Gazeta "Kosova Sot", gjatë dhe pas luftës, në misionin fisnik për informim të drejtë dhe real

Gazeta
Gazeta

Shqiprim Pula

  • 26 March 2024 - 21:35

Shkruan: Shqiprim Pula 

 

Kosova dhe shqiptarët kanë kaluar nëpër një rezistencë për të drejtat fondamentale civile politike, të pa imagjinuara nga bota tjetër demokratike. Lufta po ashtu, ishte shumë dimensionale, luftë për arsimimin, luftë për shëndetësinë, luftë për ekonominë apo për mbijetesën e atyre rrethanave, por edhe luftë për informimin apo gazetarinë e lirë. 

 

Pra, lufta, përpjekjet e sfidat ishin në të shumta dimensione, e edhe përpjekja për gazetari të lirë, të drejtë e të shpejtë, kishte veçantinë e saj, për kohën dhe rrethanat e atëhershme. 

 

Një pjesë e padiskutuar të kontribut dhënies në sferën e informimit e bënte dhe e kryesonte gazeta KOSOVA SOT, e cila, në rrethanat e para, gjatë dhe pas luftës, në tregun medial krijoi një mundësi informimi përmes shkrimeve, intervistave, kronikave dhe raportimeve madje në kohë reale. 

 

Nëse shikohet në kontekstin historik të rrethanave, gazeta KOSOVA SOT, pati vështirësi të shumta ndër vite, por gazetarët e saj dhe redaksia e udhëhequr nga botuesi i gazetës, me entuziazmin e tyre jo vetëm se nuk pushuan së punuari por përkundrazi gjenin motivin dhe elanin për gazetari e informim të publikut. 

 

Gazetaria si vizion ka dhe duhet të ketë ndihmesën për krijimin e një të ardhme më të ndritur, ndërkaq si mision ka dhe duhet të ketë informimin e drejtë. 

 

Padyshim, që gazeta që kryesonte tregun, KOSOVA SOT, ka rolin e saj maksimal në këtë aspekt, poashtu edhe në demokratizimin e shoqërisë në vendin tonë. 

 

Andaj, gazetës KOSOVA SOT, përgëzime dhe përkrahje në angazhimin në shërbim të misionit gazetaresk.