muratin në Fushë Kosovë e ka vrarë djali i tij Pajaziti duke u frigura nga Babai që ishte shumë i drejtë, sepse djalin etij të tretë me nënë bizantine e varë pse ai sillej keq ndaj “dajëve”. Ndërsa Princi Jakup është vrarë nga i vllai Pajaziti në luftën për pushtet. E vërteta, Princ Lazari në anën tjetër e ka pranuar vazalitetin e Sulltanit deri sa gjeneralët e Sulltan Muratit ishin në Nish më 1375. Në këto rrethana një prononcim i Nikollaj Velimiroviq (Pop serbian) më 1942 deklaron publikisht: “Kjo që po vepron sot Hitleri ndaj Hebrenjëve, ka vepruar Sava Nemanja ndaj Arbanasëve deri sa ishte në funksion të kryepopit, duke ua grabitë arbanasëe pronat më të mira, bletët më të njohura, kuajt më të mirë dhe krojet dhe kullosat më të pleshme, sidomos Rrafshin e Dukagjinit”.

Sot (më 2024) nuk merakoset Serbia fare për 28 hektarë tokë që u janë grabitë shqiptarëve përmes kolonizimit më 1927 nga Bozha Maksimoviq-Kundak (kryetar qeverise SKS). Dhe tash kur ajo sasi toke iu dhurua në konton katastrale Manasitirit, popit Dionisie më 1890 kishte deklaruar: “Tërë Rrafshin e Dukgjinit do ta detyrojë të konvertohet në popullsi sllave”, dhe atë konvertim e bëri më 1913 në mënyrë publike, e të cilin e përkrahu Rusia dhe Franca, me të gjitha mjetet. Po, pse nuk mësohet qëndrimi i Sazanovit më 1914, nga diplomatët evropian sot (2024), kur i drejtohet Nikolla Pashiqit me këto porosi: “Mos pretendoni Maqedoninë; largonu nga ambicjet në Kosovë dhe Shqipëri Bregdetare, largonu nga ambicjet në Bosnje e Hercegovinë. Nëse doni Serbinë e Madhe, ua japi Kroacinë, por do ta keni në qafë pastaj Wjenën”!! Kështu shprehej diplomati i Moskës, kështu shprehet edhe sot Putini dhe ministri i jashtëm i tij Sergej Lavrov, me dyer të mbyllura drejtuar Ivica Daçiqit: “Kosovën duhet ta mbani në maje të thikës. Për çdo ditë duhet t` i shtoni kerkesat.Nesër kur ta merrni asociacionin, duhet theksoni se a duam kthimin e ushtrisë në Kosovë.Përseritëne këtë një kohë, dhe pastaj ndryshoni kërkesat.Ua shtoni atyre edhe kërkesa tjera.Ju jeni mjeshtër të intrigave dhe komploteve. Veproni dhe na e amortizoni barrën e frontit në Ukrainë. Rusia është me juve, në çdo situatë”.

Çështja e dinarit dhe kërcnimet e BE-s

Nuk ka shtet në glob që i aplikon dy valuta në ekonominë e vet nacionale-shtetërore, si dhe në sistemin bankar. Lidhur me këtë, në bazë të disa analizave konfidenciale, që kanë rriedhë në opinion, çështjën e dinarit e ka ngritur terthorazi Aleksandër Sorosi i cili është në luftë me Kushnerin për dominim në Bregdetin e Shqipërisë, si dhe në një pjesë të trevës së Ballkanit, ku tërë menaxhmentin e kryen R. Grenell.Si duket, Tirana zyrtare është e dehur nga megalomania prandaj ose nuk po sheh, ose nuk po ndien, e si duket janë të dya mundësitë në veprim, krejtë me qëllimin final që të investohen miliarda dhe të hapërn vende pune.Por, Tirana zyrtare duhet ta dinë se as Sorosi e as Kushneri nuk kanë para të veta. Megjithë atë, ato para nuk janë të pista. Kjo për faktin se paratë janë nga Banka Arabe për zhvillim, gjithënjë të fituara pa kamatë nga Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Së këndejmi çështja e dinarit do të zgjidhet në proces, por pushteti i Republikës Kosovës dihet se është i varur nga Perendimi i hekurt, prandaj duhet “ndarë burekun” edhe me ata. E ne duhet të shiqojmë me shumë kujdes se çka deklaron Beogradi zyrtar i azdisur nga fitorja e fundit në zgjedhjet parlamentare, edhe pse u vërtetua se për qytetin e Beogradit ishin bërë viedhje industriale në porces të votimit. Por, këtë minus të politikës A. Vuçiq po e kompenzon duke u kërcnuar: “po e sulmojmë Kosovën, nuk do ta sulmojmë Kosovën”. Dhe e tërë kjo lojë fjalësh lansohet për të humbur gjurmë në stilin e fuqisë ushtrake, ose të një lavirje që taktizon me lavirin dhe të pafytyrin, që nuk e dinë çka është morali njerëzor.

Kush do të sulmojë i pari dhe kush do të mbrohet nga sulmi

Po çka dhe si do të duhej të përgjigjej pushteti i Kosovës. Shumë thjeshtë dhe pa ekivoke.Na sulmoni kurdo që ju serbianët e dini. Por ne shqiptarët, do të dijmë kurdoherë të mbrohemi dhe për atë mbrojtje jemi të përgatitur dhe sado që të zgjatë kjo “pazarëri” serbiano-evropiane e mbështellur me diplomaci, për neve është më mirë, sepse do të jemi të zgjuar dhe të profesionalizuar duke mësuar prej miqëve të shumtë, që më në fund i kemi.

E vërteta, Kosova ka një pervojë të luftës dhe atë do ta shfrytëzojë deri në maksimum. Tani, në kushte kur në Ukrainë dhe Gazë, po metastazon lufta, një nye i tretë i luftës është i mundur të hapët vetëm nga orekset neonaziste të Rusisë neonaziste dhe të politikës ekstreme që po shfaqet kudo nepër glob. Lidhur me këtë, sulmi eventual ndaj Kosovës nga soldateska serbiane, kësaj radhe nuk do të ketë pasoja të kufizuara, por në luftë do të hynte pa hamendje: Bullgaria, pse jo edhe Kroacia. Shqipëria nuk do të hynte në luftë besojmë, pa një sinjal të fortë nga NATO, sepse qëndrimi i Greqisë pastaj nuk është i sigurtë. E në proces të luftës i pasigurtë është edhe qëndrimi i Turqisë, që për Ballkanin është superfuqi.

Kjo mundësi e një lufte të “kufizuar” është vetëm një lloj pazari i prodhuesëve të armëve.Pra, pordhuesit e armëve kërkojnë tregje, për ta plasuar mallin e tyre, që nuk janë cigare, por janë diçka më tepër, sespe ai mall djeg nga jashtë, bënë dëme koletarale-zingjirore më tepër, se çdo zjarrë i natyrshëm.

Nga kjo analizë, duhet të nxirret konkluza se pushteti i Republikës Kosovës, ende nuk ka as lluks, e as nevojë të shprazë fjalë të “mëdha” po as të sulmojë i pari, askend.Për çdo veprim, duhet maturi dhe analizë e shkruar nga profesionistët e verifikuar.Duhet maturi dhe bisedime me miqët e sinqert në çdo kohë dhe rrethanë. Po, historia serbiane nuk mbaron me kaq. Lidhur me këtë mosmbarim A. Vuçiq thot këto ditë kur Kosova ka shtruar shansën të pranohet në Këshillin e Evropës se: “Nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës, Serbia del nga ai Këshill”. Ky ekskluzivitet fashist, tregon se Serbia ende ëndrron në kohën e Dik Martit, për të plasuar rrena të shekullit pa asnjë pengesë, pa asnjë konkurencë nga Rusia, medje me ndihmën e pakursyer të saj.

E këto ditë opozita në Parlamentin e Kosovës u përkujdes për t` ia ndihmuar Serbisë në bariera, pak sa mundet në kaçikun e saj. Opozita tha: “Kosova nuk e ka Kodin Civil, i cili herë po mrizon në qeveri e komisione e herë në Parlament. E vertetë, por kur e shiquam historinë e KE-s duel se me rastin e pranimit, as ideatori nuk e kishte të plotë Kodin Civil. Pra, kohët kanë ndryshuar, nuk dihet kush të sulmon e kush të mbron sot.

Pse u arrestua At Nikolla Xhufka

Ky prift ortodoks shqiptar është në hall nga pushteti i Janullatosit O(grek) në Republikën e Shqipërisë. Kam pasë rastin ta njoh si prift që është dhe të bisedoi shtruar për çështje rreligjioze dhe politike me te. Nuk e kam shoqëruar askund, bile jam çuditë se si ky prift ambicioz, ka arritur ta identifikojë nevojën për ta vizituar Kishën shqiptare ortodokse në Rakinicë të Komunës Besianës. Ajo kishë moti është reklamuar si kishë ortodokes shqiptare, por vizita të popullit shqiptar në te nuk ka pasë. E vërteta, Kisha Katolike shqiptare në Kosovë, këtë kishë nuk e ka shiquar kurrë me sy të mirë, sepse bëri e aktivizua apo promovua, lind pastaj pamundësia që shqiptarët e Rreligjionit Islam të konvertohën në rreligjionin krishter Katolik, siç ishte synimi i Vatikanit, madje me kërkesë nga qarqet politike të Kosovës më 1991-1999. Tash është “devër” (kohë) tjetër, dhe planet ua ka prishur UÇK dhe NATO si mundësi pa kthim.Po, mos të harrojmë se më 1991 ka ekzistuar edhe “vullneti” i disa ylemave naivë që të “regjistrohemi musliman”. E intelegjenca shqiptare, jo politika, e ka refuzuar kategorikisht që nuk regjistrohet shqiptari kombëtarisht kurrë si musliman.

Në këto mjegulla të hallakmës politike më 22 mars 2024 në hyrje të kufirit Shqipëri-Kosovë, policia kufitare e arrestoi At Nikollën që është misionar i Kishës Fan Nolit, dhe pas qëndrimit në arrest iu komunikua se “nuk guxon t` u afrohet kishave ortodokse në Kosovë, për faktin se e ka vizituar kishën e Deçanit, kishën e Rakinicës dhe Gazimastanin, ku është një permendore e turpit mesjetar, ku nuk ka luftiar askush, por që popat ortodoks serbian e kanë ngritur në kult, për faktin se Osmanlia e ka ngritur në kult turpin e vet se:“fëmijët e mbytën në xhumë Sullatnin, ndërsa serbët e: “prenë në fytprincin e tyre, se për mdryshe do të fitonte”. Po shtrohet pyetja: cili princ serbian ka ardhur në pushtet, pa e mbytur babain ose vllain-asnjëri. Shiqone në kontiniuytet vrasjet e prijësave serbian, deri te Ivan Stambolliqi. Por në mesjetë popat serbian shkojnë aq largë në fantazi dhe rrena, sa që e këdojnë se princi i tyre Lazar, se paska hec me kokë të këputur në dorë, deri në afërsi të Kulinës (Grykë strategjike në mes Llapit dhe Fushë Kosovës).

Më 1998 S. Millosheviqi ëndrronte një diplomat rus (Afanasiev) se duhet të deklaroi pse po e sulmonte popullin shqiptar në Kosovë. “Nuk po i sulmojmë shqiptarët që t` i deportojmë jashtë Kosovës, ata që nuk i kemi vrarë, por që do t` i konsiderojmë të okupuar, por nuk duam të kemi BLLOKUN rreligjioz kroat në Jug”.Ky fakt tregon se dikush nga nëntoka politike e Kosovës më 1991 ka premtuar se “shqiptarët do të konvertohën në masë në katolikë”. Kjo oferë u është bërë vizitorëve shqiptarë kudo nepër Evropë dhe Amerikë sidomos më 1991. E sot, në mars 2024 dikush ka urdhëruar të arrestohet At Nikolla; dikush nga rreligjionet e kosovës ka urdhëruar që At Nikolla në kufi të Kosovës të ketë shenjët e KUQE, që do të thot: “Nuk lejohet të hynë në samafor”. E ky veprim i ngjan atij diplomatit kur thot: Nuk po negociojë se nuk kam pasë çare, por po negociojë mos me zgjedhë asgjë në favor të lirisë dhe barazisë. Me këtë devizë si duket Borrel dhe Llajçak po taktizojnë dhe nuk po zgjidhin asgjë, për deri sa të bëhemi të gjithë shqiptarët e rreligjionit musliman në rreligjion katolik. Si duket nga propoganda islame edhe ky orientim terthorazi po ndihmohet, sepse janë mbushur rrugët dhe kafenetë me mejkrrosha që imitojnë mjerim, sepse nuk kanë aq dije e as emër për atë pamje.

Po problemi shqiptar në Evropë nuk mbaron me kaq. Vite më parë pati ardhur Dautogllu, ministër i jashtëm e Republikës Turqisë me kërkesë: “Duhet ta rishqyrtoni shkrimin e historisë sepse ne nuk kemi qenë okupator”. Dhe, një pjesë e historianëve këtë kerkesë e pati aprovuar me “çallgi’ totalitare. Lidhur me këtë, është bërë dukuri që të na kërkohet se duhet ta “rishqyrtojmë edhe luftën Antifashiste, e ta kritikojmë Enver Hoxhën pse PKSH organizojë luftë çlirimtare”. E në këtë nye duhet dalluar porfesionalish Enver Hoxhën dhe Fadil Hoxhën si antifashist 1941-1945. Duhet të objektivizohet pushteti i tyre 1945-1986 me fakte, me të gjitha të mirat dhe të kqiat, e jo të na lajmërohen zuzarë e ish spiunë të UDB-s serbiane se: “kush nuk e kritikon Enverin bllanko; kush nuk e çmon Zogollin bllanko, ai është Titist e Enverist”!.Këtë kerkesë e bëjnë ata që ende janë komunista dhe nuk e dijnë se nuk duhet të janë, sepse ajo kohë ka shkuar në vlerësim të historisë, si kohë e territ dhe çmendurisë totalitare. Pra me histori duhet të meren ata që e kanë profesion, por jo t` ua ndalojmë atyre që mundën të meditojnë dhe mund ta japin ndonjë gjykim që vërtetë është realist. Por duhet menduar mirë çdo kush se çka e largon shqiptarinë, nga kjo pozitë që është siellur. Prandaj, si ta largojmë Republikën e Kosovës nga “maja e thikës”, është detyrë e çdo shqiptari, për aq sa ka dituri.Por një fakt e dijë se: ku po pretendon ta mbajë Kosovën Serbia neofashiste, ajo politikë ka shkuar në varr. Kjo për faktin se qysh në kohën e Sokratit, të urtit thonin: Kush hap varre të reja, vet do të bjen në te.

Shkrimi iu kushtohet me respekt NËNAVE shqiptare: Nënë Zahidës, Nënë Azës, Nënë Rukës, që i përgatitën dejmët dhe vajzat për luftën çlirimtare 1989-1999!

Më 24 mars 2024

(Kosova Sot Online)