"KOSOVA SOT" E MERITON DEKORATËN PËR MERITA NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Dr. Hysni Aliu

  • 26 March 2024 - 21:30

Shkruan: Dr. Hysni  Aliu 

 

Gazeta Kosova Sot, ka qenë dhe do të mbetet një gardiane e madhe e shtetit të Kosovës dhe demokracisë në vend. Zaten kjo ishte edhe arsyeja që pikërisht në fillim të bombardimeve të NATOS  objektet e saj u dogjën e u shkatërruan, sepse dihej që atëherë që kemi të bëjmë me një burim prej nga rrezonte liria dhe ku shprehej të menduarit politik që dridhte themelet e shtetit Jugosllav. 

 

Kjo gazete e printuar e tani portal / gazetë online, me decenie është e pa kompromis në përhapjen e fjalës së lirë, mendimit demokratik, shumëllojshmërisë dhe qasjes së gjërave nga këndvështrime të ndryshme, ku  çdo gjë në një mënyrë ose tjetër i shërben shtetit të Kosovës. 

 

Në kohërat kur opozita e tanishme ishte në pushtet dhe shumica e medieve i mbyllën derën fjalës së lirë e filluan të shitnin idetë për ndarjen e copëtimin e Kosovës, ishte gazeta KOSOVA SOT e cila ishte pothuajse e vetmuar në mbrojtjen e të menduarit që Kosova është një dhe e pandashme. Këtë media, nuk mundi ta manipulonte as Grenell as shumë miq të tij që përdornin autoritetin amerikan për të treguar se shteti amerikan kinse është pas tyre. 

 

Nga përvoja ime personale, që shkruaj së paku qe 7 vite për gazetën KOSOVA SOT, as edhe një herë të vetme, nuk mu cenua fjala ime e lirë e shkruar në letër, e nuk mu ndryshua as edhe një fjalë e vetme në shkrimet e mia, që për të qenë i sinqertë nuk ishin shkrime të lehta për tu botuar, duke pasur parasysh qasjen time të drejtpërdrejtë ndaj ngjarjeve në Kosovë dhe veprimet e gabueshme të faktorit ndërkombëtar (sipas meje). 

 

Andaj, duhet thënë se nëse një media, është MERITORE për ndaljen e copëtimit të Kosovës dhe meriton DEKORATEN nga PRESIDENCA apo KRYEMINISTRIA PER SHERBIM NDAJ ATHEDUT, kjo media është vetëm Kosova Sot. 

 

Unë si individ, si njeri që libri është mendje ime e idetë rrjedhë e mendjes së shëndoshë, PERULEM para tërë stafit të kësaj gazete, para pronarëve dhe ideatorëve të saj. 

 

Shkurt, jeni një thesar i çmuar i shtetit të Kosovës. 

 

ZOTI ju bekoftë juve dhe Kosovën, për të cilën aq shumë po bëni dhe po sakrifikoni! Urime dhe Suksese.