Qytetarët me 'referendum' kërkojnë reformim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë

Qytetarët me 'referendum' kërkojnë reformim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë
Qytetarët me 'referendum' kërkojnë reformim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë

Gani Qarri

  • 24 March 2024 - 08:47

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Një sondazhi i Institutit Demokratik të Kosovës, (KDI) ka nxjerr rezultatin e anketës më të re, sipas të cilës 54% e qytetarëve i vlerësojnë të drejta vendimet pozitive të Gjykatës Kushtetuese për Ligjet që synojnë Reforma në Drejtësi, në mesin e të cilave, bënë pjesë edhe ligji i Vettingut. Kurse 42% e qytetarëve të anketuar denoncojnë publikisht opozitën, se me dërgimin e ligjeve të miratuara nga Qeveria, në Gjykatën Kushtetuese, po bëjnë publikisht, pengimin e reformave në drejtësi, gjë që është një shuplakë e fortë edhe për vet Gjykatën!

 

Qeverisë së Kosovës, duhet ti shërbejnë sondazhet e tilla profesionale si dhe matjet e opinionit publik, për nevojën urgjente të reformimit dhe spastrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë, për ta përmbyll, pa vonesa të mëtejme, gjithë pakon ligjore të këtij procesi të shumë kërkuar. Madje në pyetjen se si i shohin qytetarët vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjet e Reformës në Drejtësi, 54% e qytetarëve janë shprehur se aktgjykimet e Gjykatës janë të drejta, kundrejt 24% të tyre që i konsiderojnë vendimet si të padrejta. Në fund, qytetarët janë pyetur edhe rreth pritjeve të tyre nga procesi i Reformës në Drejtësi, për çka 41% e tyre janë përgjigjur se presin që Reforma të fuqizojë sundimin e ligjit, ndërsa, 30% e tyre se Reforma do të përmirësojë punën e Gjykatave dhe Prokurorive dhe vetëm 28% e qytetarëve të anketuar nuk presin ndryshime nga Reforma në drejtësi. Ky hulumtim i opinionit publik është realizuar me metodën e Omnibusit, në të cilin kanë marrë pjesë 1065 respodentë të moshës mbi 18 vjeç, kurse periudha e anketimit është aktuale dhe madje, mjaft e freskët, që përfshin kohën nga data 4 deri me 15 mars 2024. Hulumtimi në fjalë, u përkrah nga Ambasada Holandeze në Kosovë dhe është realizuar në kuadër të projektit “Zgjerimi i hapësirës qytetare për reformat e ardhshme në gjyqësorin e Kosovës”, ku mendimi i opinionit ka nxjerr në shesh edhe një të vërtetë skandaloze, si dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitë së korruptuar për ta penguar dhe vonuar procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë. Në anën tjetër, mese 25% e qytetarëve të Kosovës, mendojnë se Opozita i ka dërguar ligjet në Gjykatë për shkak se ndjehet e kërcënuar nga Reformat në drejtësi, ndërsa 17% të tyre shprehen të bindur se me anë të këtij veprimi Opozita po pengon Reformën në vend, dëshmi kjo që vërteton se 42% e qytetarëve të anketuar denoncojnë publikisht opozitën për pengimin e reformave në drejtësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".