Populli i Kosovës duhet ta mëson të vërtetën e saktë: Kush e ruan dhe garanton kufirin e Kosovës me Serbinë?

Populli i Kosovës duhet ta mëson të vërtetën e saktë: Kush e ruan dhe garanton kufirin e Kosovës me Serbinë?
Populli i Kosovës duhet ta mëson të vërtetën e saktë: Kush e ruan dhe garanton kufirin e Kosovës me Serbinë?

Agim Bajrami

  • 23 March 2024 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Kosova po paralajmërohet ,se do të sulmohet , siç edhe kërcënon në vazhdimësi presidenti serb Vuçiq, dhe zyrtarët e sigurisë të shtetit hegjemonist serb. Por ,shtrohet pyetja , ndaj rreziqeve të sulmeve serbe kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës, kush mund të jenë në vijën e parë të sulmit serb , i cili sulm mund të supozohej se mund të jetë i ashpër,i shpejt me të gjitha mjetet e disponuar luftarake serbe.

 

Zyrtarisht Qeveria e Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë në vazhdimësi ka njoftuar publikun kosovarë dhe ndërkombëtar , se Serbia ka shtri bazat e saja ushtarake përgjatë brezit kufitar me Kosovën diku rreth 44 baza policore e ushtarake, me shtrirje në; veri,veri lindje të vijës kufitare të shtetit të Kosovës. Edhe së fundi, kryeministri Kurti paraqiti 'videon' se trupat ushtarake serbe me teknikën e saj ushtarake , dhe për disa metra larg kufirit me Kosovën , po demonstrojnë kërcënimin përmes forcës ushtarake dhe duke qarkulluar për rreth vijës kufitare duke i përçuar mesazhe Kosovës, dhe bashkësisë ndërkombëtare , se në momentin më të volitshëm të 'rrethanave gjeopolitike' të favorshme për Serbinë do të ripushtojmë shtetin e Kosovës . Kosova po paralajmërohet ,se do të sulmohet , siç edhe kërcënon në vazhdimësi presidenti serb Vuçiq, dhe zyrtarët e sigurisë të shtetit hegjemonist serb. Por ,shtrohet pyetja ,ndaj rreziqeve të sulmeve serbe kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës, kush mund të jenë në vijën e parë të sulmit serb , i cili sulm mund të supozohej se mund të jetë i ashpër,i shpejt me të gjitha mjetet e disponuar luftarake serbe. KFOR-i në situatën e paqes dhe në kundërvënie të përplasjeve të retorikës politike shqiptaro- serbe,në vazhdimësi deklarohet se;" KFOR-i ushtron mandatin e vetë për të ruajtur paqen dhe sigurinë për të gjithë banorët e Kosovës ,dhe në rast të ndonjë konflikti , siç shprehet KFOR-i ,ne jemi reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës ,dhe policisë së EULEX-it". Dhe FSK nuk përmendet si reaguesi, në rastet e sulmeve të çfarëdo agresioni , e sidomos të atij serb, ngjashëm si në rastin e Banjës në shtatorin e vitit të kaluar, ku policia e Kosovës mbeti e ballafaquar e vetëm me një sulm të orkestruar të segmenteve të shtetit serb përmes grupeve të saja paramilitare,ushtarake të ushtruara në kazermat e ushtrisë serbe, për terrorizëm në Kosovë. Dhe ndaj këtyre kërcënimeve të vazhdueshme serbe, kundër territorit të Kosovës, kush do të jetë në vijën e parë të sulmit;KFOR-i,Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, FSK-ja, apo asnjëra ,dhe ushtria serbe do të mund të marshoj , nëpër gjithë Kosovën , dhe përsëri të ushtroj gjenocidin e saj mbi popullsinë civile, duke besuar kosovarët , se janë të mbrojtur nga KFOR-i, FSK-ja, Policia e Kosovës ,apo edhe nga policia e EULEX-it , e që asnjëra nga këto mekanizma të sigurisë legale të Kosovës, nuk gjenden të dislokuara për gjatë kufirit të Kosovës , e sidomos në pjesën veri-lindore në territorin që mbulojnë vijën kufitare si; komuna e Podujevës, Prishtinës e Kamenicës , përveç disa patrullimeve njëherë në jave, të Policisë së Kosovës apo edhe të KFOR-it, në largësi të disa kilometrave nga vija kufitare. Dhe kush na qenka me të vërtetë ruajtësit e vijës kufitare ,apo garantuesit e paqes dhe sigurisë , nga kërcënimet reale të agresionit serb?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"