Kosova në KE, edhe një kontribut i madh i mbështetjes nga aleatët evropian dhe SHBA

Kosova në KE, edhe një kontribut i madh i mbështetjes nga aleatët evropian dhe SHBA
Kosova në KE, edhe një kontribut i madh i mbështetjes nga aleatët evropian dhe SHBA

Agim Bajrami

  • 28 March 2024 - 19:10

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Shteti i Kosovës,ekziston,funksionon,zhvillohet, mbrohet, dhe do të përparoj,vetëm në saj të pozicionimit të qartë të lidershipit politik kosovarë përkrah interesave të SHBA-ve dhe të BE-së, si dhe te zbatimit të përpiktë të politikave të tyre përmes udhëzimeve të dhëna në raport me modelin e funksionimit të shoqërisë dhe demokracisë në Kosovë si shoqëri multi etnike, multi fetare në kuadër të shtetit kushtetues te demokracisë funksionale të qeverisjes së aftë moderne në raport me zhvillimet e marrëdhënieve rajonale e globale.

 

Qeveria e Kosovës do të duhej të kuptoj se vetëm në saje të angazhimit amerikano-evropian , janë arritjet e shtetit të Kosovës. Kosova , me kapacitet e veta që ka , me dijen, aftësitë, mendësinë , dhe përgjegjësit qytetare, nuk është në gjendje të ketë funksionim demokratik e ligjor modern të shtetit të Kosovës, dhe nuk do të mund të arrinte të bind as Shqipërinë zyrtare të kryeministrit Rama për njohjen e subjektivitetit juridik të shtetit të Kosovës, e mos të flasim për shtetet fqinjë si: Maqedonia e Veriut , Mali i Zi, dhe Bosnja dhe Hercegovina, kur këto dihet se gjatë masave policore të jashtëzakonshme të kohës së Jugosllavisë komuniste vetëqeverisëse, përdornin dhunën e pa mëshirshme e të shfrenuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve me motivin shtesë ,për ti shërbyer sa më mirë vëllait të tyre sllav për të zbatuar politikën hegjemoniste serbe, kundër shqiptarëve të Kosovës, që angazhoheshin për liritë dhe të drejtat e tyre kombëtare. Shteti i Kosovës,ekziston,funksionon,zhvillohet, mbrohet, dhe do të përparoj,vetëm në saj të pozicionimit të qartë të lidershipit politik kosovarë përkrah interesave të SHBAve dhe të BE-së, si dhe te zbatimit të përpiktë të politikave të tyre përmes udhëzimeve të dhëna në raport me modelin e funksionimit të shoqërisë dhe demokracisë në Kosovë si shoqëri multi etnike, multi fetare në kuadër të shtetit kushtetues te demokracisë funksionale të qeverisjes së aftë moderne në raport me zhvillimet e marrëdhënieve rajonale e globale. Politikë bërja kosovare, nuk ka nevojë të "blofon", dhe para fansave te tyre të facebook dhe meritat e miqve ndërkombëtar të cilët edhe janë," themeltarë të shtetit të Kosovës" ti përvetësojnë, 'si të vetat ' , se "lidershipi kosovarë" , nuk është i aftë dhe as i përgjegjshëm , që as bërllokun para dere ta heq që po e ngulfat Kosovën , e lëre më, për të tjera, që s'mund ti kuptoj, dhe çështjet themelore i shtrembëron dhe i devijon nga rruga e vërtetë. Dhe votimi i fundit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk është meritë e lidershipit kosovarë ,dhe as e qytetarëve të saj, se ky lidership as që e ka idenë, se kush është roli i Këshillit të Evropës, dhe cilat janë obligimet e shteteve anëtare, në aspektin e realizimit te të drejtave demokratike të qytetareve, dhe obligimet shtetërore në respektimin e lirive dhe te drejtave të Njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave jo shumicë në Kosovë. Kosova, si anëtare e mundshme e Këshillit të Evropës, ka mungesë të kapaciteteve të kuadrit profesional në organet dhe institucionet publike e shtetërore, në ofrimin realizimit të interesave të ligjshme të kërkesave të qytetarëve pranë organeve kompetente, madje mungesë të një lidershipi të aftë e modern e demokratik në Kosovë .Dhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës, do të përcillej me kontestime të shumta të vendimeve jo profesionale, e të pa mbështetura në fakte e prova ligjore të lëshuara nga organet dhe Institucionet shtetërore, kundër të cilave vendime, do të mund të ankohen për çështjet e ankimuara të vendimeve që të adresohen në gjykatën e të drejtave të Njeriut në Strasburg. Prishja e atyre vendimeve jo profesionale të organeve të Kosovës,do të mund të sanksionohej shteti i Kosovës për pa aftësinë e saj profesionale në vendosjen e çështjeve në mënyrë profesionale. Shteti ,nuk funksionon përmes "likave" të militantëve të fb, por përmes profesionalizmit të mirëfilltë,disiplinës, dhe përgjegjësisë qytetare ndaj obligimeve shtetërore. E këto komponentë i mungojnë Kosovës, lidershipit politik, dhe qytetarëve të saj, siç i mungon, një lidership modern,demokratik,i përgjegjshëm, i aftë, largpamës , për të qeverisë me modalitetin e shtetit modern demokratik e të përgjegjshëm të Kosovës. Dhe nuk ka vend për mburrje , kur Kosovës i mungojnë cilësitë thelbësore të; funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës mbi bazën e meritave profesionale, të disiplinës ,përgjegjësisë shtetërore,vetëdijes demokratike qytetare ndaj shtetit,dhe të një lidershipi të aftë modern në Kosovë që do të mund të qeveriste vendin në sfidat e shekullit 21.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".