Lajme të mira për Kosovën në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Lajme të mira për Kosovën në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
Lajme të mira për Kosovën në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Skender Mulliqi

  • 27 March 2024 - 13:02

 

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Kur po kujtohet 25 vjetori i intervenimit të NATO-së ndaj forcave ushtarake policore të Serbisë të kriminelit të luftës , Sllobodan Millosheviq, na erdhi një lajm i gëzueshëm, së Kosova mori statusin e anëtarit të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s , dhe njoftimi se shpejti mund të bëhemi anëtare e Këshillit të Evropës. Të përkujtojmë së fillimi i bombardimeve të caqeve kriminale serbe filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën deri më 10 qershor të po atij viti. Ndërsa më 5 tetor Millosheviqi ra përfundimisht nga pushteti në Serbi. Ra nga pushteti një garniturë kriminale e gjenocidiale e cila ju shkaktojë plagë të rënda myslimanëve në Bosnje dhe shqiptarëve të Kosovës. Terroristët serb shkaktuan urbicid dhe etnocid, dhe për çudi nuk e morën ndëshkimin e merituar nga TPI-ja në Hagë.Nuk u dënuan të gjithë kriminelet e luftës , dhe Serbia mbeti pa u dënua për gjenocid. Ishte ky gabim i madh i kësaj gjykate, e cila duke e mos dënuar Serbinë , në një formë apo tjetër i rehabilitojë vrastarët serbe . Edhe pse Millosheviqi u dënua nga Gjykata e Hagës, dhe pastaj edhe vdiq atje, nuk u larguan edhe pasardhësit e tij. Krejt pas luftën në pushtetin e Serbisë janë klika pushtetare e Millosheviqit. Serbinë e udhëhoqën , Koshtunica, Tadiq, Nikoliq dhe tash në pushtet e kemi Vuçiqin, ish ministrin e informimit në pushtetin e Millosheviqit. Mos të harrojmë kur jemi këtu rolin e madh të çetnikut Vojisllav Sheshel, i cili u dënua nga Gjykata Hagës për masakrat në Bosnje dhe Hercegovinë , dhe së i njëjti pas vuajtjes së dënimit është njeriu kryesor i politikës aktuale në Serbi. Vuçiq , Sheshel, Daçiq, Nikoliq e shumë eksponent të tjerë të Milosheviqit, asnjëherë nuk u etiketuan si përgjegjës për krimet kundër shqiptarëve .Ata kanë mbetur vazhdimësi i politikës të viteve të 90-ta , edhe në këto 30 vite të fundit. Ata po kërkojnë copëtimin e tokave të shqiptarëve me luftë siç janë mësuar ti copëtojnë historikisht. Kur po shënohet kjo datë e madhe për shqiptarët , dhe një falënderim i madh për miqtë tanë evropian dhe Amerikën mike, ende rajoni i Ballkanit mbetet vatër krize, të cilën po e shkaktojnë Vuçiqi dhe Putini, më motivacion fashist për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet. Krejt pas luftën pushtetet në Serbi, nuk pushuan në tentimin për destabilizimin e Kosovës, për të ndarë veriun e Mitrovicës nga jugu. Përdorën barrikada mbi lumin Iber , vranë dhe rrahën shqiptarë duke i penguar të shkojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre në veri. Madje morën guximin të provokojnë disa herë që më luftë të përfitojnë veriun e vendit. Tentimi që më aktin terroristë në Banjskë të bëjnë faktike ndarjen ju shkojë huq , së ndërhynë shumë shpejt dhe në mënyre efikase djemtë e Policisë të Kosovës. Se nuk kanë hequr dorë nga retorika luftënxitëse tregojë edhe takimi në Prokuplje të Vuçiqit, krye popit Porfirije e Dodikut, të tre promotorëve të idesë për formimin e Serbisë të Madhe, të cilët përkujtuan siç thanë ata ushtarin parë të vrarë nga bombardimet e NATO-s. Evropa dhe Amerika duhet tju tregoje forcën edhe këtyre fashisteve siç ja tregoj vendin edhe Millosheviqit para 25 vitesh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".